Klejd Këlliçi*

Universiteti i Tiranës

Studentët që studionin jashtë, njeriu i ri socialist, kuadrot e formuara jashtë, mekanizma kontrolli politik. Ky artikull është marrë nga revista Memoria, nr.2, 2022, botim i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojave të Komunizmit

Regjimi komunist në Shqipëri është përshkruar si izolacionist dhe militant në interpretimin e teorisë marksiste nërrugën e projektuar për arritjen e komunizmit.[1] Një izolim i tillë ishte diktuar nga natyra e regjimit,vizioni i tij për botën e ‘jashtme’, por edhe nga vetë modeli i zhvillimit të zgjedhur, një përzierje midis stalinizmit revolucionar dhe burokratik.

Mandel,[2]për shembull, supozon se doktrina e stalinizmit në një vend diktoi përhapjen e mëvonshme të lëvizjes komuniste në mbarë botën, dhe në të njëjtën kohë, shtyu përpara nacionalizmin, i cili përfundimisht minoi vetë idenë e internacionalizmit. Socializmi në një vend u zhvillua në nga Shqipëri[3] dhe Kinë, e vijon më pas me Shqipërinë, qëpas vitit 1976 u vetëshpall si vendi i vetëm që ndiqte rrugën e vërtetë vërtetëtë marksizëm-leninizmit.

Rruga e vetmuar e Shqipërisë në zhvillimin e socializmit, diktua nga një lloj involucioni[4] i vendit i cili ndoqi një interpretim dogmatik të marksizmit. Në fakt, ky rrugëtim nuk ishte i panjohur e mund të krahasohet me Bashkimin Sovjetik të viteve tridhjetë. Isaiah Berlin,[5] kur i referohet Bashkimit Sovjetik, flet për insulim dhe jo për izolim duke u shprehur  se,“Bashkimi Sovjetik shihet më së miri si një institucion pedagogjik. Nuk është burg – ky është një shtrembërim. Qytetarët e saj ndihen si djem në shkollë dhe qëllimi kryesor i shkollës është të edukojë rusët të arrijnë Perëndimin sa më shpejt të jetë e mundur”. Argumenti kryesor i Berlin është se, rusët vetëkonsideroheshin si gjysëm barbarë, dhe duhej të ndërgjegjësoheshin për misionin zhvillimor të sistemit socialist, e në të njëjtën kohë ata duhej të mbroheshin nga ndërhyrja dhe influenca perëndimore. Insulimi, në këtë rast, do të shërbente si një formë mbrojtje e higjenizimi për masat të cilat duhej të shpëtoheshin nga korrupsioni moral e material që përfaqësonte Perëndimi.

Shqipëria e fundit të viteve shtatëdhjetë përshtatet në modelin e insulimit të përshkruar nga Berlini, i cili simbolizohet nga shteti/regjimi që funksionon si një institucion gjigant pedagogjik, në të cilin qytetari socialist duhej të formohej, informohej dhe mbrohej nga ndikimet e dëmshme. Një përshkrim më të qartë rreth mënyrës sesi regjimet komuniste vetëpërcaktoheshine jep Jowitt,i cili flet regjimin e kështjellë. Koncepti i Jowitt-it hedh idenë se regjimet komuniste dhe mbi të gjitha ato staliniste mbështeten në një mentalitet ‘kështjelle’, i cili minimizon çdo lloj ndikimi nga mjedisi vendor nga jashtë, ndërkohë që vijon mendryshime revolucionare e radikale në vend. Rasti shqiptar mund të klasifikohet si regjim  kështjellë, i realizuar dhe imagjinuar edhe në diskursin dhe praktikën e ultra radikale të majtë. Jowitt supozon forma e regjimit kështjellë është “…një përgjigje tipike e çdo organizate relativisht të sigurt në lidhje me pushtetin dhe të pasigurt për identitetin është të adoptojë një përkufizim dogmatikisht konkret të veçorive të saj thelbësore: vendosja e këtij identiteti në mjediset e saj potencialisht ndotëse dhe (përpjekja për të) distanca vetë nga dhe dominon ato mjedise armiqësore”.[6] Në këtë logjikë, Shqipëria ndërtoi traditën e saj të insulimitdhe dyshimit ndaj botës së jashtme, mbështetur edhe në tradhtinë e madhe ndaj idealit socialist nga ish- aleatët e saj më të afërt, përkatësisht Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe më pas Kina.

Kështu, kontakti me “botën e jashtme” duhej të ishte i kujdesshëm dhe vazhdimisht i monitoruar, modeluar dhe përshtatur me ndjeshmëritë e interpretimit ideologjik të marksizmit dhe situatës së brendshme të Shqipërisë. Për të kuptuar dallimit mes izolimit dhe insulimit, në këtë studim do të marrim si shembull,  studentët shqiptarë në Perëndim, gjatë periudhës 1970-1990. Kjo periudhë është marrë parasysh në raport me lëvizjen e flukseve të formimit të studentëve shqiptarë jashtë vendit, si në vendet e lindjes socialiste si në perëndim.

Nëse në vitet pesëdhjetë, gjashtëdhjetë, pjesa dërrmuese e studentëve shqiptarë që studionin jashtë shtetit, kryenin studimet e tyre në vendet e bllokut lindor, gradualisht dhe pas prishjes me BS, ato spostohen drejt Kinës dhe Koresë se Veriut. Pavarësisht vëllazërisë dogmatiko-ideologjike këto vende, nuk konsideroheshin kurrsesi të zhvilluara, e aq më pak sistemet e tyre arsimore. Kjo u pa qartë gjatë revolucionit kulturor kinez, i cili futi në krizë të thellë sistemin arsimor, sidomos atë të lartë. Në përpjekje për të siguruar një klasë drejtuese të formuar, regjimi shqiptar, u detyrua  të shihte kah perëndimit. Pavarësisht retorikës izoluese, anti perëndimore, autorietet shqiptare, sa detyrohen aq edhe pranojnë, që të shkollojnë një numër të konsiderueshëm studentësh në disa vende si Italia, Franca e më pak në Austri dhe Suedi. E megjithatë, shkollimi në perëndim mund të kishte efekte negative mbi studentët shqiptarë, të cilët mund të infektoheshin nga mënyra e jetesës perëndimore.Për këtë arsye autoritetet shqiptarë u munduan të ngrenë një sistem mekanizmash kontrolli për të evituar efektet negative që mund të sillte jetesa në perëndim. Në vijim, punimi rreket pikërisht të evidentojëraportin mes nevojës për të formuar kuadro në perëndim dhe format e kontrollit e frikës për “humbjen e njëriut të ri socialist” nga infektimi me kulturën perëndimore.

Perëndimi dhe edukimi

Shqipëria kishte një marrëdhënie të dyzuar me të ashtuquajturin Perëndim. Nëse nga njëra anë regjimet komuniste përçmonin kapitalizmin, jetën borgjeze dhe konsumerizmin, nga ana tjetër, Perëndimi dhe Europa përfaqësonin botën e zhvilluar. Pavarësisht se ushqente një marrëdhënie simbiotike me Kinën, Shqipëria nuk u ndje kurrë e detyruar të adoptonte tërësisht metodat dhe frymën antiperëndimore të Revolucionit Kulturor. Ramiz Alia, pasardhësi i Hoxhës, kritikoi qëndrimin kinez ndaj ‘produkteve kulturore’ të Perëndimit. Në këtë mënyrë, Shqipëria ruajti një linjë komunikimi me Perëndimin, nisur dhe nga ndjeshmëritë e elitës politike në vend. Enver Hoxha nuk fshehu kurrë formimin e arsimimin e tij në Francë e po ashtu ndikimin kulturor. Franca u bë shpejt porta kryesore e Shqipërisë për të mbajtur një kontakt të vazhdueshëm me Perëndimin dhe shtetin kryesor që ofronte një alternativë për formimin studentor dhe pasuniversitar drejt vendeve të tjera.[7]

Pas ndarjes me Kinën, ndryshe nga sa dihet, Shqipëria filloi të gërvishte perden e saj të hekurt. Marrëdhëniet kulturore-arsimore ishin ato me të cilat regjimi e mbajti të hapur dritaren me vendet e tjera. Duke qenë se marrëdhëniet e tilla me lindjen ishin të ashpra, nisur pozicioni heretik, që Shqipëria kishte brenda bllokut komunist, Perëndimi i anatemuar, çuditërisht u bë destinacion kryesor për formimin e studentët shqiptarë, dhe pse numrat e tyre mbetën të kufizuar.

