Filmi “The News” pas suksesit në “Flickerfest” në Australi, ku fitoi dhe çmimin e parë si “Best International Short” në seksionin e akredituar nga Oscar dhe Bafta vazhdon rrugëtimin e tij dhe në festivale të tjerë akredituar. Këtë sezon vjeshte filmi “Lajmi” me regji nga Lorin Terezi do të jetë pjesëmarrës në festivale të ndryshëm të filmit, ku për shkak të pandemisë nga koronavirusi zhvillohen dhe online. Filmi “The News” ( Lajmi) është me skenar nga Anila Balla dhe Lorin Terezi dhe disa nga festivalet e tjerë që merr pjesë janë, “Shorts Shorts” Film Festival Asia 2020, një nga festivalet më të rëndësishëm të filmit të shkurtër në Azi; Athens International Film & Video Festival de Ohio, EEUU; Canada, Edmonton International Film Festival. Academy Awards Qualifying Festival; TIFF Tirana International Film Festival në seksionin “Live Action” të akredituar gjithashtu nga akademia e “Oscar”. Por filmi “The News” sipas regjisorit Lorin Terezi merr pjesë dhe në festivale të tjerë të rëndësishëm, si në festivalin e filmit të shkurtër “Fenetres sur courts”, Festival International du Court-Metrage de Dijon, Francë, si dhe “Buffalo International Film Festival”, New York, EEUU. “Në bazë të ecurisë në këto festivale pritet dhe vazhdimësia në “Oscars 2021”, thotë regjisori Lorin Terezi. Me skenar nga Anila Balla dhe nga Lorin Terezi, “The News” është produksion shqiptaro-spanjoll i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri. Regjisori Lorin Terezi më herët për këtë film ka treguar se gjithçka për filmin i ka fillesat nga një kronikë lajmesh në televizion. “Ideja e filmit nisi nga një kronikë lajmesh, ku dëshmitari më shumë se sa të fliste për ngjarjen makabre shijonte protagonizmin përpara kamerës së gazetarit”, pohon regjisori Lorin Terezi.

Xhirimet dhe ngjarja e filmit

Në konkurrim në “Flickerfest” një festival ndërkombëtar i filmit të shkurtër, që mbahet çdo vit në janar në Bondi Beach, Sidney, Australi, “The News” u vlerësua me çmimin “Best International Short Film”, por me këtë vlerësim Shqipëria u rendit e para mes shumë shteteve pjesëmarrës. Me nisjen e sezonit të vjeshtës filmi “The News” ( Lajmi) do të vijojë konkurrimin në disa prej festivaleve të rëndësishme në botë, duke konkurruar përballë prodhimeve të huaja të kinematografisë. Filmi shqiptar “The News” tregon për një nuse të re, e ngarkuar me porosi të parëndësishme nga familja e burrit të saj. Kur burri i saj është në Greqi ajo ngec në trupin e një gruaje të vdekur, ndërsa merr ujin nga burimi. Të shtyrë në një anë të dy, vjerra dhe vjerri i nuses vijojnë të flasin me mediat lokale, duke gënjyer për gjetjen e trupit dhe duke u kënaqur me vëmendjen që po marrin. Këtu fillon një betejë mes të gjithë fshatarëve, ku të gjithë banorët përfshihen nga protagonizmi i paparashikuar, teksa policia dhe mediat zbarkojnë në fshatin e harruar. Xhirimet e filmit shqiptar “Lajmi” u kryen në fshatin Shën Gjergj, me pjesëmarrjen e banorëve të të gjithë fshatit. Në rolet kryesore në këtë film me regji nga Lorin Terezi janë aktorët Lena Kryeziu Bokshi, Bilbil Kasmi, Mirjana Deti, Besnik Ferra, Pëllumb Dervishi. Drejtor fotografie Denald Grepcka me suportin e “Papadhimitri Film Production”. Regjisori Lorin Terezi u lind në Tiranë. Ai mbaroi Akademinë e Arteve në Tiranë për Regjinë e Teatrit. Më vonë u diplomua në të njëjtin universitet për Regjinë e Filmit dhe të TV-së. Ky është filmi i dytë i shkurtër i regjisorit Lorin Terezi, me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë pas atij me titull “Tirana 100 km”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Fati i themeluesve të shtetit shqiptar
Deti monumental i Adrian Pacit përmbyt Mudec-in
Autorja koreano-jugore, Han Kang ka fituar çmimin Nobel në Letërsi
Ismail Kadare – Obituare
Ramadan Sokoli në Arte
Kortezi e imazheve të Leon Rey

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}