nga Alba Kepi
Çdo person ne Itali konsumon mesatarisht 5.77 kg kafe ne vit.
Ne Itali ka pak a shume 150 mije bar kafe qe pergatisin rreth 80 milione filxhan kafe ne dite, me nje fitim prej 68 milione euro.
Kafeja eshte simboli i italianitetit, stilit te jetes, zakoneve e tradites. E nje nga me te bukura eshte ajo qe njihet si caffe sospeso, apo ne dialektin napoletan O cafè suspiso, (e perkthyer kafeja pezull).
Ka lindur ne Napoli por eshte kthyer ne nje tradite popullore.
O cafè suspiso, eshte simbol i altriuzmit, i solidaritetit, i nisjes se dites me nje gjest miresie, dhurate ndaj kujtdo ne nevoje.
Eshte kafe dhurate, e kushdo qe shkon ne bar e konsumon kafene e tij, mund te paguaj per dy e le nje filxhan kafe pezull, gratis, per nje te panjohur qe vjen me pas.
“Kafe pezull”, mund ta degjosh ne cdo bar dhe i ofrohet atyre qe ate dite jane ne veshtiresi e nuk kane te paguajne.
Has ta degjosh dhe ne momentin e pageses, kur thone “shto ne llogari dhe nje kafe pezull”..
Eshte dhurata qe i behet personit pas teje, eshte solidariteti ndaj te panjohurit ne nevoje.
Thuhet se ka lindur si tradite pas luftes se dyte boterore, me veshtiresine ekonomike qe kishte popullsia. Ata qe ishin pak me mire e kthyen zakon duke paguar dhe nje kafe tjeter per kedo qe do hynte ne bar pas tij e do kerkonte t’i ofrohej nje kafe.
Por thuhet se ka lindur dhe si nje gjest mes miqve qe pasi konsumojne kafene ne bar, ne momentin e pageses, duan te paguajne te gjithe e perfundojne te paguajne kafe me shume. Per te mos marre leke te kthyera, preferojne t’i lene kafete dhurate per panjohurit qe do vijne pas tyre.
Sot tradita e “caffe sospeso” ne Itali eshte kthyer ne nje rrjet solidal me projekte konkrete solidariteti ku protagoniste eshte kjo pije.
Por zakoni i “Caffe sospeso” eshte bere me gjitheperfshires e sot gjen ne Itali, “pizza sospesso”, “Libri sospeso” etj.
O cafè suspiso eshte tradita popullore qe ne menyre te heshtur ka prekur shpirtrat e te gjitheve per te ndihmuar te panjohurin ne veshtiresi.
Ne Itali ndodhet Universiteti i Kafes ne Trieste, i hapur me 1999 e me dege ne te gjithe boten.
Gjate vitit pandemik 2020, shitja e kafese ne supermerkata e dyqane, u rrit me 10.3% e cmimi i saj me 7%.
Markat me te mira te kafes italiane jane, Borbone, Lavazza, Illy, Vergnano, Motta, Toraldo, Segafreddo, Kimbo etj.
Ne Itali kafeja nis te perdorej me 1600 ne Venezia te cilen e solli nga Egjitpi mjeku botanik Prospero Alfino.
Fillimisht tregtohej ne farmaci e kataloguar si ilac me shijen e cikores.
Shpejt merr perhapje popullore e ngrihen dyqanet e para te kafes si ne Lindje. Ne Venezia sipas dokumentave historike me 1763 ekzistonte mbi 200 bar kafe.
Gezuar diten e kafese kafeomane kudo qe ndodheni.
Une e preferoj vec ne mengjes e te hidhur pa sheqer.
Per italianet momenti i preferuar eshte mengjesi e pas vaktit te drekes. Rreth 40% e konsumojne sade, pra pa asgje tjeter brenda, e pjesa tjeter e pijne me qumesht apo me pije te tjera si raki etj.
Kafeja eshte momenti i qetesise me veten, intimiteti e reflektimit, gjest miqesie e dashurie e caste kenaqesie mendimesh te shkembyera.