Në fillim të viteve gjashtëdhjetë, Kina dhe pjesërisht Koreja e Veriut, zëvendësuan Bashkimin Sovjetik si destinacioni kryesor i studentëve shqiptarë.[8]Megjithatë, marrëdhënia e veçantë me Kinën nuk e kufizoi regjimin për të dërguar studentë në Evropë, jo vetëm për shkak të afërsisë gjeografike, por edhe për shkak të cilësisë së arsimit perëndimor. Ndërsa marrëdhëniet me Kinën[9] u përkeqësuan në mesin e viteve shtatëdhjetë, autoritetet shqiptare shfrytëzuan të gjitha mundësitë e ofruara nga Perëndimi për arsimin pasuniversitar dhe atë pasuniversitar. Ideologjikisht, Perëndimi u refuzua në të njëjtin nivel me vendet revizioniste (satelitët sovjetikë, plus Kinën), por duke ruajtur një nivel minimal komunikimi e sidomos për atë që lidhej me studentët.[10]

Zhvillimi i shpejtë dhe i nevojshëm i sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri nuk kaloi pa probleme. Universiteti i Tiranës u krijua vetëm në vitin 1957, pa kurrfarë tradite, e sidomos për sa i përkiste profesoratit. Në fillimet e tij, universiteti mbështetej shumë te profesorët sovjetikë.[11]Me prishjen e marrëdhënieve me BS, një pjesë e mirë e tyre u larguan, duke pezulluar aktivitetin didaktik. Ky boshllëk u mbush nga një pjesë e ish-studentëve, me pak ose aspak përvojë, të cilit sapo kishin mbaruar studimet në vendet lindore, e natyrisht u shoqërua me të gjitha vështirësitë që sjellin ndryshimet e befta. Kjo u pa sidomos në mangësitë e sistemit universitar në raport me industrializimin e sforcuar të viteve gjashtëdhjetë.[12]Qysh në vitin 1971, Ministria e Arsimit ankohej për gjendjen e rëndë të universitetit për sa i përket laboratorëve, si dhe formimit të profesorëve.[13]Kësaj i shtoheshin dhe pamundësitë për kualifikime jashtë vendit,[14]e që ndikonin fort, sidomos në formimin e pedagogëve të lëndëve teknike. Universiteti kishte po kështu vështirësi në “riprodhimin” e vetvetes si në aspektin e njohurive, të kërkimit e të zgjerimit të profesoratit. Një pjesë e personelit akademik nuk ishte mjaftueshëm i kualifikuar për të bërë kërkime, nga ana tjetër, kishte vështirësi në ngritjen e kurseve për studentët pasuniversitar, duke bllokuar kështu formimin e personelit akademik. Shumë departamente të reja kishin vështirësi, që sipas Ministrisë së Arsimit, në lidhje me përcaktimin e fushës së tyre shkencore. Bllokimi i formimit universitar në lindje, ishte sa i induktuar nga qeveria shqiptare sa dhe i ndikuar nga vendet pritëse, kryesisht BS. Autoritetet shqiptare u detyruan të eksploronin mundësi të tjera formimi, në perëndim, duke përdorur fillimisht bursat e organizatave ndërkombëtare si, ato të UNESCO-s, apo PNUD, apo dhe vende si Italia e Franca. Megjithatë, një pjesë e mirë e pedagogëve apo studentëve kishin mangësi të theksuara të njohurive linguistike si anglisht apo frëngjisht.[15]Pavarësisht kërkesës nga Universiteti dhe Ministria e Arsimit për specializime jashtë vendit, bursat e dhëna nga vende si Franca apo Italia ishin jashtëzakonisht të vogla.[16]Si rrjedhojë, Shqipërisë iu desh të mbështetej kryesisht në ‘bujarinë’ e partnerëve të saj kulturorë, pavarësisht nevojës urgjente të Universitetit apo Ministrisë së Arsimit për dërgimin e studentëve apo pasuniversitarëve jashtë vendit.

Ngadalë dhe për shkak të presionit institucional, qeveria ndihmoi dhe ndërmjetësoi me partnerët e saj ndërkombëtarë një rritjen të vazhdueshme të numrit të studentëve që studiojnë jashtë vendit. Nga viti 1971 e tutje, numri i studentëve shqiptarë u rrit në mënyrë të qëndrueshme në Francë dhe Itali, me lidhjen lindore ende mbizotëruese (Kinë 77 studentë dhe 7 në Rumani7). Në vitin 1973, në Francë kishte 19[17] studentë (pasuniversitarw dhe universitar).[18]Në vitin 1976, numri i tyre ra në 12 në Francë dhe 4 në Itali. Numrat filluan të zvogëlohen në mesin e viteve shtatëdhjetë, për shkak të mungesës së koordinimit dhe planifikimit midis Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës dhe Komisionit të Planit të Shtetit.[19]Madje, institucionet shqiptare kërkuan jo vetëm të dërgonin elementët më të mirë, por edhe të përballonin mungesën e përgatitjes së studentëve, si në aspektin e njohurive, ashtu edhe të gjuhëve të huaja. Ndonëse problemet e përgatitjes paraprake dhe njohja e gjuhëve të huaja mbetën gjithmonë një problem për përparimin e studentëve shqiptarë, veçanërisht në Francë, megjithatë, në fillim të viteve tetëdhjetë, numri i tyre ishte në rritje të vazhdueshme. Në total, 102 studentë studionin në Perëndim, me këtë numër në rritje pasi qeveria kërkonte të shfrytëzonte mundësitë e ofruara nga vende të tjera si Greqia,[20] Austria apo Suedia.[21]Vetëm në vitin 1979 qeveria shqiptare, (edhe për shkak të presioneve të brendshme nga Universiteti Shtetëror dhe Ministria e Arsimit dhe Kulturës) vendosi të investojë në bursa shtetërore për të mbështetur financiarisht studentët shqiptarë jashtë vendit.[22]Sasia e tyre ishte mjaft të vogël dhe nuk i kalonte kurrë ato të ofruara nga qeveria franceze dhe italiane. Nisur nga  ky fakt, qeveria shqiptare vazhdoi t’u kërkonte autoriteteve italiane dhe franceze rritjen e numrit të bursave,[23]megjithë propagandën për epërsinë e socializmit dhe mbështetjen në forcat e veta. Trajtimi financiar për studentët me bursa të huaja apo shqiptare, duhej të ishte në kushte të barabarta për të shmangur pabarazitë financiare. Një vendim i tillë arriti nga njëra anë të parashtronte parimin socialist të barazisë midis atyre që ishin pjesë e së njëjtës kategori, ndërsa nga ana tjetër arriti t’i shpëtonte fytyrënnjë vendi, i cili refuzonte çdo lloj ndihme financiare, veçanërisht nga perendimi. Megjithatë, autoritetet shqiptare u shqetësuan kur si autoritetet italiane ashtu edhe ato franceze ulën shumën e shumave të parave për çdo bursë, pasi kjo do të thoshte se pala shqiptare duhej të kompensonte diferencën.

Funksioni i universitetit në vendet komuniste nuk ishte thjesht për formimine studentëve, por mbi të gjitha ai i indoktrinimit politik[24]dhe i propagandës së vazhdueshme mbi marksisëm- leninizmin. Arsimi i lartë në Shqipëri nuk bënte përjashtim, duke pasur parasysh edhe faktin se universiteti ishte krijimi i regjimit. Studentët në këtë kuptim shiheshin si produkti më i mirë i regjimeve komuniste. Nga ana tjetër, arsimi i lartë, natyrisht, nuk ishte i hapur për të gjithë, por për klasa sociale, të cilat në diskursin zyrtar kishin fituar fuqi gjithnjë e më të madhe, si punëtorët dhe fshatarët. Në këtë mënyrë, universiteti shtetëror u siguronte akses vetëm atyre që përmbushnin kriteret politike, pa marrë parasysh aftësitë. Një privilegj i tillë, natyrisht, nuk ishte i aksesueshëm nga klasat e deklasuara si dhe ata që konsideroheshin si “armiq të klasës”. E njëjta logjikë u përdor edhe në procesin e përzgjedhjes së atyre që shkojnë jashtë vendit për studime.

Bursat e dhëna nga vendet perëndimore, apo nga qeveria shqiptare, nuk u promovuan dhe as nuk u hapën si informacion për publikun. Informacioni mbi mundësitë për të studiuar jashtë vendit nuk ishte i disponueshëm për studentët apo akademikët. Përbërja e tij ishte sekret shtetëror. Në momentin kur studentët shkonin jashtë shtetitm, ata vendoseshin nën mbikëqyrjen e rreptë të Sekretariatit për Arsimin në Komitetin Qendror, Ministrinë e Arsimit dhe atë të Punëve të Jashtme. Universiteti i Tiranës mund të propozonte kandidatura, por pranimi i tyre varej nga organet partiake, të cilat vlerësonin performancën akademike, origjinën familjare, besnikërinë ndaj regjimit dhe pastërtinë politiko morale të kandidatit.

Universiteti, degët lokale të PPSHsi dhe Komitetet Ekzekutive duhej të siguronin një dosje që përmbante informacionin përkatës për kandidatët e mundshëm, e cila zakonisht përmbante jo vetëm një deklaratë personale ose një jetëshkrimnë formën e vetëdëklarimit, por edhe informacione të rëndësishme politike, që në fund të procesit përcaktoheshin. Arsyeja reale e përzgjedhjes;e ashtuquajtura ‘Karakteristika’[25]shoqëroi çdo qytetar shqiptar që nga adoleshenca e hershme deri në fund të jetës së tij/saj, duke përcaktuar karrierën, përfitimet apo diskriminimin e përhershëm (në rastin e ish-të burgosurve politikë). Byroja Politike hartontekriteret sipas të cilave shtetasit shqiptarë mund të udhëtonin jashtë vendit për qëllime zyrtare, duke përfshirë ato të studentëve, duke mbajtur kriteret politike si më të rëndësishmet.

