nga Elma Doresi
Nuk dua të bëj projekt të cilin ta jap për 20 veta dhe të mbush xhepin.
Dua të jap shfaqje për 500 veta të mbush shpirtin.
Qoftë magazinë, qoftë pallat kulture, qoftë skenë e përshtatur, qoftë një dhomë
e adaptuar, qoftë një sallë eksperimentale, thjesht HAPENI!!!
Çfarë kuptimi ka të japësh shfaqje jashtë, me karriget ngjit, me njerëz që
kanë mall për të parë teatër, në një kohë ku ambjentet mbahen mbyllur.
Eshtë njësoj si të gatuash në një restorant por të mos ketë asnjë klient për të
provuar atë ushqim.
Teatri bëhet për njerëzit dhe nuk ka kuptim pa ata.
Ne e bëjmë për ata.
Ne e marrim kënaqësinë prej tyre.
Ne luajmë për ata.
Hapeni teatrin të bëjmë shfaqje!
Nuk dua të bëj projekt të cilin ta jap për 20 veta dhe të mbush xhepin.
Dua te jap shfaqje per 500 veta te mbush shpirtin.
Hapeni teatrin se jeni në prag zgjedhjesh dhe prag dimri.
Juve e përdorni sallën për takime elektorale, neve për teatër dhe kështu do
jemi ok të gjitha palët.Status drejtuar atij që ka vesh për të dëgjuar, atij që
ka zemër për të dashuruar artin, atij që e do artin.
Hapeni teatrin! – thirrja e regjisores së re
Nga Redaksia • 6 Tetor, 2020 • Qukrrime n'Facebook, Teatër