Fjalë prekëse dhe një gjest romantik për librin “Biri” të Flutura Açkës nga shkrimtari i ri, Liridon Mulaj. Duke hyrë në labiritin e psikës së përjetimit prej një lexuesi në moshën e tij, Mulaj kërkon disa përgjigje ashtu si edhe konteksti i librit të Ackës, mbi misteret e rezistencës shpirtërore të njeriut kur fundi është në ty. Mulaj e shoqëron këtë mbresë me heshtjen muzikore, në nderim, nën tingujt e Bethovenit, që e kanë shoqëruar përgjatë të leximit të librit. Arteka.al, në rubrikën “qukrrime n’facebook” e përcjell të plotë këtë fjalë të shkrimtarit të ri, prekëse në kufinjtë e afrisë së tij shpirtërore:

“E kisha shtyrë ditë pas ditë këtë lexim me bindjen e brendshme se pas tij, diçka do thyhej brenda meje, diçka si forcë e lashtë prej burri nga ku niset krenaria jonë epike shekullore. Dhe ja ku i erdhi koha t’ia hapja kapakët këtij “Sizifi” me të cilin do rendja perpjetave të faqeve të tij.

Dhe teksa lexon, ndjen mister dhe frikë. Një lloj frike e rëndë dhe e beftë që mbështjell vetëdijen dhe të ben të ndihesh i dobët, i papranuar në një rreth ku njerezit e bukur, vdesin aq hijshëm, apo njerëz të hijshëm që vdesin kaq bukur dhe shndërrohen perjetësisht ne statuja kristali, të cilat mund vetem ti adhurosh , pa asnjë kundërndjesi. Mendon rrjedhen e jetës së atij që nuk është më mes nesh, dhe e shoqëron imagjinatën me syte e rrëmbushur, dhe sërish nuk ia del të gezohesh me të qënit gjallë, pasi shpesh dhe pothuajse gjithmonë, njerezit qe ikin zhvishen nga koraca e rënde e kësaj ekzistence të rëndomte, dhe ashtu të hijshëm e të zhveshur nga përkohesia, udhetojnë të lirë shtjellave të perjetësisë, të rinj dhe të bukur, gati gati të qelqtë, të akullt në formën e plotë të jetës. Mbeten te bukur, sepse kapërcejnë kufirin e jete-vdekjes me bindje dhe guxim dhe ky guxim të cilin e zoterojnë në çastet e fundit i shndërron ata në qenie mbinjerëzore dhe neve, tokësorët, në qënie të rëndomta. Dhe kupton se njerëzit e bukur, janë të bukur edhe kur vdesin, janë të bukur përjetësisht!

-“Atë çast u betova se nuk do ta turpëroja qënien e bukur që tani heshtte, se tani unë do të isha fëmija i tij, për të cilën ai kujdesej nga larg” – thotë nëna-shkrimtare mes rreshtash. Neil Postman thote diku, se fëmijët janë mesazhe të gjalla të cilët i dërgojmë në një kohë që ne nuk do e shohim, por ja që njerezimi përveç vdekjes, nuk paska asnjë tjeter rregull absolut, se bijtë dhe nënat jane një, dhe në kohë të papërcaktuara, ato mund të zëvendësojnë njëri tjetrin. Ky është apokalipsi brendshëm i njeriut, me shpresë dhe shpirt që thërrmohen, që treten në një të ardhme që nuk na përket, ku jemi të detyruar të bartim mbi vete brengat, dhimbjet dhe vuajtjet dhe t’ia lëmë kësaj bote ato çka duhet të jenë të sajat siç Biri na mëson : – Te kesaj bote, janë vetëm vendet ku kemi qënë vërtetë të lumtur.

Liridon Mulaj

Mbyll kapakët dhe pajtohem në heshtje, me sytë e rrembushur se kjo botë e ndërtuar keq, nuk njeh rend kronologjik, çka besoj se na mjafton për të mos e hidheruar njeriun pranë nesh, se në mos sot, nesër do të jemi fytyra e fundit e njëri tjetrit. Flutneshë, “BIRI” të ndryshon jetën!”

https://www.facebook.com/donimul87/videos/4176188602408561/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

MBI “LIRINË SHKENCORE” NËN DIKTATURË
VITE APO VJET?
Një nuse demokratike për mbretërinë shqiptare
Kafe-ja Pezull – O cafè suspiso
“Permanencat e historisë”/ Teza befasuese e historianit rumun: Pse Shqipëria është shumë pak “ballkanike”?!
Galaktika spirale mes Rosse dhe Van Gogh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}