Festivali i Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë këtë vit mbërrin në edicionin e dhjetë. Festivali do të zhvillohet nga data 13-17 shtator në qytetin e Pogradecit, duke u bërë pjesë e jetës artistike këtë kohë. Festivali i këtij viti për shkak të pandemisë së koronavirusit nuk do të ketë të ftuar si më parë, ndërsa filmat do të shfaqen vetëm në mbrëmje në mjedise jashtë. Ky festival në edicionin e dhjetë është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe në konkurrim në “Balkan Film Food Festival” do të jenë rreth 50 filma, që janë prodhime shqiptare dhe të huaja. Drejtori artistik i festivalit Eno Milkani shprehet se edhe pse me kufizimet që ka sjellë pandemia në vendin tonë për aktivitet e ndryshme artistike, festivali këtë vit nuk do të mungojë në jetën artistike. Në një reagim të tij drejtori artistik Eno Milkani thotë se këtë vit për shkak të pandemisë janë më pak filma, që marrin pjesë në festival në Pogradec. “Festivali edhe këtë vit do zhvillohet si më parë, por me projeksionet e filmave që do të jenë jashtë. Kjo për shkak të pandemisë. Këtë vit janë rreth 50 filma, që do të shfaqen. Normal janë më pak se vitet më parë, sepse duke qenë vetëm natën festivali nuk kemi dot mundësi që të shfaqim më shumë filma këtë vit. Ne kemi dhe filma shqiptarë, kështu kemi një film dokumentar të shkurtër, që është frymëzuar nga Maks Velo. Filmi i kushtohet jetës së Maks Velos”, tregon mes të tjerave drejtori artistik i festivalit Eno Mlkani. Edhe juria për çmimet e festivalit sipas tij këtë vit do të jetë online, por për shkak të gjendjes me pandeminë ka qenë e vështirë që të jenë pjesëmarrës dhe artistë të ftuar. “Juria e këtij viti do të jetë online dhe në fund do të njoftojë çmimin për filmat. Këtë vit të ftuarit nuk vijnë, sepse kush vjen këtë kohë? Nuk kanë interes që të vijnë, do të humbin kohën në kufi, karantina etj. Ndaj këtë vit ka qenë e vështirë për të ftuarit”, thotë Milkani. Drejtor artistik i festivalit, që do të zhvillohet nga data 13 deri më 19 të këtij muaji, Eno Milkani shprehet se do të promovohet dhe libri i autorit Fatos Baxhaku në Pogradec. “ Libri i Fatos Baxhakut “Në emër të Noes” do të promovohet në natën e fundit të festivalit të filmit në Pogradec”, pohon Eno Milkani.

Financim vetëm nga QKK

Festivali këtë vit financohet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe sjell rreth 50 filma në konkurrim. Por drejtori artistik i festivalit Eno Milkani thotë se nuk ka financim nga Ministria e Kulturës. “Ministria e Kulturës nuk na financon këtë vit me festivalin filmit në Pogradec, dihet ë ajo i ka ndërprerë projektet për financime”, shprehet mes të tjerave drejtori artistik i festivalit Eno Milkani. Një vit më parë filmi “Nëntor i ftohtë” u shpall filmi më i mirë në edicionin e nëntë të festivalit “Ballkan Film Food Festival”, që u zhvillua në qytetin e Pogradecit. “Nëntor i ftohtë” me regji nga Ismet Sijarina pati në role aktorët Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli. Filmi është me skenar nga Arian Krasniqi dhe Ismet Sijarina. Filmi ka në qendër Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90. Ai duhet të zgjedhë mes dy opsioneve të gabuara. Në këtë mënyrë ai jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët. Më herët regjisori pohonte se filmi sjell një histori familjare, por e bazuar mbi ngjarje të vërtetë.J.V

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit
Filmi i socializmit
Magazina e “Nëntorit”
Luljeta Lleshanaku merr titullin e laureates: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar!
Rrënojat e Urës së Bahçallëkut mbeten në lum, vera kalon pa ndërhyrje restauruese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}