Muaji gusht i është kushtuar fotografisë, shpallur nga Ministria e Kulturës për të nderuar të gjithë ata që krijuan e punuan në këtë fushë të artit. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) sjell një kronikë domethënëse nga viti 1972, ku Gegë Marubi i dhuron shtetit fototekën e familjes së tij prej 180 mijë fotosh, të krijuar nga Kel Marubi, me qëllim ruajtjen e materialit origjinal dhe edukimin e brezave. “Sot, ky koleksion i vyer mban emërtimin Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” dhe është i vizitueshëm nga të gjithë në selinë e tij të re në Shkodër”, shprehet AQSHF, që ka publikuar kronikën në faqen e institucionit, në Facebook. Edhe ministrja e Kulturës prej disa ditësh po vijon të publikojë herë pas here fotografi, që janë bërë ndër vite, ku nuk mungojnë dhe ato historike. Frank Sinatra apo Pablo Pikaso fotografuar nga Gjon Mili; Grua e re myslimane, fotografuar nga Pjetër Marubi; Tefta Tasho Koço, fotografuar nga Gegë Marubi apo dhe grupe për karnavale fotografuar nga Kel Marubi janë disa nga fotot që ministrja Elva Margariti ka publikuar gjatë këtyre ditëve, në kudër të muajit të fotografisë në vendin tonë. Pak ditë më parë ministrja e Kulturës Elva Margariti bëri me dije se ky muaj do ti kushtohet fotografisë, që është dhe një nga fushat më të dashura të artit. Sipas ministres së Kulturës, mëngjeset e muajit gusht do të jenë me urime me fotografi, që janë bërë nga baballarët e fotografisë shqiptare. “I dedikojmë këtë muaj një prej fushave të artit më të dashura, siç është fotografia, e cila në 19 gusht feston shpikjen e dagerotipit, në atë që cilësohet si Dita Botërore e Fotografisë. Çdo mëngjes do t’ju urojmë ditë të mbarë me shkrepjet mbresëlënëse të baballarëve të fotografisë shqiptare”, pohonte Margariti. Foto studio “Marubi” u themelua më 1856 në Shkodër nga piktori, skulptori dhe arkitekti Pietro Marubbi. Fototeka “Marubi” është krijuar më 1970 pas dhurimit që i bëri Gegë Marubi arkivit të tij personal prej tre brezash, me rreth 150 mijë negativë shtetit. Në këtë arkiv gjenden negativë nga të gjitha formatet, që nga 30 cm x 40 cm dhe deri te 6 cm x 9 cm në pllaka xhami, nga viti 1858 deri në vitin 1959. Ky është një nga arkivat më të pasur të Ballkanit. Dikur fototekë, sot quhet Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Fati i themeluesve të shtetit shqiptar
Deti monumental i Adrian Pacit përmbyt Mudec-in
Autorja koreano-jugore, Han Kang ka fituar çmimin Nobel në Letërsi
Ismail Kadare – Obituare
Ramadan Sokoli në Arte
Kortezi e imazheve të Leon Rey

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}