nga LINDITA KOMANI

Në një artikull të shkruar kohë më parë kam bërë një lloj krahasimi të thjeshtë kthjelltësues mes Shqipërisë dhe Austrisë lidhur me mbështetjen që jep Ministria e Kulturës për shtëpitë botuese, autorët, përkthyesit e gjithashtu edhe krahasim të nivelit të çmimeve të librave.

Lexova që Ministria e Kulturës ka shpallur fituesit për fondin e përkthimit për vitin 2020. Në konkursin e shpallur nga ministria janë përfshirë 12 shtëpi botuese të huaja nga të cilat gjashtë janë shpallur fituese për të sjellë në një gjuhë të huaj libra nga autorë shqiptarë dhe 23 shtëpi botuese shqiptare nga të cilat po ashtu gjashtë janë shpallur fituese për të sjellë në shqip libra nga autorë të huaj. Pra në tërësi janë 12 libra që do të marrin mbështetje.

Fondi i përkthimit nga shqipja në gjuhë të huaj është një arritje, por a ka ai fokusin e duhur?

Përse të mos jenë 12 autorë shqiptare që të kenë mundësinë të përkthehen? Sa është mundësia që një shtëpi botuese e huaj vërtet të interesohet për një autor shqiptar që nuk është Kadare sa jo vetëm të blejë të drejtat dhe të paguajë për botimin dhe promovimin e tij por edhe për përkthimin e tij? Librat e huaj gjithsesi e gjejnë një rrugë për të ardhur në shqip. Janë me mijëra tituj tashmë nëpër librari dhe çdo vit shtohen disa qindra. Sa ndryshim domethënës përbën pra që vijnë edhe gjashtë të tjerë me mbështetje nga ministria? Ndërkohë për 6 autorë shqiptarë të tjerë që mund të ishin në këtë lista ndryshimi do të ishte shumë domethënës, më shumë për stimul moral dhe rritje vetëbesimi në punën që bëjnë në kushte të vështira.

Ndërkohë të bën përshtypje që si në vitin 2019 ashtu edhe në vitin 2020, Ben Blushi është në listë. Për këtë njohje ai sigurisht që është ndihmuar nga fitimi i çmimit të BE për librin. Por tek ky çmim ka arritur edhe Rudi Erebara dhe pyetja ime është pse Rudi nuk është në asnjërin prej këtyre dy viteve në këtë listë? Po Zija Çela pse nuk është? Po Flutura Acka pse nuk është? Po Virion Graçi? Po Enkel Demi – Tom Kuka i cili me librat e shkruar do të fuste në hartën e trurit joshqiptar Çamërinë si koncept? Po sa shumë të tjerë?

Gëzohem për autorët që përkthehen, në listën e 2020 veçanërisht për Romeo Çollakun me romanin “Mjaltë në teh” dhe për Gëzim Qendron i cili ka lënë pas një trashëgimi të rëndësishme që vlen të mbështetet shumë.

Mendoj që autorët shqiptarë duhet të bëhen bashkë dhe të bëjnë kërkesa drejt ministrisë në këtë drejtim. Dikur kam shkruar edhe një tekst lidhur me idenë për krijimin e një shoqate përfaqësuese të autorëve shqiptarë e cila mes të tjerash do te merrej pikërisht me përmirësimin e kushteve për autorët (nën shembullin e një shoqate të ngjashme në Kroaci). Por për aq kohë sa një e tillë nuk ekziston e për këto tema nuk diskutohet fare publikisht, unë po i shtroj disa propozime si vijon e mbase bëhen mbarë edhe të tjerë të shprehen.