Besueshmëria politike dhe sjellja e mirë shoqërore konsideroheshin si tiparet më të rëndësishme të një kandidati të mirë, ndërsa kualifikimet profesionale dhe serioziteti i individit, luanin një rol më pak të rëndësishëm. E gjithë jeta sociale e një të rrituri shoqërohej nga karakteristika, një dokument tipik kontrolli social e politik që regjimi prodhonte për secilin nga qytetarët e rritur shqiptarë. Karakteristika ishte dokumenti fillestar, nga ku fillonte procesi i seleksionimit të studentëve. Ajo përmbante dy informacione kyçe, qëndrime politike familjare dhe personale.[26]Origjina familjare, lidhjet me komunistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, qëndrimi familjar gjatë viteve 1939-44 (pasiviteti, lidhjet me armikun në periudhën e luftës, origjina sociale) përcaktuan fatin e studentëve dhe kandidatëve pasuniversitar që dëshironin të studionin jashtë. Në vitin 1967, një kandidat u hodh poshtë, për shembull, pasi babai i tij u zbulua se kishte lidhje tregtare me Italinë duke filluar nga fundi i të tridhjetave deri në vitin 1943. Megjithatë një student u pranua si kandidat potencial për të studiuar në Itali, pavarësisht se një i afërm kishte studiuar teologjinë, dhe kishte mbetur në Romë, vetëm pasi u provua se, familja nuk kishte ruajtur lidhje me kushëririn. Heshtja dhe mungesa e kontaktiti jepte të kuptonte partisë se familja e kandidatit e kishte refuzuar kushëririn prift, kryesisht për arsye politike.[27]Lidhjet partiake apo anëtarësimi partiak i të afërmve ishin padyshim asete që mund të përmirësonin pozitën e kandidatit në procesin e përzgjedhjes. Ndërsa shteti forcoi kontrollin mbi popullsinë, në Universitetin e Tiranës praktikisht mungonin elementë të huaj, jokonformistë, politikisht jo të besueshëm, kështu që pjesa më e madhe e studentëve që studionin jashtë, kishin qysh në fillim një figurë të pastër politike. Ishte e qartë se, shumica e studentëve dhe pasuniversitarëve të përzgjedhur, kishin një prejardhje të përsosur politike dhe familjare që i bënte ata të besueshëm për të studiuar jashtë vendit.

Sistemi i përzgjedhjes pati disa të meta. Studentët shqiptarë që shkonin jashtë duhej të kalonin të paktën dy deri në tre vjet në U.T. e, më pas, të shkonin për studime jashtë shtetit, duke rrezikuar të diplomoheshin vonë, rreth moshës 27-29 vjeç. Vendimet finale të pranimit të kandidaturave i përkisnin organeve të partisë, por diktoheshin në hyrje nga rekomandimet negative që mund të vinin nga organet partiake të vendit të origjinës së studentit. Kjo procedurë, rrezikonte të sillte kandidatura, të cilat më shumë se meritore reflektonin lidhje klientelare më shumë se sa meritokracinë. Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, propozoi krahas vlerësimit politik, provime apo teste për të vlerësuar më mirë formimin e kandidatëve. Teste të tilla, sidomos në vitet tetëdhjetë, u futën qysh në vitin e fundit të gjimnazit, duke ulur në këtë mënyrë moshën e studentëve për t’u dërguar në studime jashtë vendit.Përzgjedhja me testim u përpoq të zëvendësonte sistemin e vjetër të dhënies së të drejtës së studimit që tradicionalisht i përkiste komiteteve vendore partiake dhe ekzekutive, e që siguronte njëfarë shpërndarje gjeografike të formimit universitar, në anën tjetër diskriminonte studentët që vinin nga zona më pak të zhvilluara. Pavarësisht testimeve, kriteri politik ishte çelës kryesor për t’u arsimuar jashtë vendit. E thënë kështu, njohja dhe zotërimi i dijes në marksizëm-leniniste, soliditeti në aspektin moral, si dhe prejardhja familjare, do të luanin ende rolin kryesor në caktimin e bursave. Sistemi i përzgjedhjes së kandidatëve për të shkuar për studime jashtë vendit, në mënyrë të pashmangshme përshkohej nga konsiderata ideologjike dhe jo nga talenti. Kritere të tilla favorizonin natyrshëm fëmijët e  burokratët partiakë që të kishin akses parësor, besnikët më të mëdhej të regjimit.[28]

‘Kemi qenë gjithmonë bashkë!’[29]: Roli i partisë dhe mbikqyrja reciproke

Në fillim të viteve shtatëdhjetë, studentët shqiptarë në Perëndim (Itali dhe Francë) përbënin një pjesë të vogël popullsisë studentore jashtë vendit. Nëse në vende si Kina apo Korea, studentët i nënshtroheshin një kontrolli të dyfishtë, si nga ambasadat ashtu edhe nga organizatat lokale të partisë,[30]në Perëndim, kontrolli duhej shpikur nga e para, duke qenë se ata jetonin në shoqëri dhe mjedise ideologjikisht armiqësore. Pra, kontrolli ishte preokupimi më i rëndësishëm i ambasadave shqiptare për studentët. Ajo nuk shihej vetëm si formë tipike e përgjegjësisë ndaj bashkëqytetarëve, por më tepër si një sjellje e natyrshme e asaj që Kharkodin, në rastin e BS, cilëson si një kusht themelor për mbijetesën e pushtetit sovjetik.[31]Kontrolli u përpoq të rikrijonte dhe ruante kushte të ngjashme ideologjike dhe shoqërore si në Shqipëri. Kjo ishte veçanërisht e rëndësishme për Perëndimin. Një raport për studentët nga Ambasada Shqiptare në Francë, drejtuar Komitetit Qendror të Partisë, i përshkruan studentët si që jetojnë në një mjedis ‘të rrethuar nga ideologjia reaksionare dhe borgjeze’.[32]

Mentaliteti i tipit ‘Kështjellë’ duhej të eksportohej edhe në mjedise të huaja, ideologjikisht armiqësore. Kështu studentët u bënë subjekt i kontrollit dhe disiplinës, jo vetëm nga ambasadat e tyre, por edhe nga bashkëmoshatarët e tyre. Në fillim të viteve gjashtëdhjetë, Këshilli i Ministrave kishte miratuar një rregullore për shtetasit shqiptarë që udhëtonin jashtë vendit. Një rregullim i tillë normalisht mbulonte të gjithë shtetasit shqiptarë, duke qenë se vizita në vendet e huaja ishte para së gjithash një akt zyrtar dhe jo çështje private. Rregullorja kishte të bënte kryesisht me praktikat e kontrollit, duke thënë se asnjë shtetas shqiptar nuk mund të udhëtonte dhe të jetonte vetëm në një vend të huaj.[33]Ambasadat u kujdesën që studentët të vendoseshin së bashku dhe madje të kërkonin nga administrata e  universiteteve, që të vendosin studentë apo pasuniversitarët në të njëjtat konvikte. Në Itali, Francë apo Austri, studentët jetonin në afërsi të njëri-tjetrit dhe ndonjëherë edhe ‘të detyruar’ të bashkëjetonin pavarësisht karaktereve të kundërta apo mosmarrëveshjeve. Disa studentë, të cilët mbetën vetëm në një qytet të caktuar, u transferuan në kryeqytetin ku ndodhej Ambasada.[34] Në të tjera, studentët u detyruan të ndryshonin degën e tyre të studimit për arsyen e lartpërmendur. Një rregull i tillë ndiqej veçanërisht për studentet femra, të cilat nuk mund të studionin në një universitet/qytet ku nuk kishte studentë të tjerë shqiptarë. Ambasadat ishin veçanërisht të prirura për të shmangur kontaktet e papërshtatshme midis studentëve meshkuj dhe femra, duke mos i lënë studentët femra dhe meshkuj të jenë ‘vetëm’ në një qytet të caktuar.[35]

