Shqipëria iu bashkua Platformës së Kujtesës dhe Ndërgjegjes Evropiane në vitin 2011, qysh me themelimin e saj.

Në datat 10- 12 tetor, Instituti i Studimeve për Krimet e Komunizmit mori pjesë në edicionin e tretë të Forumit të Kujtesës dhe të Ardhmes, të organizuar nga Platform of European Memory and Conscience, (PEMC) mbajtur në qendrën historike Zajezdnia, Wroclaw të Polonisë.

Mes vendeve të tjera antare të PEMC, edhe ISKK u përfshi me angazhimin e saj, konkret, me pjesëmarrjen e historianes Brisejda Lala dhe Violeta Murati.

Qëllimi i këtij aktiviteti është shkëmbimi i përvojës dhe rritja e aktivitetit të Platformës në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet pjesëmarrësve të saj.

Edicioni i tretë i Forumit kishte në vemendje gjetjen e formave dhe mënyrën e njohjes së krimeve të komunizmit nga secili prej vendeve përfaqësuese.

Shkëmbimi i ideve, diskutimet dhe rrjetëzimi janë pjesë shumë e rëndësishme e aktiviteteve të PEMC. Për këtë, Platforma ka ngritur 3 grupe pune, të fokusuar në aspekte të ndryshme, anëtarët e së cilës, të cilët vijnë nga organizatat partnere angazhohen të japin kontributin e tyre për të realizuar aktivitete të ndryshme; Drejtësia tranzitore, edukimi dhe Muzetë/ekspozita si, dhe punën me mediat. Në grupin e punës për edukimin dhe muzetë/ekspozita, ISKK u përfaqësua nga historiania, dr. Brisejda Lala; si dhe Violeta Murati në grupin e punës për mediat.

Brisejda Lala: “Pas prezantimit të punës së institucioneve që përfaqësuam, u ndalëm në angazhimet që secili prej nesh merr përsipër si pjesë e Platformës. Grupi i ngritur u angazhua të hapë një ekspozitë, e cila do të paraqesë aspekte të regjimit komunist në vende të ndryshme, nëpërmjet një historie personale të një individi që do të përzgjidhet nga përfaqësuesit përkatës. Qëllimi i kësaj ekspozite është njohja e të rinjve me jetën gjatë periudhës së komunizmit duke sjellë në fokus mungesën e lirisë dhe të drejtave të individit dhe represionin e ushtruar nga regjimi në vendet tona. Kjo ekspozitë do të përmbajë elemente edukative dhe do të promovohet edhe në rrjete sociale. Muajt e ardhshëm, nëpërmjet një pune të koordinuar do të përzgjidhen materialet përkatëse për të bërë të mundur edhe hapjen e saj në vitin e ardhshëm në një vend publik që të jetë lehtësisht e aksesueshme nga grupmosha të ndryshme.”

Violeta Murati: “Këmbimi i ideve për ngritjen e një rrjeti të përbashkët online, ishte fokusi në grupin e punës për mediat ne këtë Forum. Njohja, prezantimi i secilit vend përmes institucionit që përfaqësonim merrte po aq rëndësi, sa puna e përbashkët për të ngritur një projekt të rrjetit social. Kështu, në grupin e punës me mediat, secili vend u angazhua për të pasur, në muajt në vazhdim një prezantim të Institucionit që përfaqëson, përmes një video të shkurtër ku do të tregohet historiku dhe veprimtaria për njohjen dhe dëshmimin e krimeve të komunizmit, një angazhim që do të konkretizohet vitin e ardhshëm, përmes ngritjes së rrjetit të përbashkët social të PEMC.”

Gjatë Forumit Remember and Future, krahas fokusit për historinë, sfidat e saj bashkëkohore, u mbajt dhe forumi “Edith Stein” që iu kushtua kësaj gruaje të veçantë nga Wroclaw, shkencëtare gjermane me origjinë hebreje, e cila është konsideruar një nga filozofet kryesore të shekullit të XX. Në këtë pjesë të Forumit u tërhoq vëmendja edhe për tragjedinë bashkëkohore të Ukrainës dhe viktimat e agresionit rus. Po ashtu, me mjaft interes ishte prezantimi i projektit të rëndësishën pan-evropian – Monumentin e Viktimave të Totalitarizmit në Bruksel, ndërtimi i të cilit kërkohet nga Parlamenti Evropian.

Për të gjithë pjesëmarrësit e Forumit u bë një guidë nëpër Muzen e hapur në qendrën historike Zajezdnia. Një konceptim modern, që përfshin historinë e Polonisë, e përmes saj, dhe historinë e dedikuar qytetit të Ëroclaë duke nisur nga vitet 1930 deri në rënien e komunizmit.  Edhe pse ekspozita quhej “Wroclaw 1945-2016”, ajo fillonte me historinë e periudhës së ndërluftërave të Polonisë (1918-1939). Artikujt origjinalë në ekspozitë, të organizuara në formën e një rruge të fillimit të shekullit XX, fotot arkivore në hapësirën fotoplastike dhe ekspozuese të krijuar për të njohur jetën e polakëve dhe për të krijuar atmosferën e kohës.

Aktivitetet e grupeve të punës ishin produktive – pjesëmarrësit e tyre tashmë kanë filluar të planifikojnë projekte të përbashkëta ndërkombëtare për vitin 2023. Vlen të kujtohet se Shqipëria iu bashkua Platformës së Kujtesës dhe Ndërgjegjes Evropiane në vitin 2011, qysh me themelimin e saj.

Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjes Evropiane është një projekt ndërkombëtar i krijuar për të investiguar aktivitetin dhe krimet e e regjimeve totalitare në Evropë në shekullin e 20-të dhe për të parandaluar rivendosjen e totalitarizmit në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit
Luljeta Lleshanaku merr titullin e laureates: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar!
Rrënojat e Urës së Bahçallëkut mbeten në lum, vera kalon pa ndërhyrje restauruese
Instituti i Studimeve per Krimet e Komunizmit hap ekspoziten “Gulagu Evropian”
Arti në Arkiva – kujtese a rebelim?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}