1. Është e nevojshme që libri të merret më seriozisht. Në këtë drejtim është e domosdoshme që të shtohet fondi i librit në nivele që nuk janë më qesharake.
2. Mbështetje të jepet pikësëpari për autorët shqiptarë të cilët duhet të kenë mundësi të shkruajnë. Të gjithë e dimë që me përjashtim të Kadaresë, asnjë autor shqiptar nuk jeton prej shitjeve të librave të tij, por të paktën autorët të kenë një honorar mbështetës në varësi të cilësisë së librave që shkruajnë – që mund të realizohet përmes çmimeve letrare ose bursave për shkrim librash.
3. Në rast se librat e autorëve shqiptarë zgjidhen për përkthim dhe nuk kanë marrë me herët fonde mbështetëse, ata duhet të marrin po ashtu shpërblim sikurse do të marrin përkthyesit që do të merren me përkthimin. Pa materialin bazë, shkrimin në shqip, ç’do të bëjnë përkthyesit?
4. Për aq kohë sa nuk ka mundësi për më shumë fonde për përkthimin, të gjitha fondet e shtetit të investohen në përkthimin e autorëve shqiptarë në gjuhë të huaj. Kjo për një arsye të rëndësishme: pozicioni i shkrimtarit në Shqipëri është shumë më tepër i rrezikuar sesa ai i përkthyesit. Përkthyesi mund të bëjë edhe përkthime joletrare dhe të fitojë shumë më tepër duke e bërë këtë gjë sesa me përkthimet letrare që të kërkojnë më tepër mund dhe janë të paguara jo në mënyrë konkurruese.

==

Të përzgjedhur për vitin 2020:
FONDI I PËRKTHIMIT NGA SHQIPJA NË GJUHË TË TJERA
Shtëpia Botuese/Përkthyesi/Autori/Titulli origjinal i veprës/Gjuha e përkthimit
1. Plethora, Eleana Zhako, Fatos Lubonja, Ridënimi, Greqisht
2. Besa Mateo, Mandala, Visar Zhiti, Rrugët e ferrit, Italisht
3. Vaxikon (gr), Yorgos Goumas, Ben Blushi, Otello, Arapi i Vlorës Greqisht
4. Petergailis (Lit.), Dens Dimin, Ismail Kadare, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, lituanisht
5. Eurasia (Gr), Eleana Zhako, Gëzim Qendro, Heronjtë janë të uritur, Greqisht
6. Salento, Eda Derhemi, Francesco Ferrari, Romeo Collaku, Mjaltë në teh, Italisht

FONDI I PERKTHIMIT NGA GJUHA E HUAJ NË GJUHËN SHQIPE
Shtëpia Botuese/Përkthyesi/Autori/Titulli i veprës/Gjuha nga është përkthyer
1. Dudaj, Adrian Beshaj, Isabel Allende “Përtej dimrit”, Spanjisht
2. Onufri, Granit Zela, William Faulkner Absalom, Absalom, Anglisht
3. Dituria, Oriana Tamburi, “E bardhë vrastare”, Anglisht
4. Pika pa Sipërfaqe, Arben Idrizi, Roberto Calasso, Martesa e Kadmit dhe Harmonisë Italisht
5. Pegi, Gentiana Kasemi, Kazuo Ishiguro, Anglisht
6. Albas, Edlira Lloha, Wladyslaw Reymont, Komediana, Polonisht
6 vepra prej secilit Fond do të mbështeten nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Burim: https://liberale.al/qkll-shpalli-fituesit-e-fondit-te-perk…/

Te perzgjedhur per vitin 2019:

1.Salento books SRLS, Besa Editrice, “Të jetosh në ishull”Ben BlushiAdriana Prizreni
2.Anthea Verlag, “Në kërkim të këmishës së humbur”, Arian Leka, Loreta Schillock
3. Plethora Edition, “Më kujtohet”, Ylli Demneri, Eleana Zhako
4.Jean – Marie Mongin, Editor, “Metamorfoza e një kryeqyteti”, Ylljet Aliçka, Michel Aubry
5.Salento books SRLS, Besa – Livio Muçi, “Sende që nxirrte deti”, Ardian Vebiu, Valentina Notaro
6.Salento books SRLS, Besa Editrice, “Vepra 2” Migjeni, Adriana Prizreni

Burim: https://kultura.gov.al/ministria-e-kultures-shpall-e-fitue…/17

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Kupa Dea shkon në Gjeorgji
Filmi karrierës në Dea Open Air/Rrëfimi i Bajrush Mjakut: Si jetova në dy kohëra, në komunizëm dhe demokraci
Dean Open Air/ Njeriu i kthyer tek vetja
Fundjava Dea Open Air – publik dhe gjeografi të gjerë regjisorësh
Reportazh/Abruzzo që të kujton Shqipërinë – natyra, relievi, ngjyrat….
Dokumenti i shkarkimit të Iris Elezi/ Ishte drejtore e Arkivit të Filmit, por punët ja bënte bashkëshorti
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>