Komisioni i Ekonomisë dhe Financave rrëzoi të mërkurën dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit “Për shërbimet e pagesave”. Vendimi i mazhorancës në Komisioni i hap rrugë rrëzimit përfundimtar të dekretit në seancë plenare dhe hyrjes në fuqi të ligjit në variantin e miratur nga Kuvendi më datë 30 prill. Ligji do të hyjë në fuqi gjashtë muaj pas miratimit.

Ligji “Për shërbimet e pagesave” transpozon direktivën e dytë europiane të pagesave, PSD 2. Ky ligj sjell risi të rëndëishme në tregun e pagesave, përfshi licencimin e shërbimeve të reja, si inicimi i pagesave apo shërbimi i informimit mbi llogarinë.

Ligji i ri mbështetet mbi parimin e bankingut të hapur, që i detyron bankat të japin akses në llogaritë e klientëve për kryerjen e pagesave përmes ofruesve alternativë të shërbimit.

Në argumentet e kthimit të ligjit, Presidenti përmendte mospërcaktimin e kritereve të qarta të licencimit të institucioneve të pagesave, mospërcaktimin e shkeljeve konkrete që çojnë në vendimmarrjen për heqjen e licencës të institucioneve të pagesave, si edhe mospërcaktimi i funksioneve të qarta dhe shteruese mbikëqyrëse të autoritetit licencues dhe mekanizmave mbi mënyrën e ushtrimit të kësaj mbikëqyrjeje.

Sipas Presidentit, mangësitë e mësipërme nuk garantojnë sigurinë e administrimit të fondeve që qarkullojnë përmes institucioneve të pagesave, madje krijojnë edhe  rrezik potencial të keqpërdorimit të tyre me qëllime kriminale, si ato të pastrimit të parave apo të financimit të terrorizmit.

Në praktikë, çështjet e përmendura nga Presidenti përgjithësisht rregullohen me akte nënligjore, që duhet të përgatiten nga Banka e Shqipërisë.

https://arteka.al/nis-revolucioni-i-open-banking-priten-risi-dhe-konkurrence-e-shtuar-ne-sherbimet-e-pagesave/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit
Filmi i socializmit
Teatri si maqineri e propagandës politike (II)
Teatri si maqineri e propagandës politike (I)
Magazina e “Nëntorit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}