Panairi i 23 i Librit, i planifikuar më 12-15 nëntor 2020, nuk do te zhvillohet, për shkak të pandemise. Ky është njoftimi i dhënë nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë.

“Ju vëmë në dijeni që, pavarësisht gjithë interesimit tonë dhe përgatitjeve për të bërë të mundur organizimin e Panairit të 23 të Librit, sipas planifikimit më 12-15 nëntor 2020, përgjigja që erdhi sot, dt. 14.10.2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, ështe negative, për shkak të “rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi”- ka ardhur njoftimi i plotë, nga organizatorët e panairit. Ky është një lajm i hidhur, që nuk duhej të ndodhte, për shkak jo të biznesit të librit, siç mund të interpretohet, e me plot probleme, por për librin, efektin kulturor që ajo shkakton tek lexuesi. Nga ana tjetër për botuesit Panairi i Librit është ngjarja kryesore kulturore, për promovimin e librit dhe leximit. “Në këto kushte, nevoja për ide të reja për promovimin e leximit dhe të librit, bëhet çdo dite e më e ngutshme. Duhen organizuar fushata kombëtare ku të përfshihen sidomos dhe në radhë të parë nxënësit e shkollave, për të nxitur e rritur dashurinë për librin”, thotë botuesja e “Diturisë”, Marjana Ymeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit
Luljeta Lleshanaku merr titullin e laureates: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar!
Rrënojat e Urës së Bahçallëkut mbeten në lum, vera kalon pa ndërhyrje restauruese
Instituti i Studimeve per Krimet e Komunizmit hap ekspoziten “Gulagu Evropian”
Arti në Arkiva – kujtese a rebelim?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}