nga Julia Vrapi

Shfaqja e baletit me titull “Kujdesi i kotë” e Hertel, u realizua në skenën tonë në vitin 1957. Teatri i Operës dhe Baletit risjell në vëmendje këtë vepër, që u dha premierë në 1957 përmes materialeve që ruan në arkivin e tij. Institucioni mes të tjerave në faktet për këtë premierë, që u realizua nga Agron Aliaj, Petrit Vorpsi dhe Xhemil Simixhiu që sapo ishin kryer nga studimet e larta në ish Bashkimin Sovjetik shkruan se kjo është baleti i parë i vënë në skenë. Solisti i parë në Teatrin e Operës dhe Baletit për vite me radhë Skënder Jazexhiu, kujton ende vlerësimin që mori nga publiku i kohës ajo vepër premierë. Atë kohë ai ishte nxënës në shkollën koreografike që kishte hapur TOB dhe shprehet se në role të saj në skenën e Teatrit Popullor ishin artistë të njohur të kohës. “Baleti atë kohë u vu në skenën e Teatrit Popullor. Unë isha nxënës në shkollën koreografike, që kishte hapur Teatri i Operës dhe Baletit atë kohë që ishte Filarmonia. Unë e kam parë dhe ishte një balet i kërcyer mjaft mirë dhe solistët ishin të sapodiplomuar në ish Bashkimin Sovjetik. Baleti ishte me humor dhe ishte me një temë të tillë, që kishte dashurinë. Është tek veprat klasike nga të parat. Kërcyen në vepër Agron Aliaj, Zoica Haxho, Xhimil Simixhiu, Petrit Vorpsi, Ganimet Vendresha, por dhe të tjerë që kanë qenë atë kohë”, thotë në reagimin e tij solisti Skënder Jazexhiu. Ai kujton se ishte një vepër baleti e asaj kohe që salla ishte me spektator, një vepër që kishte dhe notat komike. “Unë e pashë si spektator dhe jo si pjesëmarrës. U prit me shumë interes dhe dashuri nga publiku. Kënaqeshin njerëzit, sepse ishte vepra dhe si me humor. Ishte shfaqje me një gjuhë plastike shumë të mirë”, thotë ai. Ngjarjet në vepër kujton Skënder Jazexhiu zhvillohen në një fshat, ku në fund të saj triumfon dashuria e dy të rinjve. “Janë në qendër të saj dy të rinj, që janë të dashuruar. Vajza mbahet brenda, sepse donin që ta martonin me një njeri të pasur. E mbanin brenda, që ajo të mos kishte komunikim me të dashurin. Por në fakt të dy të dashuruarit u martuan në fund. Vajza refuzoi djalin e një pasaniku me mblesëri, dhe në fund fare dy të rinjtë e dashuruar përfundojnë me njëri- tjetrin. Kjo ishte vepra “Kujdesi i kotë” , me ngjarje që zhvillohen në një fshat dhe ku triumfon dashuria midis dy të rinjve”, pohon ai.

Fakte mbi premierën

Teatri i Operës dhe Baletit ka publikuar disa foto të saj kohe si dhe 6 fakte për premierën me muzikë nga Peter Ludwig Hertel dhe libret nga Jean Doberval. “1- Baleti “Kujdesi i kotë” i kompozitorit francez Hertel, u shfaq për herë të parë në mars të vitit 1957. 2- Ky është baleti i parë vënë në skenë nga Teatri i Operës dhe Baletit. 3- Agron Aliaj, Petrit Vorpsi, Xhemil Simixhiu realizuan veprën të sapo kthyer nga studimet e larta në ish-Bashkimin Sovjetik. 4- Shadan Toptani krijoi idenë e skenografisë dhe kostumeve. 5- Hasan Reçi dhe Stefan Garuli ishin dy mjeshtrat që realizuan dekorin. 6- “Për trupën e baletit, orkestrën, dhe gjithë pjesëmarrësit e tjerë teknikë, kjo shfaqje qe një provë e mirë” – kështu shkruante koreografi Skënder Selimi në kritikat e kohës”, thuhet në materialin e publikuar nga teatri. Historia e TKOB fillon në vitin 1950-të, vit në të cilin u krijua Filarmonia shqiptare, ku bënin pjesë kori i shtetit, orkestra simfonike, këngëtarët lirikë, trupa e baletit, dirigjentët, regjisori dhe një grup i vogël administrativo-teknik. Filarmonia e zhvilloi aktivitetin e saj në godinën ku ndodhej Teatri Kombëtar dhe më vonë në vitin 1953 u transferua në godinën ku sot është Universiteti i Arteve. Në këtë godinë u realizuan shfaqjet e para të operës dhe baletit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Fati i themeluesve të shtetit shqiptar
Deti monumental i Adrian Pacit përmbyt Mudec-in
Autorja koreano-jugore, Han Kang ka fituar çmimin Nobel në Letërsi
Ismail Kadare – Obituare
Ramadan Sokoli në Arte
Kortezi e imazheve të Leon Rey

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}