Politikat e shkëmbimit të studentëve qoftë midis vendeve të veçanta, qoftë në një nivel më mbikombëtar, nuk kufizoheshin vetëm në formimin dhe krijimin e kapitalit njerëzor,[36] por edhe për botëkuptimin e shkëmbimeve kulturore.Në rastin e studentëve shqiptarë në perëndim, kjo logjikë binte poshtë pasi, studentët, jetonin në një ambient të perceptuar si armiqësor, gjë që duhej të reflektohen dhe në marrëdhënien e ndërveprimin minimal të nevojshëm me vendasit. Në raportet vjetore të vetëvlerësimit, të paraqitura nga studentët, vendasit e tjerë quheshin zakonisht si të huaj.[37]Pa dyshim që koncepti i të huajit në këndvështrimin shqiptar, nuk ishte thjesht një qytetar, por ishte edhe përfaqësues i një logjikë përjashtimore, e cila mund të ndryshonte vetëm me nënshtrimin ideologjik të tjetrit. Studentët shqiptarë, me cilësitë më të mira, sipas të kuptuarit zyrtar, nuk mund të ndajnin sjellje tipike konsumatore dhe të njëjtin stil jete si bashkëmoshatarët e tyre të huaj. Kjo dilte në pah e theksohej gjithmonë në raportet që, për hir të vëzhgimit të ndërsjellë, dorëzoheshin gjithmonë nga dy studentë. Këto raporte, vlerësonin jo vetëm besnikërinë ndaj partisë, por theksonin mungesën e ndërveprimit të pahijshëm, ose të rastit me elementët e huaj. Ky dallim ishte i nevojshëm, ose siç shprehet një student, “në mënyrë të tillë që të mos marrim asgjë nga mentaliteti dhe pikëpamjet e tyre politike”.[38]Pavarësisht kësaj, studenti apo pasuniversitari pritej të vepronte si agjent shtetëror, duke vepruar sipas rregullave ideologjike dhe morale të vendit të origjinës. Rrallëherë atyre iu kërkua të shpërndanin propagandë midis studentëve[39] bashkëmoshatarë, por atyre u duhej të pyesnin ose t’u jepeshin udhëzime se si të vepronin, kur pyeteshin për politikat e vendit të tyre. Për një vend, i cili mendonte, se ishte fanari i vetëm i socializmit në botë, një logjikë e tillë ishte pak e çuditshme, pasi vullnetarisht tërhiqej të  propagandonte përmes studentëve shqiptarë  revolucionin socialist global. Megjithatë, regjimi arrinte të bënte një dallim mes propagandës ndërkombëtare dhe ndihmës që i jepte grupimeve apo partive të vogla marksiste-leniniste jashtë vendit,[40] dhe Shqipërisë si shtet. Në pamje të parë, studentët mund të ishin agjentët perfektë të propagandës zyrtare, si dhe lidhjeve që, ata, mund të mbanin me qytetarë apo grupe politike që ndanin të njëjtat pozicione politike sikurse ato të PPSH, megjithatë, regjimi preferoi të ruante lidhje direkte me këto grupe, duke i përjashtuar studentët, pasi nuk dëshironte t’i përfshinte ata në debatet e brendëshme të vendeve ku studentët shqiptarë studionin. Për këtë arsye në Itali dhe Austri, ambasadat hartuan strategji me studentët se si t’u përgjigjeshin pyetjeve të mundshme mbi politikën dhe shoqërinë shqiptare.[41]

Paralelisht me kontrollin e ndërsjellë, mes studentëve Komiteti Qendror[42] kërkoi nga ambasadat që të riprodhonin strukturat organizative si, ato, ku studentët dhe pasuniversitarët i përkisnin në atdhe në Shqipëri. Organizatat partiake, ishin të pranishme në çdo ambasadë, e për të replikuar format e organizimit socio-politik të të rinjve, në Shqipëri, jashtë shtetit, studentët u inkuadruan në seksione të BRPSh apo BPSh. Organizatat rinore apo sindikale kishin disa fusha veprimi, ndër të cilat më kryesorja ishte politizimi i vazhdueshëm i anëtarëve përmes diskutimeve mbi situatën aktuale ndërkombëtare dhe zhvillimet në atdhe. Indoktrinimi politik individual, forma kryesore e vetëkontrollit, u zëvendësua nga organizata të lidhura me partinë, në fund të fundit përgjegjëse për aktivitetet kurrikulare dhe jashtëshkollore të studentëve.[43] Organizatat rinore, si BRPSh ose BPSh, të organizuara nën mbikëqyrjen e ambasadave, u përpoqën të rikrijonin një mjedis thuajse monastik që i përgjigjej logjikës së jetës në atdhe, më tepër mjedisit ku jetonin studentët. Shumica e materialeve për diskutim dhe analizat,[44] më së shumti, bëheshin nga celulat e partisë në ambasada, nën mbikëqyrjen e Komitetit Qendror. Ato përbëheshin kryesisht nga materialet e politikave partiake apo librat e fundit të shkruar nga Hoxha.

Organizata u përpoqën të ndërtonin një lente ideologjike përmes të cilës studentët mund të lexonin mjedisin e jashtëm dhe të mbroheshin prej tij. Me fjalë të tjera, ata siguruan një gjuhë standarde të përbashkët për të përballuar jetën e përditshme. Për shembull, studentët nuk inkurajoheshin të përfshiheshin në polemika me kolegët ose profesorët e tyre, por duhej të jepnin përgjigje standarde kur pyeteshin ose provokoheshin nga studentët, profesorët dhe njerëz të tjerë. Organizata të tilla, veçanërisht në qytetet e largëta, ku nuk kishte përfaqësues diplomatikë, siguronin formën bazë dhe më me ndikim të kontrollit në jetën e studentit. Ata u përpoqën të vepronin si mburoja të mbrojtjes ndaj një mjedisi, i cili ndonëse konsiderohej si dekadent dhe inferior, megjithatë ushtronte potencialisht tërheqje thuajse malinje. Studentëve as nuk u kërkua të kryenin ndonjë veprim për të sfiduar ideologjikishtmjediset pritëse. Ata, thjesht, kishin për detyrë të mbronin veten dhe vendin e tyre në publik, por edhe privatisht, nga çdo lloj provokimi që mund të ofronte mjedisi. Në disa raste, studentët sfiduan publikisht atë që ata e perceptuan si provokim. Në Francë, dy studentë iu replikuan një profesori, i cili lavdëroi Bakunin përkundër Marksit,[45] duke ia raportuar siç duhet zyrtarëve të ambasadës. Në Itali, një student denoncoi publikisht një koleg që kishte vendosur një artikull në revistë që denonconte Shqipërinë në çantën e këtij të fundit, duke e përshkruar artikullin si një akt provokues ndaj Shqipërisë.[46] Ambasadat vazhdimisht u kërkonin atyre të jepnin informacion mbi opinionet politike të profesorëve dhe studentëve vendas.

Përveç ambasadave, të cilat mbikëqyrnin procesin e kontrollit dhe ‘rregullat e ndërveprimit’ me ‘shoqërinë perëndimore’, studentët ishin subjekt i kontrollit edhe në atdhe. Të gjithë ata, kur u kthyen në Shqipëri për pushime, kryen të ashtuquajturën ‘punë fizike’ për një muaj për të përfunduar atë që regjimi e quajti ‘trekëndëshi revolucionar’. Ai konsistonte në formimin e vazhdueshëm ushtarak, studimin e teksteve ideologjike (që supozohej se studentët i kishin bërë tashmë) dhe punë fizike. Ministria, me sugjerimin e Komitetit Qendror, parashikoi që një aktivitet i tillë të zhvillohej për kthimin e studentëve gjatë verës, si një formë spastrimi ideologjik dhe kthimi në normalitet.[47] Zelli për kontroll filloi të zbehej pasi numri i studentëve që studionin jashtë vazhdoi të rritej dhe konformiteti me rregullat nuk mund të zbatohej në të njëjtën mënyrë si më parë. Nga fundi i viteve tetëdhjetë, formalizmi zëvendësoi kontrollin me organizatat studentore që pushuan së kryeri funksionet e tyre themelore politike dhe kontrolli i kolegëve dështoi pasi rregullat nuk mund të zbatoheshin dhe ambasadat pushuan së kërkuari informacion nga studentët për aktivitetet e tyre.

Plaçkomania

Studentët, të diplomuarit apo specialistët konsideroheshin jo thjesht agjentë të shtetit, por më e rëndësishmja si bartës të parimeve dhe ideve socialiste, kudo që shkonin. Idetë dhe idealet e tilla duhej të ishin një tipar karakterizuesi të përditshmes së tyre jashtë shtetit. Lentet ideologjike të ofruara nga propaganda ishin gjithashtu një kujtesë e vazhdueshme e jetës së tyre të përditshme. Të mos kishin kontakte të pahijshme me bashkëmoshatarët e tyre të huaj, nënkuptonte një mënyrë jetese që duhej t’i përgjigjej atij në atdhe dhe jo atij në vendet pritëse.[48] Ideja që kishin zyrtarët shqiptarë për Perëndimin, ishte ajo e konsumizmit, dekadencës dhe trazirave të përhershme morale e shoqërore. Ndërsa Partia parashikonte epërsinë morale të studentëve shqiptarë jashtë vendit, ajo ishte gjithashtu e vetëdijshme për tundimin që konsumatorizmi perëndimor mund të kishte mbi studentët. Siç thekson Vihavainen[49] “…njeriu [sovjetik]në një shoqëri komuniste nuk do të ishte materialisht i pangopur”. Ambasadat u përpoqën të jepnin udhëzime për sjelljen, veçanërisht në lidhje me konsumin (veshje dhe mallra elektronike dhe të ngjashme). Nëse, nga njëra anë, një udhëzues i përgjithshëm ishte se studentët duhet të dukeshin sa më të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre, kjo duhet të ishte gjithashtu e pranueshme për sa i përket kodeve morale dhe të veshjes të vendosura në atdhe. Xhinset, minifundet, veshjet ekstravagante ishin pjesë e mënyrës së jetesës së borgjezisë, të lidhura pashmangshmërisht me imoralitetin e supozuar, të papajtueshëm me sjelljen dhe stilin tipik të jetesës së shqiptarit socialist. Në përputhje dhe duke ndjekur modelet e vendosura nga përvoja sovjetike[50] apo edhe kineze në jetën e përditshme revolucionare, veshja mori vëmendje të veçantë nga autoritetet komuniste.

