nga Alba Kepi
Ndryshime të rëndësishme ligjore në Itali në fushën e emigracionit e sigurisë publike. Aprovohet e drejta e lejes së qëndrimit për emigrantë që kërkojnë mbrojtje sociale, lejohet e drejta e konvertimit të lejes së qëndrimit nga motive speciale në motive pune. Forcohet lufta kundër trafikantëve e korrierëve të drogës duke mos lejuar hyrjen e tyre në lokale publike si dhe shndërrohet në krim akti i futjes apo përdorimi në burgje i telefonave celularë.
Këshilli i Ministrave i qeverisë Conte 2, ka parovuar një draft të ri ligjor i cili ka modifikuar ligjin Salvini, i aprovuar kur lideri i Partisë Lidhja ishte ministër i Brendshëm.
Drafti i ri ligjor lejon të drejtën e dhënies së lejes së qëndrimit për motive të mbrojtjes sociale ndaj emigrantëve riatdhesimi i të cilëve do t’u shkaktonte trajtimi jo humane e degraduese apo dhunim të respektit të jetës së tyre private e familjare.
Gjithashtu në draftin ligjin e ri lejohet konvertimi i lejes së qëndrimit lëshuar për motive të tjera, në leje qëndrimi për motive pune. E këtu përfshihen dhe lejet e qëndrimit të lëshuara për motive fatkeqësie natyrore, për mbrojtje speciale, për aktivitet sportiv, artistik, motive fetare e asistencë për minorenët.
Normativa e re ligjore përcakton dhe masa të reja në luftën kundër trafikut të drogës e garancisë së sigurisë e rendit publik. Persona të cilët janë denoncuar qoftë dhe një herë të vetme gjatë tre viteve të fundit apo janë ende nën gjykim për shitje të lëndëve narkotike u ndalohet hyrja në një lokal publik, në rast shkelje të rregullës do dënohen nga 6 muaj deri në 2 vjet heqje lirie e me 20 mijë euro gjobë. Gjithashtu forcohet lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike përmes siteve web.
Ndaj tyre vendoset të aplikohet e njëjta normativë ligjore si ndaj portaleve pedopornografik duke shtrirë mekanizmat e parandalimit deri në mbylljen e paltaformave ku është kryer shitblerja e drogës si dhe em rëndesën e akuzës së trafikut të lëndëve narkotike.
Gjithashtu shndërrohen në krim penal futja e përdorimi në burgje i celularëve apo instrumentave të komunikimit. Do të dënohet ligjërisht kush përpiqet të fusë në burgje telefona celularë ashtu dhe i burgosuri që e merr në dorëzim apo kapet duke e përdorur.
Janë aprovuar masa më të rrepta dhe për ata persona që marrin pjesë në një sherr fizik ku dikush mbetet i plagosur apo humb jetën. Do të dënohet nga 6 muaj deri në 6 vite burg të gjithë ata persona që janë thjesht pjesëmarrës në sherr, jo autorë të drejpërdrejtë të krimit apo të plagosjes së dikujt.
Ministrja italiane e Bujqësisë Teresa Bellanova shprehet e kënaqur për këtë normativë të re ligjore. “Më në fund , thotë ajo, i kemi dhënë fund jo qytetarisë së draft ligjeve të sigurisë së Salvinit, duke vendosur kushte të civilizimit juridik e të drejtësisë sociale. Mbyllëm një faqe të errët të historisë italiane që për një normativë të gabuar kishte hedhur hije ndaj mijëra grave e burrave duke i transformaur në klandestinë.”
Për liderin e Partisë Demokratike Nicola Zingareti, “Italia është sot një vend më njerëzor e më i sigurtë sepse dekretet propaganda të Salvinit nuk janë më.”