Të gjitha ndërtimet e reja në bregun e detit do të ndalohen me ligj, përjashtim të koncesioneve, PPP-ve dhe investimeve strategjike. Ministria e Turizmit ka përgatitur projektligjin “Për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare”, që përcakton se menjëherë pas hyrjes së tij në fuqi, të gjitha ndërtimet private në bregdet do të ndalohen.

Për ndërtimet ekzistuese në bregun e detit, pas hyrjes në fuqi të ligjit, Agjencia Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të kërkojë verifikimin e dokumentacionit përkatës. Kontratat që, pas verifikimit, do të rezultojnë të rregullta, do të mbeten në fuqi deri në përfundimin e afatit.

Gjithashtu, projektligji përcakton se, në rastet e shitjes së pronës private në bregun e detit, shteti do të ketë të drejtën e parablerjes. Kriteret dhe procedurat e të drejtës së parablerjes do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit merr kompetenca të plota ligjore mbi menaxhimin e zonës bregdetare të vendit, përfshi ndjekjen e planeve të zhvillimit urban që miratohen nga autoritetet e planifikimit të territorit.

Kjo agjenci u krijua në vitin 2014, si ent në varësi të qeverisë shqiptare, por deri më sot nuk ka pasur një ligj organik, që i njihte të drejtat për të menaxhuar vijën bregdetare.

Tashmë, këto të drejta sanksionohen me një ligj të posaçëm, duke i hequr përfundimisht këto të drejta nga organet e qeverisjes vendore. Me ligjin e ri, njësitë vendore mund të ushtrojnë vetëm kompetenca që do t’i delegohen nga Agjencia, mbështetur në marrëveshje të veçanta.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit
Filmi i socializmit
Teatri si maqineri e propagandës politike (II)
Teatri si maqineri e propagandës politike (I)
Magazina e “Nëntorit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}