Nje kujtese domethenese nga studiuesi Aurel Plasari ne rrjetin e tij social

——————————***—————————-

Dje, më 15 qershor, portalet e botës së lirë dhe demokratike – me gjasë me përjashtim të portaleve të Shqipërisë – i uronin datëlindjen një dokumenti themelor të historisë së qytetërimit: të njohurës si MAGNA CHARTA LIBERTATUM e cila mbushte 806 vjet. Karta e Madhe e Lirive është dokumenti i shkruar me dorë mbi të cilin, më 15 qershor të vitit 1215, mbreti i Anglisë John pranoi, më në fund, të vinte vulën e vet të miratimit. Mbahet si i pari dokument që njohu të drejta dhe liri mbi të cilat janë themeluar demokracitë e sotme duke qenë në zanafillën e një numri idesh thelbësore që e ngritën më këmbë dhe e zhvilluan Anglinë: – qeverisje me ligj (sundimi i ligjit); – lidhje midis taksës dhe përfaqësimit në Parlament (pa taksim – pa përfaqësim); – garantim i lirive për të gjithë njerëzit (për shembull që të mos burgosen pa një proces të rregullt gjyqësor); – përpjesshmëri (proporcionalitet) i ndëshkimit në raport me krimin e kryer; – e drejtë e rezistencës legjitime për të kufizuar absolutizmin e pushtetit. -Etj.Politikani anglez Sir Edward Coke (1552-1634), më i madhi jurist i epokave elizabetiane dhe xhejkobeane, i njohur edhe si përgatitës i Rezolutave që çuan më vonë në Aktin e rëndësishëm juridik “Habeas Corpus” (1679), deklaroi gjysmë me humor: “Magna Charta is such a fellow, that he will have no sovereign”. Vetëm në anglisht mund të formulohej kaq bukur. Dokumenti origjinal, i hartuar në latinishte sintetike mesjetare, ruhet ende në gjendje të mirë në vetëm katër kopje ndër një numër të tillash që qenë prodhuar: dy në Bibliotekën Britanike të Londrës, një në kështjellën Lincoln dhe një në katedralen e Salisburyt.

fb a.p.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

MBI “LIRINË SHKENCORE” NËN DIKTATURË
VITE APO VJET?
Një nuse demokratike për mbretërinë shqiptare
Kafe-ja Pezull – O cafè suspiso
“Permanencat e historisë”/ Teza befasuese e historianit rumun: Pse Shqipëria është shumë pak “ballkanike”?!
Galaktika spirale mes Rosse dhe Van Gogh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}