Ndërsa mallrat e tjera të konsumit mund të konsumoheshin në ambiente private, veshja përcaktonte thelbin e personit dhe predispozicionin e tij ndaj një stili të caktuar jetese, përkatësisht atij borgjez. Raportet zyrtare shpikën neologjizmin e ‘plaçkomanisë’, manisë së veshjeve, e cila nuk përfshinte thjesht eksesin konsumist, por ishte edhe një tregues i fortë i moralit socialist dhe thyerjes potenciale të tij. Ambasadat dhe organizatat rinore jepnin vazhdimisht këshilla mbi pamjen e studentëve, duke vendosur kufijtë se çfarë ishte e pranueshme dhe çfarë jo. Për më tepër, një kod i rreptë i veshjes, i cili etiketohej si i duhuri dhe dinjitoz, duhej të jepte dallimin mes studentëve shqiptarë, agjentëve të revolucionit dhe të tjerëve. Ambasadat u përpoqën të impononin vazhdimisht disiplinë duke vajtuar për tendencat konsumatore, duke theksuar nevojën e studentëve për të blerë libra. Ambasada shqiptare në Romë kritikoi disa studentë[51] kishin kursyer para në ushqim, në kurriz të shëndetit për të blerë një televizor, ndërsa të tjerë kishin blerë magnetofonë.[52] Në të tjera, studentët kundërshtuan ofertat për shtëpitë e ofruara nga ambasada, duke gjetur apartamente më pak të shtrenjta për të kursyer para dhe për të blerë mallra që nuk ishin të disponueshme ose të vështira për t’u gjetur në atdhe. Veprime të tilla u dënuan gjerësisht në takime me studentët, por praktika u tolerua disi edhe për shkak se artikuj të tillë i nënshtroheshin tarifave të larta doganore në vendlindje, gjë që sillte dhe përfitim për shtetin.

Duke qenë se, shteti shqiptar nuk ishte as i aftë financiarisht dhe as i mësuar t’i përshtatte bursat me normat përkatëse të inflacionit (veçanërisht në Itali dhe Francë), ai mbështetej vazhdimisht në bursat e ofruara nga vendet perëndimore apo organizatat ndërkombëtare. Ndërkohë që bursat e ofruara nga shtete të veçanta ishin pak a shumë të barabarta me ato të shtetit shqiptar, ato nga organizatat ndërkombëtare si PNUD-i konsideroheshin mjaft të larta. Në vitin 1982, Këshilli i Ministrave, pasi mori informacion të detajuar mbi modelet e përgjithshme të konsumit të studentëve, bëri me dije se ata që merrnin bursa nga organizatat ndërkombëtare duhej t’u kthenin një pjesë të parave ambasadave shqiptare. Nga ana tjetër, ajo i detyroi studentët të shpenzojnë (dhe të justifikojnë në përputhje me rrethanat) më shumë për libra, sesa për artikuj të tjerë. Dyfishimi i sasisë së shpenzimeve për libra u konsiderua si një masë e mirë për të luftuar konsumerizmin, por edhe si një mënyrë për të rimbushur bibliotekat në shtëpi me literaturë shkencore, si dhe sigurimin e parave të gatshme për ambasadat për të mbështetur numrin gjithnjë në rritje të specialistëve që rrjedhin në Perëndimi. Librat u bënë kështu elementi kryesor me të cilin mund të kufizoheshin tendencat e tepërta konsumeriste, duke i riorientuar studentët drejt qëllimit se përse dërgoheshin jashtë vendit, për të marrë njohuri dhe për të provuar veten si “më të mirë se të huajt [studentët]”. Shembuj të përshtatshëm me etikën socialiste u vlerësuan dhe u raportuan si praktikat më të mira. Konsumi i shkencës kundrejt konsumizmit, u bë pjesë integrale e kabllogrameve që Ambasadat u dërgojnë në atdhe, ministrive dhe organeve të Partisë. Përfundimisht, beteja për “plaçkomaninë” filloi të zbehet në fund të viteve tetëdhjetë, kur paralajmërimi u zëvendësua nga kritika e thjeshtë. Raportet në fund të viteve tetëdhjetë pasqyronin një prirje të përgjithshme liberalizuese të regjimit komunist ndaj aktiviteteve të studentëve në Perëndim.

Trupi si zgjatim i shtetit

Në një shoqëri revolucionare asketesi ajo shqiptare, modelet e sjelljes duhej të përputheshin me dogmën zyrtare. Projekti i njeriut të ri shqiptarishte sigurisht i frymëzuar nga modeli sovjetik, i përzier me përvojën vendase. Porsi ai sovjetik[53]trupi shqiptar duhej të përshtatej me projektin revolucionar që regjimi kishte ndërmarrë për ndërtimin e socializmit. Për më tepër, duke qenë se i shërbente një projekti të përbashkët, të konsideruar si superior,si fizikisht dhe intelektualisht, ndaj atij perëndimor. Siç u përmend më parë, kontrolli i konsumizmit ishte një mënyrë për të ruajtur pakorruptueshmërinë e trupit socialist në Perëndim. Raportet e ambasadave përmendnin jo vetëm dukjen për sa i përket veshjes, por ato ishin aq të detajuara sa të mbulonin edhe modelin e flokëve të studentëve.[54]Flokët e gjata për meshkujt ishin një simbol i dekadencës që mund t’i largonte të rinjtë nga objektivi i vërtetë revolucionar. Minifundet dhe xhinset nga ana tjetër ishin simbole çlirimi dhe kontestimi në vitet gjashtëdhjetë në Perëndim dhe si të tilla ishin të ndaluara në Shqipëri. Veshja e artikujve të tillë për studentët që studiojnë në Paris, Romë apo Milano, do të ishte përkthyer si dorëzim ndaj idealeve perëndimore.[55] Paraqitja kundrejt përmbajtjes ishte një luftë e vazhdueshme mes studentëve dhe censuruesve të tyre, ambasadave dhe zyrtarëve të ministrive. Po kështu dhe kontaktet informale me të huajt duhet të kufizohehsin në kuadrin e të pranueshmes për standartin socialist.Ato toleroheshin deri në atë masë sa nuk kompromentonin as shtetin shqiptar, as vetë studentin.[56]

Ambasadat kërkuan sistematikisht informacion mbi pozitën politike të profesorëve, studentëve dhe pronarëve të shtëpiave ku jetonin studentët, duke përcaktuar se çfarë kontakti duhej të ishte i pranueshëm dhe çfarë duhej të konsiderohej si i papërshtatshëm.

Një preokupim i vazhdueshëm i diplomatëve ishte monitorimi apo parandalimi i lidhjeve romantike mes studentëve shqiptarë dhe vendasve, apo edhe mes vetë studentëve shqiptarë.[57] Ndërsa nga njëra anë dogma zyrtare vlerësonte dashurinë si shprehje lirie, kjo dashuri duhej të ishte një dashuri ‘politike’[58] dhe, jo thjesht,një shprehje e konsensusit midis dy individëve. Shoqëria e re socialiste nuk hoqi dorë nga disa nga parimet bazë të një mjedisi konservator, i cili ishte mjaft i fiksuar pas jetës familjare dhe martesës. Përpos kësaj, regjimi komunist zhvilloi një qëndrim të thellë ksenofobik ndaj të huajve, veçanërisht pas prishjes me Bashkimin Sovjetik. Kjo preku, jo vetëm sferën publike, por edhe atë private. Studentët shqiptarë, të cilët më parë ishin martuar me qytetarë të kampit komunist, u detyruan t’i mohonin gratë e huaja.[59] Që nga kjo periudhë e fundit, martesa e shtetasve shqiptarë me të huaj u bë krejt e pamundur.

