Në Apoloni është hapur ekspozita “Koleksioni arkeologjik, Leon Rey” me fotografi nga fondi i  fotografive të arkeologut që ka dokumentuar Apoloninë nga viti 1924 deri në 1938. Ekspozita është vendosur në Muzeun Historik të Shkodrës duke promovuar dhe përshkruar punën dhe kontributin e vyer të Rey-t në fushën e arkeologjisë shqiptare.  Imazhet e përzgjedhura, kortezi e koleksionit personal të Prof . Etleva Nallbani, janë një udhëtim emocionues në kohë, duke hedhur dritë mbi detajet dhe gjetjet e rëndësishme të kohës. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër shprehet se imazhet e përzgjedhura hedhin dritë mbi procesin e kërkimit arkeologjik, teknikat, regjistrimet e gjetjeve si dhe me historinë dhe kulturën e Apolonisë. Historianë, akademikë, etj, ishin të pranishëm në hapjen e ekspozitës fotografike “Koleksioni arkeologjik, Leon Rey”, një ngjarje e veçantë për të nderuar 100-vjetorin e arkeologut të shquar. Sipas DRTK, ekspozita fotografike me 20 imazhe dokumenton rrugëtimin e zbulimit arkeologjik të Apolonisë nga viti 1924 deri në 1938, duke na ofruar një perspektivë të thellë në botën e kërkimeve arkeologjike dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Rey-t në historinë e arkeologjisë shqiptare. Aktiviteti u realizua si bashkëpunim mes DRTK Shkodër, parku arkeologjik Apolonia mbështetura nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Muzeu Historik Shkodër. Leon Rey, arkeologu që nxori në dritë Apoloninë, u lind në 27 gusht të vitit 1877 në Formantier pranë Parisit. U diplomua për arkeologji në universitetin “Kortre”, një nga institucionet më të famshme të arkeologjisë franceze. Në vitit 1923 Leon Rey së bashku me senatorin francez Justin Gotard, vizitoi vendin tonë duke punuar fillimisht si arkeolog në Dyrrah. Por pas disa muajsh, nuk dihet për ç’arsye, arkeologu la përgjysmë punën e tij, për tu zhvendosur përfundimisht në Apoloni, 80 km në jug të Dyrrahut. Në vitin 1924 ai kryeson misioni francez arkeologjik në Apoloni, mision që u shkri në vitin 1939 me pushtimin e Shqipërisë nga Italia. Në këtë ekspeditë punuan dhe një grup arkeologësh francezë, si: Zhak Bakart, Pol Bojer, Cenjat, Sharl Diel dhe Potier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Ismail Kadare – Obituare
Ramadan Sokoli në Arte
Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit
Luljeta Lleshanaku merr titullin e laureates: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar!
Rrënojat e Urës së Bahçallëkut mbeten në lum, vera kalon pa ndërhyrje restauruese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}