Dramaturgu Jeton Neziraj ka rrëmbyer Çmimin Evropian 2020 për Arritje Kulturore.

Këtë e ka bërë të ditur “KulturForumEuropa”, që thotë se ka vendosur ta shpërblejë Nezirajn duke u bazuar në idenë e ndërveprimit brenda dhe jashtë Evropës, për t’u mësuar që ta njohim dhe kuptojmë njëri-tjetrin.

“KulturForumEuropa / EuropeCultureForum ka vendosur që ta nderojë themeluesin dhe drejtorin artistik të ‘Qendra Multimedia’, Jeton Neziraj, i lindur më 1977 në Kosovë, i cili konsiderohet si njëri nga autorët politikë më përfaqësues në Ballkanin e ri për shërbimet e tij (gjithashtu në shpirtin e diversitetit ndërkombëtar), si një ambasador i kulturës ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit”, thuhet në faqen e “KulturForumEuropa”.

Me tej thuhet se, ai, ka tejkaluar kufijtë nacionalë dhe barrierat kulturore-historike dhe në Evropë, duke krijuar lidhje kuptimplota bashkëpunuese në Kosovë, Evropë dhe SHBA, e cila është arsyeja e dhënies së Çmimit Evropian 2020 për Arritje Kulturore.

Ceremonia e dhënies së çmimit do të mbahet në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Luljeta Lleshanaku merr titullin e laureates: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar!
“Nëna dhe djali” i Jan Fosse: Të mos humbësh kohën me modesti të rreme
Rrënojat e Urës së Bahçallëkut mbeten në lum, vera kalon pa ndërhyrje restauruese
Aleksandër Morfov/”Nëse këtu më dëgjon dikush: Mos e vrisni Festivalin e Butrintit”
Shkatërrimi i Teatrit dhe degjenerimi i qytetit
Nga skena e teatrit më thonë të thyej qafën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}