Qysh ditën e premte, ora 13.00, pa bujë e zhurmë, ashtu siç u bë për një aktivitet si memorandum me Bullgarinë, hapet ekspozita homazh për Peter Bartl. Deri këtu asgjë anormale, thjesht një detyrë primare, thelbësisht e goditur, për ndarjen nga jeta të një prej albanologëve më në zë. Por, si duket serioziteti i Bibliotekës edhe në këtë rast vihet në pikëpyetje. Nderimi i heshtur, pa ceremoni dhe prani mediash ka bërë që prej ditës së premte të mos bjerë në sy, të askujt, një ngatërresë, ose më mirë gafë e rëndë; në krye të ekspozitës për albanologun është vendosur një foto që nuk i përket atij, por një “personaliteti” tjetër, që eshte i gjallë. Si duket, krerët e Bibliotekës që prej zjarrit, përmbytjes etj etj, janë shkëputur nga realiteti i albanologjisë, duke mos rifreskuar njohuritë.

Duke menduar, mundet, se Peter Bartl është moshuar, 85 vjeç, fotoja korresponduese sipas tyre, është ajo  me shumë thinja!!! Edhe një revistë amatore online nuk do mund të ekspozonte një gafë të tillë, pa verifikuar (Nga një kërkim i thjeshtë në google del portreti real). Ta mendoni se kjo ndodh në Bibliotekën Kombëtare, është e pafalshme injoranca.

Ende sot, (dite e marte) ajo foto është në krye të ekspozitës, dhe askush nuk është shqetësuar se çfarë po ndodh aty. Nuk janë raste të pakta, që në këtë vend mediokriteti përcillet me të tilla forma.

Më poshte gjeni fotot nga ekspozita. Urojmë që dikush nga brenda ta pikasë këtë rast, që të mos turpërohen edhe në ditë të tjera, sa janë caktuar për të qëndruar hapur ekspozita.

Këtu nuk ja vlen më, të shkruajmë se kush ishte Peter Bartl! Një email njoftues për mediat nga Biblioteka do ishte mision primar, pa servilizimin edhe për një memorandum të rëndomtë, sa për të thithur fonde.

***

Reagimi i Bibliotekes pas sensibilizimit ne arteka.al, dhe pese dite pas mbajtjes se fotos se gabuar

Reagon Biblioteka Kombetare, heq foton e personit te gjalle, e vendosur si foto homazh per Peter Bartl, studiuesit. Pas disa minutash nga publikimi ne arteka.al te skandalit per ngaterresen me foton e albanologut, drejtuesit e Bibliotekes boshatisin kornizen – ja pamja ne ora 11.55

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit
Luljeta Lleshanaku merr titullin e laureates: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar!
Rrënojat e Urës së Bahçallëkut mbeten në lum, vera kalon pa ndërhyrje restauruese
Instituti i Studimeve per Krimet e Komunizmit hap ekspoziten “Gulagu Evropian”
Arti në Arkiva – kujtese a rebelim?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}