Në Perëndim, studentët këshilloheshin dhe qortoheshin vazhdimisht për marrëdhëniet e papërshtatshme me të huajt, veçanërisht ato romantike. Në vitin 1975, burri i një studenteje shqiptare në Francë denoncoi menjëherë tradhëtinë e gruas së tij me një studentfrancez.[60]Afera kishte konturet e një historie spiunazhi, pasi francezi ishte punonjës i Ministrisë së Brendshme, pra një spiun i mundshëm. Burri, duke denoncuar menjëherë gruan e tij, fajësoi ndikimin e keq që kishte jeta borgjeze mbi të.[61]Skandali u shtri edhe tek studentet e tjera, të cilat kishin pasur lidhje romantike me të huajt. E indinjuar nga ngjarja, Ministria propozoi jo vetëm të kthente fajtorët në shtëpi, por edhe të gjithë studentët që studionin në Francë dhe Itali në atë kohë.[62]Përfundimisht, Komiteti Qendror propozoi të ndëshkohej vetëm një person i grupit, pasi nuk donte të acaronte marrëdhëniet me Francën. Ndërsa vajzat studente i nënshtroheshin një kontrolli më të rreptë, meshkujt gëzonin pak më shumë liri. Në Bordo, një student u qortua për lidhje me një studente angleze nga organizata lokale e rinisë shqiptare.[63]Studenti bëri një autokritikë gjatë mbledhjes duke braktisur menjëherë të dashurën. Ndërkohë që afera u konsiderua e përfunduar dhe e konsumuar në mbledhjet e organizatave rinore, ajo u rishfaq disa vite më vonë, kur një zyrtar i Ambasadës, teksa ishte në një vizitë inspektimi në Universitetin e Strasburgut, zbuloi se anglezja kishte ndjekur studentin atje. Afera u raportua menjëherë në Tiranë dhe u etiketua si ‘sjellje e degjeneruar e studentit…që vazhdoi lidhjen me një vajzë angleze’.[64]Studenti u rikthye përfundimisht në Shqipëri, u qortua për papjekurinë e tij politike dhe u trajtua si shembull i keq për studentët e tjerë që studionin në vendet perëndimore, në një takim të mëpasshëm me ta. Rikthimi në vend shihej si një formë e mjaftueshme ndëshkimi, e cila më vonë do të ndikonte në mundësitë e tyre të karrierës. Megjithatë, jo të gjithë studentët iu nënshtruan presionit të shtetit ose të kolegëve për të hequr dorë nga të dashurat e tyre, ose për të përshtatur sjelljen e tyre me direktivat politike nga autoritetet e vendit të tyre.[65]Një student shqiptar në fillim të viteve tetëdhjetë në Milano,[66]qortua për rezultate të dobëta dhe u kërcënua se do të kthehej në Shqipëri. Studenti u thirr, së bashku me babain e tij, në një takim me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës për të shpjeguar arsyet e performancës së tij të dobët. Ai fajësoi presionin dhe vështirësitë e lëndëve të ndryshme në universitet, ndërsa babai i tij zbuloi një lidhje sentimentale që djali i tij kishte me një kolege daneze. Studenti, teksa përballej me denoncimin e të atit, u përpoq të mbrohej, duke thënë se nuk e kishte menduar kurrë se afera mund të dëmtonte në çdo rast shtetin. Nën presion për ta hequr dorë, studenti premtoi se do ta bënte në një moment të dytë. Afera u rishfaq vitin e ardhshëm, kur i njëjti person u akuzua publikisht në takimin e përvitshëm me studentët në Tiranë,[67] për vazhdimin e lidhjes. Përballë kritikave dhe një ndëshkimi të mundshëm, studenti përdori të njëjtin repertor socialist të inkuizitorëvetë tij nga Ministria, për të justifikuar sjelljen e tij. Ndërkohë që, studenti vazhdonte të takohej me vajzën, ai ishte kishte përmirësuar dukshëm rezultatet mësimore nëuniversitet dhe duke treguar se vajza, dhe lidhja, nuk ishin bërë pengesë për diplomimin e tij. Ai pohoi se vajza daneze vinte nga një familje mjaft normale, një imazh që duhet të kujtonte në mendjen e dëgjuesve dhe lexuesve imazhin tipik të një familjeje tipike tradicionale shqiptare. Studenti, pavarësisht presioneve, vazhdoi ta shihte vajzën dhe synonte të martohej me të, me kusht që të vinte në Shqipëri. Episodi pasqyron më shumë paqartësinë e regjimit shqiptar për t’u marrë me histori të ngjashme dhe strategjinë e tij për zgjidhjen e tyre. Balanca gjinore në sjellje të tilla, favorizonte më shumë meshkujt se femrat. Nëse burrat shqiptarë mund të shpengonin veten dhe të prishnin marrëdhëniet me gratë e huaja, studentet shqiptare dënoheshin siç duhet dhe ktheheshin menjëherë në shtëpi.[68]

Përfundime

Marrëdhënia e Shqipërisë me Perëndimin, nga fundi i viteve gjashtëdhjetë e në vazhdim, në fushën arsimore dhe kulturore ishte ambivalente. Nga njëra anë, Perëndimi konsiderohej një armik ideologjik, ndërsa nga ana tjetër ai siguronte një vend për një hapje dhe shkëmbim të kujdesshëm. Studentët japin shembullin më të mirë të një marrëdhënieje të tillë. Prania e tyre në vende të zgjedhura perëndimore do të rritej vazhdimisht me kalimin e kohës, pavarësisht nga qëndrimi ideologjik i ashpër i Tiranës. Shqipëria u përpoq të përdorë dhe të shfrytëzojë çdo mundësi për të vazhduar me zhvillimet shkencore, por edhe për të mbështetur kërkimin dhe menaxhimin industrial të industrive të saj. Sigurisht që, këtë e bëri, në kushtet e veta, duke u përpjekur të kontrollonte dhe monitoronte vazhdimisht praninë dhe veprimtarinë e shqiptarëve jashtë vendit. Jeta e studentit në Itali, Francë, Austri, Suedi apo Greqi pasqyronte disi atë që po ndodhte në drejtim të kontrollit në vendin e tyre. Shteti kërkonte nga studentët jo vetëm besnikërinë politike, por edhe riprodhimin sa më besnik të stilit të jetesës që kishin në shtëpi. Përsa i përket studentëve që shkonin jashtë vendit, në një kohë kur shumë pak u lejuan ta bënin këtë, procesi u konsiderua edhe si njohje talenti, por edhe privilegj. Ata duhej të studionin pa humbur lidhjen me parimet e marksizmit leninizmit në shtëpi. Ndërsa në vitet e para, edukimi politik ishte një aktivitet politik jashtë shtetit kryhej nga vetë studenti, në fund të viteve shtatëdhjetë, studentët u organizuan politikisht në grupe kolektive që pasqyronin organizatat në atdhe. Organizata të tilla kishin për detyrë të edukonin politikisht anëtarët e tyre dhe të kontrollonin e monitoronin aktivitetet e tyre të përditshme, të cilat duhet të pasqyronin shqetësimet ideologjike të regjimit.

Me rritjen e numrit të studentëve, ato u bënë një instrument i rëndësishëm i shtetit për të marrë informacion jo vetëm për kolegët e tyre, por edhe për të huajt e tjerë (kryesisht profesorë dhe studentë). Jeta e studentëve monitorohej nga organizatat e tyre dhe nga bashkëmoshatarët e tyre për të forcuar kompaktësinë ideologjike dhe për të prodhuar një figurë shoqërore homogjene të studentit shqiptar jashtë vendit. Studentët nuk ishin thjesht individë të talentuar, por edhe agjentë shtetërorë që duhej të siguronin rezultate dhe t’i riprodhonin në shtëpi në aktivitetet e tyre profesionale. Çuditërisht, Partia nuk u kërkoi kurrë shprehimisht të vepronin si agjentë të saj ideologjikë jashtë vendit, por studentët do të përdornin ideologjinë për t’iu përgjigjur çdo provokimi që mund të hasnin. Studentëve iu desh të përsërisnin edhe një sjellje të tillë konformiste kur ishin në shtëpi dhe do të qortoheshin për importimin në Shqipëri të veshjeve dhe mallrave të tjera të konsumueshme që i përkisnin mënyrës së jetesës së borgjezisë. Prania e tyre fizike duhej të ishte gjithashtu një përfaqësim i përsosur dhe i pastër i njeriut të ri socialist, prandaj ndalimi i kontakteve apo lidhjeve romantike me të huajt. Nga fundi i viteve tetëdhjetë, kontrolli politik dhe personal mbi studentët kaloi në formalizëm, për shkak të një hapjeje dhe liberalizimit gradual të regjimit.

Bibliografia

Bowers, Stephen R.  “Stalinism in Albania: Domestic Affairs under Enver Hoxha”, East European Quarterly, XXII, No. 4 (Jan.1989): f.441-457.

Berlin, Isaiah “Why Soviet Union Choses to Insulate Itself”. Në The Soviet Mind: Russian Culture under Communism.  Red. Hardy, Henry, f.  90-98. Brookings Institution Press, 2011.

Connelly, John.  Captive University: The Sovietization of East German, Czech and Polish Higher Education 1945-56.  The University of North Carolina Press, 2000.

E.N. intervistë me autorin 15 janar 2022.

Griffiths, Thomas G. and Cardona, Euridice Charon “Education for Social Transformation: Soviet University Education Aid in the Cold War Capitalist World-System”, European Education, Vol.47, Issue 3 (Sep. 2015): f . 226–241.

Gourova, Gogurova “Ideology of Consumption in the Soviet Union”. Në Communism and Consumerism:The Soviet Alternative to the Affluent Society, Red. Vihavainen, Timo and Bogdanova Elena, f. 68-84. Brill, Leiden-Boston 2007.

Hoxha, Artan. “From Missionaries of Socialism to Spies of Imperialism: The Shifting Position of Soviet Women in Communist Albania”. Histories, 1 (2021): f. 256–266.

Jowitt, Keneth. Communist International Relations: A Political Anthropology of Leninist Regime Relations, Final Report to the National Council for Soviet and East European Research. The Regents of the University of California, 1987.

Kharkhodin, Oleg.The Collective and the Individual in Russia: A Study of Practices, Berkeley and Los Angeles: University of California Press, 1999.

Këlliçi, Klejd and Danaj, Ermira. “Promoting Equality, Perpetuating Inequality: Gender Propaganda in Communist Albania”, History of Communism in Europe: Vol. 7 (2016) : f 39–61.

Këlliçi, Klejd. “ ‘Nuk i lejojmë!’: Shteti dual, martesat e shqiptarëve me të huajt dhe ligjshmëria socialiste”, Revista ‘Memoria’, Viti I, Nr.1, (2021): f. 144-169.

Mandel, Ernst. From Stalinism to Eurocomunism: The Bitter Fruits of ‘Socialism in one Country’.Penguin, 1978.

Lalaj, Ana. “‘Ndarje të trishtuara’: Një vështrim historik – juridik mbi martesat midis shtetasve shqiptarë dhe të huaj, Studime Historike, I-II, (2010)f.155-165;

Mc Cracken, Craig “Albania’s history in European football: beards and bad behaviour in the Balkan”, The Guardian, 15 tetor 2015. Tërhequr në 12 janar 2022.

https://www.theguardian.com/football/beyond-the-last-man/2015/oct/15/albania-european-football

Mëhilli, Elidor “Defying De-Stalinization: Albania’s 1956”, Journal of Cold War Studies, Vol. 13, No. 4(Fall 2011): f. 4–56.

