nga Elma Doresi
Drama e dramës shqipe, nuk është xhamadani që këndohet lokaleve në orët e para të një mëngjesi, në fund të çdo koncerti për të krijuar atmosferë.
Nuk është ajo shqiponja apo foto e çdo 28 nëntori.
Drama shqipe duhet dashur, jo përdorur!
Drama e dramës shqipe është se nuk e gjen dot në youtube. Kjo është pika e parë. Duke qenë se rëndomtë shfaqjet vidhen nga “bota”, dramën shqipe nuk ke ku ta vjedhësh.
Kështuqë zgjidhja e parë dhe më e lehta është: Të heqim dorë!
Tani mund t’i merrni shkrimet tona edhe me email!
Drama e dramës shqipe është se nuk e beson njeri. Fjala bie, në rast se do të them: Shekspir, Çehov, Strinberg, Molier të gjithë do të vraponin për ta marr, ndryshe nga një emër shqiptar, i cili i tremb ose e thënë ndryshe, e paragjykojnë.
Nëse do të futesh në lexim të dramës shqipe, pra nuk do të lexosh subjektin apo sinopsin, do të gjesh të mirat e saj, të metat, ku mund të ndërhysh, ku mund ta shohësh sërish, etj etj.
Personalisht kam nxjerr një përfundim tek drama shqipe, një mungesë e thënë ndryshe:
– Kanë gjetje, por mbeten aty. Nuk zhvillohet. Bie në përsëritje . Mbetet brënda një linje. Pra kemi një histori, dhe vërtitemi rreth saj. Kjo gjë të lodh, sepse është njësojë si të thuash një histori çdo ditë.
Por marr shëmbull “Zbutjen e Kryeneçes ” dhe Shekspirin, arsyeja në fund.
Titulli e thotë qartë: Duhet të zbusim një kryeneçe.
Vepra hapet me qytetin e Padovës kur një djalosh i ri ka ardhur për të studjuar në Padova, i shoqëruar nga shërbëtori i tij besnik Tranio.
Djaloshi i ri bie në dashuri me Bjanken (motra e Kryeneçes). Por babai i saj ka vendosur një kusht: Të martohet njëherë vajza e madhe (Kryeneçja) me pas e vogla.
Dhe kështu dalin një sër linjash, karakteresh, situatash, zgjidhjesh dhe ndërlikime, mashtrime, e derisa në fund fare, po ne fund fare ama, Shekspiri na jep një monolog duke ja vendosur këto fjale Kryeneces për të na thënë se ajo u zbut. 12 skena ! 5 akte !
Ama, mban! Sepse ai ka ditur se si të na mbaj gjatë leximit apo inskenimit nëpërmjet skenave, karaktereve të ndryshme, pa rënë në përsëritje apo në gjendje lineare.
Por, thonë se Shekspiri thonë ë, se veprat shpesh i punonte në teatër. I ndryshonte. I përpunonte. Derisa në fund krijohej shfaqja.
Këtu lind besimi tek vepra dhe autori.
Thuhet se, edhe komedia e famshme, e jona, Pallati 176, ka pësuar ndryshime nga teksti i parë që është dorëzuar në teatër. Pra, dikur një vajzë e re solli një tekst në teatër. Tematika u pëlqye. Vepra u mor dhe këtu nisi një punë sërish duke e përpunuar gjatë rrugës dhe punës brenda teatrit.
Po tek ne?
Ne lexojmë sinopsin.
Neve , edhe nëse e lexojmë veprën na duket punë e madhe shumë përpunimi etj etj. Kështu zgjedhim rrugën e shkurtër: Vepra juaj është interesante por do ta shohim në një moment të dytë.
Ka ende dramaturgë që presin e presin që dikush t’u lexojë…e të paktën, ata që dhe mund t’u inskenohet vepra.
Drama shqipe edhe pas kaq vitesh, mbetet tek dera në pritje që dikush t’i lexojë.