Profesorët Emin Riza, Aleksandër Meksi dhe Pirro Thomo u vlerësuan me çmimin “Mjeshtër në Arkitekturë”. Në kuadrin e FAMA-Festivali i Arkitekturës Moderne Shqiptare “Festival of Albanian Modern Architecture”, Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës organizuan dhënien e çmimit “Mjeshtër në Arkitekturë”. SHASH shprehet se arkitektët restauratorë Riza, Meksi dhe Thomo janë me kontribute e vlera të mëdha në studimin dhe restaurimin e trashëgimisë së monumenteve të arkitekturës në Shqipëri. “Emin Riza, Aleksandër Meksi dhe Pirro Thomo, janë figurat më të vyera të kulturës shqiptare të evidentimit, hulumtimit, mbrojtjes, restaurimit dhe publicizimit të kryeveprave shekullore prezente në vendin tonë dhe në trojet shqipfolëse. Çmimi, i cili i jepet nga SHASH në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, ka për qëllim vlerësimin e kontributit të tyre të gjatë në studimet e ndryshme, njohjen e gjeneratave të reja me këtë kontribut si dhe sensibilizimin kombëtar mbi ruajtjen e vlerave historike e monumentale të trashëguara nga gjeneratat e shkuara si pasuri e jashtëzakonshme”, thuhet në materialin për tre profesorët, ku aktiviteti mbrëmë u zhvillua hapësirat e Muzeut Historik Kombëtar. Emin Riza lindi më 1937. Ai është studiues i arkitekturës popullore, inxhinier e restaurator. Është autor i shumë projekteve dhe drejtues i punimeve të restaurimit. Ka përgatitur dosjet për cilësimin e Gjirokastrës e të Beratit “Pasuri Botërore” prej UNESCO-s; prej vitit 2003 është ndërlidhës zyrtar i RSH me UNESCO-n për pasuritë Botërore; anëtar i CIF (Qendra Ndërkombëtare për Formimin Profesional) të ICOMO-s, e gjithashtu anëtar i Këshillit Kombëtar të Restaurimit që prej krijimit të tij në vitin 2004. Aleksandër Meksi lindi më 1939. Ai është studiues i arkitekturës së kultit, inxhinier e restaurator. Gjatë veprimtarisë si historian i arkitekturës ka botuar studime të veçanta dhe përgjithësuese për monumentet e kultit të krishterë e atij islamik dhe i ka bërë të njohura arritjet e studimeve në shumë konferenca e simpoziume kombëtare e ndërkombëtare. Si restaurator ka hartuar dhe udhëhequr shumë ndërhyrje restauruese në monumentet e kultit. Pirro Thomo lindi më 1939. Është studiues i arkitekturës së kultit dhe asaj popullore, inxhinier restaurator. Profesor Thomo është autor i një numri monografish e artikujsh mbi arkitekturën popullore (fshatare e qytetare), ndërtimet e kultit (kishat) dhe restaurimin. Është anëtar i Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, pedagog në kursin pasuniversitar për Master Profesional në Restaurim pranë Fakultetit të Arkitekturës e Urbanistikës të Universitetit Politeknik të Tiranës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit
Luljeta Lleshanaku merr titullin e laureates: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar!
Rrënojat e Urës së Bahçallëkut mbeten në lum, vera kalon pa ndërhyrje restauruese
Instituti i Studimeve per Krimet e Komunizmit hap ekspoziten “Gulagu Evropian”
Arti në Arkiva – kujtese a rebelim?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}