Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, zhvilloi të enjten një takim me drejtues të shoqërive administruese të fondeve të investimit, pensioneve private vullnetare dhe përfaqësues të tregut të kapitaleve. Në takim u diskutua mbi ecurinë e këtyre tregjeve, efektet e pandemisë COVID-19 dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të tyre.

Në fjalën e tij, Mete vuri në dukje se situata e pandemisë është menaxhuar mirë, por ajo nxori në pah nevojën për plane solide të vazhdimësisë së biznesit. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me të gjithë aktorët për zhvillimin e tregjeve të kapitalit.

“Është shumë e rëndësishme të punojmë për hartimin e një strategjie kombëtare për zhvillimin e tregjeve të kapitalit në Shqipëri, me pjesëmarrjen e Ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë apo aktorëve të tjerë. Autoriteti është i gatshëm për ta avancuar këtë nismë, duke propozuar krijimin e një Komiteti për hartimin e strategjisë kombëtare,” u shpreh z. Mete.  

Ai shprehu gadishmërinë për t’u përfshirë në një proces konsultues me aktorët e tregut në funksion të hartimit të akteve nënligjore për plotësimin e kuadrit ligjor për sipërmarrjet e investimeve kolektive dhe tregjet e kapitalit. 

Në muajin maj, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjet e reja për tregjet e kapitalit dhe fondet e investimeve. Por, ligji për tregjet e kapitalit nuk u dekretua nga Presidenti i Republikës dhe iu kthye Kuvendit, me argumentin kryesor se standardet e qeverisjes së kompanive janë të dobëta dhe ato nuk janë gati për në Bursë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Fati i themeluesve të shtetit shqiptar
Deti monumental i Adrian Pacit përmbyt Mudec-in
Autorja koreano-jugore, Han Kang ka fituar çmimin Nobel në Letërsi
Ismail Kadare – Obituare
Ramadan Sokoli në Arte
Kortezi e imazheve të Leon Rey

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}