nga Julia Vrapi

Ministria e Kulturës shpalli projektet, që do të mbështesë financiarisht për t’u zhvilluar gjatë këtij viti. Për 2021 janë 157 projekte, që do të kenë buxhet nga Ministria e Kulturës, sipas prioriteteve që u bë me dije më parë. Në listën e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës (https://www.kultura.gov.al/wp-content/uploads/2021/01/NJOFTIMI_LISTA.pdf), projektet janë të ndryshme, ndërsa të gjithë aplikantët fitues do të njoftohen përmes email-it për procedurat e mëtejshme, që do të ndiqen. Ministria e Kulturës shprehet se pas shqyrtimit të të gjitha projekteve të dorëzuara brenda afatit të përcaktuar, 8 janar 2021, shpall fituesit e thirrjes për projekte kulturore 2021, nën moton “E ardhmja është në origjinë”. “Në kushtet e pandemisë Covid-19, Ministria e Kulturës është angazhuar në krijimin e një klime të shëndoshë për nxitjen dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve kulturore, promovimin e trashëgimisë sonë materiale dhe jomateriale, me qëllim mbajtjen gjallë të komunikimit me publikun. Programi i Ministrisë së Kulturës për artin dhe trashëgiminë 2021 do të sigurojë mbështetje konkrete për industritë krijuese në vend, duke cekur të gjithë sektorët kulturorë, duke synuar forcimin e kapaciteteve të artistëve dhe operatorëve kulturorë, përmirësimin e cilësisë artistike, promovimin e prodhimeve të tyre dhe lehtësimin e qasjes së tyre në mekanizmat inovativë të financimit”, thuhet në faqen zyrtare. Ministria e Kulturës shprehet se fondi i artit dhe trashëgimisë 2021 do mbështesë organizatat jofitimprurëse të artit dhe kulturës, artistët, individët (persona fizikë ose juridikë) të cilëve u është dashur të zvogëlojnë dhe ndryshojnë në mënyrë drastike programet e tyre, si rezultat i pandemisë, me qëllim që t’i përshtatin programet, hapësirat dhe modelet e funksionimit.

Prioritet sipas ministrisë

Projekt-propozimet e paraqitura sipas ministrisë duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, që do të thotë se aktivitetet e propozuara duhet të zhvillohen brenda periudhës 1shkurt – 5 dhjetor 2021. Thirrja për projekt-propozime qëndrojë e hapur nga 3 dhjetori 2020 deri më 8 janar 2021. Projektet e këtij viti janë të ndarë sipas prioritete, ku më herët Ministria e Kulturës bëri me dije dhe buxhetet për secilin prej tyre. Prioriteti- 1: Të promovojë teknologjinë digjitale në kulturë duke krijuar mjete digjitale që sjellin të dhëna e informacione mbi kulturën e trashëgiminë, për t’i bërë ato disponibël për publikun e gjerë, si për shembull, por jo të kufizuara në, aplikacione digjitale, ture virtuale, audio guida, multimedia, inovacione në muze, galeri, site të trashëgimisë, etj. Prioriteti 1 do të mbulohet nga Loti I, shuma maksimale 3.000.000 lekë, kohëzgjatja e projekteve 2- 6 muaj. Prioriteti – 2: Të promovojë edukimin nëpërmjet kulturës duke krijuar instrumente digjitale, që i shërbejnë nxënësve me informacione kulturore e historike që ndihmojnë në ruajtjen, transmetimin, promovimin e kulturës dhe trashëgimisë. Prioriteti 2 do të mbulohet nga fondet e Lotit II. Shuma maksimale 2.000.000 lekë, kohëzgjatja e projekteve 2 – 6 muaj. Prioriteti- 3: Të mbështesë sektorët kulturorë dhe veprimtaritë të cilat bazohen në shprehje krijuese artistike bashkëkohore individuale ose kolektive të tilla si: festivalet, artet pamore, artet skenike, e të ngjashme. Prioriteti 3 do të mbulohet nga fondet e Lotit III, shuma maksimale 1.500.000 lekë. Kohëzgjatja e projekteve: 2 – 4 muaj. Prioriteti – 4:Të mbështesë sektorët kulturorë dhe industritë kreative – të gjithë sektorët, veprimtaritë e të cilëve bazohen në kulturë dhe shprehje të tjera krijuese ose artistike bashkëkohore të tilla si: arkitektura, zanatet artistike, dizajni, etj. Prioriteti 4 do të mbulohet nga fondet e Lotit IV. Shuma maksimale1.500.000 lekë, kohëzgjatja e projekteve 2 – 4 muaj.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Dean Open Air/ Njeriu i kthyer tek vetja
Fundjava Dea Open Air – publik dhe gjeografi të gjerë regjisorësh
Dokumenti i shkarkimit të Iris Elezi/ Ishte drejtore e Arkivit të Filmit, por punët ja bënte bashkëshorti
15-19 Tetor/ Edicioni i Tetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR
Luan Perzhita për shkrirjen e institucioneve: Propozim anti-ligjor
Kritika dhe Akademia Suedeze për shkrimtarin me ngjyrë/ Abdulrazak Gurnah fiton Nobel në Letërsi – pse u injorua vepra e tij?!
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>