Mëhilli, Elidor. From Stalin to Mao: Albania and the Socialist World. Cornell University Press, 2017.

M.K. Intervistë me autorin, 22 shkurt 2022.

Nafpliotis, Alexander “The 1971 Reestablishment of Diplomatic Relations between Greece and Albania: Cooperation and Strategic Partnership within Cold War Bipolarity?”. Në Greece in the Balkans: Memory, Conflict and Exchange. Red. Anastasakis, Othon, Dimitar Bechev, and Nicholas Vrousalis, f. 118-134. Cambridge Scholars, 2009.

Pedrazzi, Nicola. L’Italia che sognava Enver. Controluce, 2017.

Peeva, Adela. “Divorce Albanian Style”, Adela Media Film & TV Production, Bulgaria, Germany, Poland, Finland, 2007.

Shahini, Arjan “Sullied: The Albanian Student Movement of December 1990”. Frontiers in Political Sciences. Vol. 3(Dec. 2021): f.1-19.

Starks, Tricia. The Body Soviet: Hygiene, Propaganda, and the Revolutionary State. University of Wisconsin Press, 2008.

Turku, Helga. Isolationist states in an Interdependent World. Ashgate, 2009.

Vihavainen, Timo. “Consumerism and the Soviet Project”. Në “Communism and Consumerism:The Soviet Alternative to the Affluent Society”. Red. Vihavainen, Timo and Bogdanova Elena, f. 28-67. Brill, Leiden-Boston 2007

Burimet arkivore

AQSH,F.511, F 14 str. KQPPSh.


[1]Stephen R. Bowers, “Stalinism in Albania: Domestic Affairs under Enver Hoxha”, East European Quarterly, XXII, Nr. 4 (Jan.1989): f. 12-14.

[2]Erns Mandel. From Stalinism to Eurocomunism: The Bitter Fruits of ‘Socialism in one Country’ (Penguin, 1978), f.19.

[3]Shih edhe Elidor Mëhilli “Defying De-Stalinization: Albania’s 1956”, Journal of Cold War Studies, Vol. 13, Nr. 4 (Fall 2011): f. 4–56.

[4]Isaiah Berlin “Why Soviet Union Choses to Insulate Itself”. Në The Soviet Mind: Russian Culture under Communism. Red. Hardy, Henry, f.  90-98. (Brookings Institution Press, 2011) f. 90-98.

[5]Po aty, f.93.

[6]Keneth Jowitt. Communist International Relations: A Political Anthropology of Leninist Regime Relations, Final Report to the National Council for Soviet and East European Research. The Regents of the University of California, 1987.

[7]Shqipëria ose tërhoqi studentë nga vendet lindore, ose ata u dëbuan, ose nuk u lanë të vijonin studimet nga autoritetet sovjetike gjatë prishjes së marrëdhënieve, mes dy vendeve. Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSh), Fondi 511, viti 1961, dosja 127, fl.1. Raport mbi realizimin e planeve  kulturore me B.S. dhe vende socialiste.

[8] AQSH, F.511, D.55, 1962, fl.4.  Korrespondencë e KQPPSH dhe MPJ për dërgimin e studentëve jashtë shtetit dhe emërimin e tyre në atdhe.

[9] Elidor Mëhilli. From Stalin to Mao: Albania and the Socialist World. (Cornell University Press, 2017).

[10] AQSH, F.511, V.1985, D.160, fl.58. Protokolle programe dhe plane bashkëpunimi kulturore dhe veprimtaritë me jashtë.

[11] AQSH, F.511, V.1961,D. 127, fl.2. Raport mbi realizimin e planeve  kulturore  me B.S. dhe vende socialiste.

[12] AQSH, F.511, V.1971, D.177. f.18. Raport mbi përdorimin e fondeve të UNESCO-s.

[13] Po aty , fl. 19.

[14] Arjan Shahini “Sullied: The Albanian Student Movement of December 1990”. Frontiers in Political Sciences. Vol. 3(Dec. 2021), f.8.

[15] AQSH, F.511, V.1971, D.177. f.18 Raport mbi përdorimin e fondeve të UNESCO-s.

[16] AQSH, F.511, V.1973, D.208, fl.7.  Raporte, relacione për studentët që studjojnë jashtë shtetit.

[17] AQSH, F.511, V.1976, D.245, fl.28. Korrespondencë për qëndrimin e studenteve tanë jashtë shtetit.

[18] AQSH, F.511, V.1974,D.223, fl.37.Mbi dërgimin e studentëve për specializim jashtë shtetit

[19] AQSH, F.511, V.1977,D.254,  fl.2-3.Relacione dhe informacione mbi qëndrimin e studentëve tanë që kanë vajtur me studime jashtë  shtetit

[20] Greqia u bë  një destinacion të ri për studentët shqiptarë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të cilat ishin ndërprerë për gati 41 vjet. Për studentët shih AQSH, F.511, V.1981, D.155,  fl.168. Vendime relacione informacione dhe Korrespondencë me Këshillin e Ministrave e institucione të tjera për dërgimin e studentëve e specialistëve për studime universitare dhe pasuniversitare jashtë shtetit; Për marrëdhëniet me Greqinë shihAlexander Nafpliotis, “The 1971 Reestablishment of Diplomatic Relations between Greece and Albania: Cooperation and Strategic Partnership within Cold War Bipolarity?”  në Greece in the Balkans: Memory, Conflict and Exchange, red. Othon Anastasakis, Dimitar Bechev, and Nicholas Vrousalis, (Cambridge Scholars, 2009), f.124-125.

[21] Instituti Suedez pranoi deri në 5 studentë pasuniversitarë në vit që nga viti 1979. Qeveria Federale e Austrisë dha bursa gjithashtu për shtatë persona ndërmjet studentëve universitarë dhe pasuniversitarë, në vitet tetëdhjetë. AQSH, F.511, V.1980, D.106, f. 64-65. Vendime, udhezime dhe relacione të K.Q.P.P.Sh. dhe Këshillit të Ministrave për dërgimin e studentëve jashtë.

[22] AQSH, F.511, V.1979, D.242.  fl. 102-14.Vendim i Këshillit të Ministrave  për përballimin  e shpenzimeve për studime universitare jashtë shtetit.

[23] AQSH, F.511, V.1980, D.270, fl.3. Vendime udhezime dhe relacione të KQPPSH dhe Këshilli i Ministrave për dërgimin e studentëve jashtë shtetit.

[24] John Connelly. Captive University: The Sovietization of East German, Czech and Polish Higher Education 1945-56 (The University of North Carolina Press, 2000), f.227.

[25] AQSH, F.511, V.1967, D.14, fl. 31. Relacion për natyrën dhe kriteret e propagandës në botë.

[26] Po aty,fl.14.

[27]AQSH, F.511, V.1962, D.55, fl. 48. Korrespondencë e KQPPSH dhe MPJ për dërgimin e studentëve jashtë shtetit dhe emërimin e tyre në atdhe.

[28] Të afërmit e zyrtarëve të lartë dhe të mesëm partiakë fituan bursa për të studiuar jashtë vendit. Mund të përmendim këtu djalin e Ramiz Alisë që studionte në Suedi me emër të rremë. Edhe Iliriana Koleka, vajza e një anëtari të njohur të Byrosë Politike ka studiuar në Francë. Kuadro të tjerë, besnikë dhe të lidhur mirë me partinë, mund të merrnin bursa për fëmijët e tyre. AQSH, F.511, V.1983, D.211, fl. 132-136. Vendime të Këshillit të Ministrave, relacione dhe informacione të Ministrisë së Arsimit dhe disa ambasadave tona jashtë shtetit për dërgimin e specialistëve dhe studentëve për studime të plota universitare.

[29] Fraza që dy studente shqiptare përdorin në një raport vetëvlerësimi, e nënvizuar nga zyrtari të cilit i është drejtuar raporti. AQSH, F.511, V. 1976, D.245, fl. 77. Korrespondencë për qëndrimin e studenteve tanë jashtë shtetit.

[30] Studentët shqiptarë në Republikën Popullore të Koresë (Koreja e Veriut) dhe Republikën Popullore të Kinës, merrinin pjesë në shumicën e aktiviteteve jashtëshkollore si ato politike, punë fizike (aktivitete pune në fabrika apo bujqësi).AQSH ,F.511, V.1976, D. 245, fl.80-82. Korrespondencë për qëndrimin e studenteve tanë jashtë shtetit.

[31] Oleg Kharkhodin, 1999. The Collective and the Individual in Russia: A Study of Practices, (Berkeley and Los Angeles: University of California Press 1999),  f.110.

[32] AQSH, F.511, V. 1980, D.270, fl.75. Vendime udhezime dhe relacione të KQPPSH dhe Këshillit të Ministrave për dërgimin e studentëve jashtë.

[33] AQSH,F.511, V. 1967, D. 14, fl. 22-23. Relacion për natyrën dhe kriteret e propagandës në botë.

[34] AQSH, F.511, V. 1977, D. 184, fl.30. Korrespondencë e Këshillit të Ministrave dhe institucione të tjera për dërgim personash jashtë në kuadrin e BGSh.

[35] AQSH, F.511, V. 1977, D. 254, fl. 2-3.Relacione dhe informacione mbi qëndrimin e studenteve tanë që kanë vajtur me studime jashtë shtetit.

