Në thelb, ç’ishte një kufi në Antikitet? Një vijë, pika referimi, një element natyror lumi ose malor, vende të vogla të shenjta në kufijtë e një territori, fortesa dhe pika mbikëqyrjeje, një linjë që ndan një botë nga një tjetër? Pak nga të gjitha këto njëherësh e që pa dyshim, ndryshon nga një territor në tjetrin. Dhe çfarë do të thotë “ruajtje e kufirit” 2500 vjet më parë dhe sot? Koha jonë e tashme është e ngopur me kufij që duhen kapërcyer, kufij, konceptimi i të cilëve po pëson ndryshime të thella para syve tanë. Për të zbuluar kufirin fizik si simbolikë nisur nga mbishkrimi i gjetur në Matohanaj, më 30 mars, në École Normale Supérieure, në Paris, u prezantuan podkastet e realizuara në kuadër të projektit Storie Nostrum në Shqipëri. Shkrimtari Gazmend Kapllani, arkeologia Belisa Muka, studiuesit Marie-Pierre Dausse, Vincent Mespoulet, Makis Solomos treguan për një eksperiencë të re që bën bashkë shkrimtarë, arkeologë, historianë, muzikologë, etj. “Mos u mërzit nga monotonia e paqes”, – një histori që rezonon kaq shumë në këto kohë të trazuara që jetojmë. Ky është një nga podkastet e “Storie Nostrum”, që synon të prodhojë rreth 10 të tilla, prej 7 minutash secili që tregojnë jetën e zakonshme të banorëve në brigjet e Mesdheut 2500 vjet më parë. Këto podkaste i drejtohen një audience shumë të gjerë, të aksesueshme me një smartphone të thjeshtë si dhe një terminal audio në një muze ose në një vend arkeologjik.Ky projekt nxjerr në pah trashëgiminë arkeologjike mesdhetare duke eksploruar rajone pak të njohura të Mesdheut të lashtë. Këtë vit janë prodhuar rreth dhjetë podkaste në territorin aktual të Shqipërisë me ekipet arkeologjike që punojnë në këtë terren.Projekti do të prezantohet së shpejti edhe në Tiranë, nga Instituti i Arkeologjisë, pranë Akademisē së Studimeve Albanologjike.Fotot janë nga prezantimi i projektit në Paris, nga Gazmend Kapllani, Belisa Muka, Christophe Goddard, Makis Solomos, Pierre Raynaud, Marie-Pierre Dausse dhe Vincent Mespoulet, ky i fundit koordinator i përgjithshëm i projektit “Storie Nostrum” dhe president i shoqatës “Tregime të vërteta të Mesdheut”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Fati i themeluesve të shtetit shqiptar
Deti monumental i Adrian Pacit përmbyt Mudec-in
Autorja koreano-jugore, Han Kang ka fituar çmimin Nobel në Letërsi
Ismail Kadare – Obituare
Ramadan Sokoli në Arte
Kortezi e imazheve të Leon Rey

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}