Nga Romeo Gurakuqi

Marreveshja ekonomike e arritur me 4 shtator 2020 në Shtepinë e Bardhe mes Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësinë e Presidentit Trump perben një hap te mirë te ndërmjetëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit të Serbisë dhe shtetit të Kosovës. Para intransigjencës së Serbisë zyrtare për të pranuar pavarësinë, integritetin dhe njohjen e pakushtëzuar të shtetësisë së Kosovës, administrata e Presidentit Trump, në kulmin e fushatës elektorale, ka dashtë të përmbyllë me një fazë të parë arritjeje, një marrëveshje të negocuar prej disa kohësh prej të dërguarit të posaçëm të saj Grenell.

Nën kundërshtinë e patundur të Serbisë, u hoq dorë nga projekti maksimal i nje marreveshjeje perfundimtare te njohjes reciproke mes dy shteteve te pavaruna dhe bisedimet u zhvendosen per hartimin e nje Letter of Intent mes paleve qe merreshin vesht per krijimin e një detante së paku një vjeçare, d.m.th. një periudhe lehtësimi të marrëdhënieve politike mes dy vendeve, duke i përqendruar arritjet ndermjetesuese, në fushën ekonomike dhe të transportit, ku Serbia më shumë se Kosova është e interesuar të ketë liri dhe të drejta hyrjeje, lëvizjeje dhe komunikimi. Zhvillimi ekonomik dhe i transportit mes dy vendeve do të ketë një garanci politike dhe financiare amerikane, të cilët njëlloj sikurse europianët, kanë gjetur vështirësi të mëdha me Serbinë e mvarun ende politikisht mbi teoremat e të kaluarës dhe nga përkrahja e Rusisë.

E lexuar nga Beogradi zyrtar, Presidenti i Serbisë Vuçiç ia arriti në një pjesë të mirë të tekstit të marrëveshjes të shmangë referimin shtetëror të Kosovës. Pavarësisht paritetit në dukje në mes dy entiteteve në emërtim, Kosova, shteti që ka nëvojë për t’u afirmuar dhe legjitimuar gjithnjë e më shumë ndërkombëtarisht, nuk u thirr në asnjë pjesë të marrëveshjes me emrin e vet kushtetues. Asterisku i famshëm mbeti ashtu në heshtje edhe më tutje, si një gur i varun mbi kokën e shtetit të dobët Kosovës. Po ashtu, përfshirja në marrëveshje e projekteve të fushën e komunikacionit përbën në Beogradin tradicional veç një lavdërim, për shkak se jo vetëm është e leverdishme dhe normale për kohen e sotme të botës pa kufij, por perben edhe një afirmim të kërkesës shekullore të Serbisë për lirinë e lëvizjes pa kusht të mallrave me portet e Adriatikut, në një hekurudhë dhe autostradë të financuar dhe garantuar ndërkombëtarisht.

107 vite pas propozimit të parë te Rusise në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në një kohë të re dobësiee c’orientimi strategjik të botës shqiptare nga korrupsionistet e dyanshem, në mënyrë krejt të çuditshme, rikthehet në një tavolinë ndërkombëtare bisedimesh, çështja e lirisë për tranzit të Serbisë neper tokat e banuara nga shqiptaret. Ndaj, Vuçiç kthehet formalisht në Beograd me diçka më shumë se sa me një ruajtje të status quo-se mosnjohese, pavarësisht së ombrella e garancisë amerikane në thelb është një kornizim i papelqyeshëm për politikanët nacionalistë të Serbisë.

Po ashtu, edhe përgjegjësia e Serbisë për genocidin në Kosovë dhe zhdukjen e mijëra qytetarevë të Kosovës, u fsheh bukur mirë mes frazave të përgjithshme, që lënë në harrese konceptin e humbjes definitive të legjitimitetit moral të shtetit agresor për respekt të ndërsjellë në hapësirat ku ka bërë krime lufte.

A u çlirua Kosova nga vargonjtë pengues të plotësimit të legjitimitetit ndërkombëtar në Europë dhe a është ajo më afër proceseve integruese në kontinentin e vjetër, njëlloj si vendet e tjera fqinje?