[36] Thomas G. Griffiths and  Eunice Charon Cardona “Education for Social Transformation: Soviet University Education Aid in the Cold War Capitalist World-System, European Education”, European Education, Vol.47, Issue 3 (Sep. 2015).

[37] AQSH, F.511, V. 1976, D.245, fl. 76-77. Korrespondencë për qëndrimin e studenteve tanë jashtë shtetit.

[38] AQSH, F.511, V. 1976, D. 245, fl. 76-77. Korrespondencë për qëndrimin e studenteve tanë jashtë shtetit.

[39] AQSH, F.511, V.1977, D. 254, fl. 71-73. Relacione dhe informacione mbi qëndrimin e studentëve tanë që kanë vajtur me studime jashtë  shtetit.

[40] Shih përshembull raportet mes Shqipërisë dhe segmenteve të caktuara të grupimeve marksiste-leniniste në Itali. Nicola  Pedrazzi. L’Italia che sognava Enver. (Controluce, 2017).

[41]AQSH, F.511, V.1980, D. 270, fl. 63-67. Vendime, udhëzime dhe relacione të KQPPSH dhe Këshillit të Ministrave për dërgimin e studentëve jashtë shtetit.

[42] Po aty,fl.96.

[43] AQSH, F.511, V. 1981, D. 155, fl. 138-139 dhe 143-144. Vendime relacione informacione dhe korrespondencë me Këshillin e Ministrave  e institucione të tjera për dërgimin e studentëve e specialistëve për studime universitare dhe pasuniversitare jashtë shtetit.

[44] AQSH, F.511, V.1982, D.274, fl.31-32. Raporte, relacione informacione dhe korrespondencë me Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Jashtme për dërgimin e studentëve tanë jashtë shtetit, qëndrimin dhe përparimin e tyre në Shqipëri.

[45] AQSH, F.511, V. 1977, D. 254, fl. 71-73. Relacione dhe informacione mbi qëndrimin e studenteve tanë që kanë vajtur me studime jashtë shtetit.

[46] AQSH,F.511, V. 1973, D. 208, fl.12. Raporte, relacione për studentët që studjojnë jashtë shtetit.

[47] AQSH, F.511, V.1982, D. 274, fl. 150-151. Raporte, relacione informacione dhe korrespondencë me Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Jashtme  për dërgimin e studentëve tanë jashtë shtetit, qëndrimin dhe përparimin e tyre në Shqipëri.

[48] AQSH, F.511, V.1982, D. D.274/1, fl.9. Raporte, relacione informacione dhe korrespondencë me Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Jashtme për dërgimin e studentëve tanë jashtë shtetit, qëndrimin dhe përparimin e tyre në Shqipëri.

[49] Timo Vihavainen “Consumerism and the Soviet Project”. Në Communism and Consumerism:The Soviet Alternative to the Affluent Society, red. Timo Vihavainen, and Elena, Bogdanova (Brill, Leiden-Boston, 2007), f. 46.

[50] Olga.Gourova, “Ideology of Consumption in the Soviet Union” në Communism and Consumerism: The Soviet Alternative to the Affluent Society, red. Timo Vihavainen, and Elena, Bogdanova (Brill, Leiden-Boston, 2007), f.70.

[51] Studimi jashtë shtetit konsiderohej si një prej arritjeve më të mëdha personale të një studenti. Pritshmëritë familjare në anën tjetër nuk ishin vetëm ato të formimit por edhe të zgjidhjes së disa problemeve materiale me të cilat përballeshin familjet shqiptare. E.N. ish-student shqiptar në Francë në vitet tetëdhjetë, në intervistën e lëshuar për këtë punim, u shpreh se ai kishte ndërtuar një skemë kursimi me qëllim që në fund të studimeve të sillte në Shqipëri një televizor me ngjyra, një lavatriçe, një manjetofon dhe një frigorifer. Për të arritur blerjen e këtyre produkteve, të cilat shënonin dhe një status simbol për familjet shqiptare, atij i duhej të ulte në maksimum konsumin në Francë, duke importuar dhe sasi të mëdha ushqimesh nga Shqipëria. Intervistë me E.N. 15 janar 2022. Intervistë me M.K. 22 shkurt 2022.

[52] AQSH, F.511], V.1979, D. 242, fl. 34-35. Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 201 ‘Vendim i Këshillit të ministrave për përballimin e shpenzimeve për studime universitare jashtë shtetit’.

[53] Tricia Starks The Body Soviet: Hygiene, Propaganda, and the Revolutionary State (University of Wisconsin Press, 2008), f.163.

[54] AQSH, F.511, V. 1980, V. 270, fl. 82. Vendime udhezime dhe relacione të KQPPSH dhe Këshillit të Ministrave për dërgimin e studentëve jashtë.

[55]The Guardian në një reportazh, paraqet në mënyrë perfekte vëmendjen me të cilën shteti shqiptar tentoi të konformonte jo vetëm trupin shqiptar por edhe atë të huaj. Kur një ekipi i huaj erdhi për të luajtur në Shqipëri, lojtarët u ‘përshëndetën’ me prerje flokësh nga berberi i vendosur në hollin e aeroportit. C.Mc Cracken, Albania’s history in European football: beards and bad behaviour in the Balkan, The Guardian, 15,X,2015,   

https://www.theguardian.com/football/beyond-the-last-man/2015/oct/15/albania-european-football

[56] Në Vjenë, ambasada i kërkoi Universitetit të Vjenës të shmangte vendosjen e studentëve shqiptarë në të njëjtin konvikt me shtetas sovjetikë ose amerikanë. AQSH, F.511. V. 1980, D. 270, fl. 78. Vendime udhezime dhe relacione të KQPPSH dhe Këshillit të Ministrave për dërgimin e studentëve jashtë.

[57] AQSH, F.511, V. 1983, D.211, fl. 140. Vendime të Këshillit të Ministrave ,relacione dhe informacione të Ministrisë së Arsimit dhe disa ambasadave tona jashtë shtetit  për dërgimin e specialistëve dhe studentëve  për studime të plota universitare.

[58] Ramiz Alia, Sekretari për Kulturën në KQ përcaktonte se si duhej të ishte marrëdhënia romantike mes dy të rinjve në shoqërinë socialiste shqiptare. Nëse në një anë vlerësohej autonomia dhe konsensusi mes dy individëve, në anën tjetër, marrëdhënia intime nuk duhej të ishte ‘dashuri e lirë’, tipike për shoqëritë e shthurura perëndimore. Klejd Këlliçi dhe Ermira Danaj, “Promoting Equality, Perpetuating Inequality: Gender Propaganda in Communist Albania”,  History of Communism in Europe: Vol. 7. (2016), f. 39–61.

[59]Ana Lalaj, “ ‘Ndarje të trishtuara’: Një vështrim historik – juridik mbi martesat midis shtetasve shqiptarë dhe të huaj, (I-II, 2010), Studime Historike, f.155-165; Klejd Këlliçi ,“ ‘Nuk i lejojmë!’: Shteti dual, martesat e shqiptarëve me të huajt dhe ligjshmëria socialiste”. ‘Memoria’, Viti I,. (Nr.1, 2020) f. 144-169; Artan Hoxha, “From Missionaries of Socialism to Spies of Imperialism: The Shifting Position of Soviet Women in Communist Albania”. Histories, (1,2021), f. 256–266. Shih po ashtu dokumentarin.  Adela Peeva. “Divorce Albanian Style”, Adela Media Film & TV Production, Bulgaria, Germany, Poland, Finland, (2007).

[60] AQSH, F.14/str KQPPSH, V. 1975, D. 355, fl.12-13. Informacione të Ministrisë së Arsimit për studentët jashtë vendit.

[61] Po aty, f.23.

[62] Po aty, f. 26.

[63] AQSH, F.511, V. 1983, D. 211, fl. 136.Vendime të Këshillit të Ministrave ,relacione dhe informacione të Ministrisë së Arsimit dhe disa ambasadave tona jashtë shtetit  për dërgimin e specialistëve dhe studentëve  për studime të plota universitare.

[64] AQSH, F.511, V. 1983, D. 211, fl. 136.Vendime të Këshillit të Ministrave ,relacione dhe informacione të Ministrisë së Arsimit dhe disa ambasadave tona jashtë shtetit  për dërgimin e specialistëve dhe studentëve  për studime të plota universitare.

[65] Po aty, f.132-136.

[66] AQSH, F.511, V. 1986, D. 149, fl. 178. Relacione e informacione dhe korrespondencë e Ministrisë së Punëve të Jashtme e institucione të tjera për dërgimin e studentëve jashtë.

[67] Po aty, f.119.

[68] AQSH, F.511, V. 1986-87, D. 137, f. 111.Relacion dhe informacione të ardhura nga ambasadat tona për punën me studentët dhe specialistët tanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Homazh/ Ali Oseku: Sa mirë që është shpikur një gjë e bukur, kaq madhore sa fryma!
Historia shqiptare, çfarë mbahet e fshehur në arkivat e Stambollit
Hebrenjtë nuk u shpëtuan në Kosovë!
Dëshmon torturat nga burgu i Burrelit, ironia e ish të përndjekurit politik: Komunizmit i kam ngel borxh edhe 15 vite burg!
Manipulimet dhe propaganda në filmat e komunizmit
Revolta që tronditi diktaturën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}