Pas 14 vitesh, Akademia e Shkencave kërkon të marrë sërish nën sqetull Qendrën e Studimeve Albanologjike. Por, rektori i sapo emëruar, Luan Përzhita e ka kundërshtuar këtë ide, duke e cilësuar projekt anti-ligjor.

Abc news ka intervistuar Perzhiten duke e quajtur “një betejë e hapur” mes dy institucioneve.

Gazetarja Leontina Nika shkruan: Pas shkresës zyrtare të Akademisë së Shkencave që i  propozon  Këshillit të Ministrave projektvendimin  e kalimit të instituteve të Akademisë së Studimeve Albanologjike në varësinë e saj vjen edhe reagimi i rektorit të dekretuar  një muaj më parë Luan Përzhitës, i cili thotë se nuk është mandatuar që ta shkrijë këtë institucion, por ta çojë atë para.

Nga ana tjetër, ai shton se Akademia nuk e ka diskutuar këtë çështje më parë me drejtuesit .

“Senati pas mbledhjes së tij, ka votuar në unanimitet kundër propozimit të Akademisë, duke e cilësuar projekt-propozimin anti ligjor”, shprehet ai.

Institutin e Historisë, Gjuhësisë dhe Letërsisë, Institutit të Arkeologjisë, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Arteve operojnë të pavarur nga Akademia që prej reformës së vitit 2007 .

Por nga ana tjetër projekt propozim  sipas Akademisë së Shkencave përfshinë fazën e 2 të reformimit dhe duhet të përfundojë brenda 31 dhjetorit, me qëllim që organizimi të fillojë me buxhetin e ri, i cili do varet prej saj. Project propozimi ka marrë  votat e 47 anëtarëve, të Asamblesë nga 51  pjesëmarrës në votim.

ndiqni linkun e meposhtem:

https://abcnews.al/luan-perzhita-per-shkrirjen-e-institucioneve-propozim-anti-ligjor/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Ismail Kadare – Obituare
Ramadan Sokoli në Arte
Kortezi e imazheve të Leon Rey
Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit
Luljeta Lleshanaku merr titullin e laureates: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}