Unë mendoj se kjo marrëveshje ka krijuar veç një periudhë të ndërmjetme qetësie për zhvillim dhe për ç’tensionim të marrëdhënieve të papajtueshme në mes dy vendeve të ndara nga një shekull ngatërresash dhe padrejtësinash në dëm të populllit shqiptar në ato anë. Por, fakti që Shtëpia e Bardhë është angazhuar tërësisht në firmosjen e këtij dokumenti mirëkuptimi dhe mbështetjen financiare të pikave të hedhura në këtë letër, është një shenjë shumë e mirë për të ardhmen. Ne kena anderrue perhere bri radios diten kur SHBA te interesohej dhe angazhohej per ne arberit e harruem. Dhe kjo ndodh serish keto dite, ndonese me perkufizime jo aq te arrira. Me sa kuptohet, BE ka qenë jashtë negocimit të finalizuar në Washington DC.

Përparimi i metejshëm integrues i Kosovës në Europë, po pengohet padrejtësisht edhe më tutje nga mosnjohja e saj prej Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë, Qipros dhe Spanjës, shtete anëtare të BE. Vendosmeria mohuese dhe mungesa e dashamiresise dhe e realizmit e këtyre shteteve që kanë qendruar spontanisht në krah të Serbisë ne kete ceshtje jetike per stabilitetin e shtetit te ri, po pengon Kosovën të ecë me ritmet e vendeve të Ballkanit Perëndimorë në procesin integrues në kontinentin e vjetër, të cilit Dardania i përket. Për shkak të kësaj mungese njësueshmërie të politikën e jashtme europiane, i gjithë procesi europianizues në Kosovë është i ngrirë, qendrueshmëria politike e rajonit ende e pasigurtë, ndërhyrjet ç’orientuese të Rusisë në Ballkan dhe Turqisë në Kosovë e Shqipëri, po e vështirësojnë edhe më tutje afrimin e zgjidhjeve definitive dhe natyrale për shtetin e dytë të shqiptarëve dhe stabilitetin demokratik në anët tona.

Por Kosovën po e pengon më së shumti mungesa e një klase politike të kualifikuar dhe e një lideri me fuqi të plota dhe formatim të Shkollës Rugoviane, që do ta kishte udhëhequr në rrugën e vështirë dhe të mundimshme të kthimit në një subjekt i pakontestueshëm në marredheniet ndërkombëtare. Kjo u pa edhe këto ditë në Washington.

Ne nuk kishim korrektuesa në fazën përgatitore të bisedimeve, të frazave dhe gabimeve të diplomatëve ndërkombëtarë. Kishim veç kukulla me letra para, qe nuk arrinin te ndjeknin në thellësi kuptimin e termave dhe ishin të gatshëm të firmosnin edhe letra jo të arrira në pikëpamje të terminologjisë. Ata ngjanin se harronin rregullin bazor, se në bazë të kushtetutes, Kosova është vend dhe shtet laik, europian, me nderlidhje themelore kulturore te popullit te saj Albanianism-in.

Teza serbe per impostimin strategjik te Kosoves dhe Shqipnise përtej Europes, u degjua për fat të keq dhimbshem edhe ne disa interpretime dhe lexime që iu bënë njohjes reciproke të Kosovës me Shtetin e Izraelit. Nuk besoj se ishte lapsus, por rrjedhojë e mosnjohje faktike dhe se nga pala negociatore shqiptare nuk ishin korigjuar ne kohe përdorimet e pasakta të termave nga diplomatet ndermjetesues. Kosova u gjend ne tavoline pa diplomatë të aftë per t’u imponuar në termat konceptualë së kësaj Letter of Intent të nënshkruar në Washington. Serbia mbeti aty ku ishte me Kosoven, madje tani ndertoi rruget legale per daljen ekonomike te projektuar 107 vjet ma pare.

Perfitimi me i madh ishte njohja nga Izraeli, por qe na u ofrua mbrapsht ne interpretim. Vuajtje e madhe e dy shteteve shqiptare eshte kapja e hapesires politike dhe publike nga gjysmaket e pasuruar dhe “armatosur” me armen e “vrasjes” dhe fshirjes së njerëzve të ekspertizës dhe atdhetarëve europianiste, qe mund ta perfaqesojne Arbnine dhe Dardanine ndryshe në Washington DC dhe ne Bruksel. (Mapo)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Miratohet hapja e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit
Rezultati i sundimit sovjetik në Ukrainë
Ministria e Diasporës u mbyll; Diaspora, problemet dhe përparësitë e saj mbeten
Forumi: Të dhëna personale të qytetarëve në rrezik dhe diktatura
Tmerri i Prishtinës, tmerri i Ballcës dhe tmerri i dështimit tonë politik
Si i trajtojnë gjermanët ata që lavdërojnë Hitlerin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}