Shkrimtarja Flutura Açka ka reaguar ne rrjetin e saj social per ngjarjet me te fundit ne Kosove, per gjyqin qe po u behet drejtuesve kryesore te UÇK=se. Ajo e sheh me shqetesim kete proces dhe si nje rrezik per lirine qe i cenohet ketij vendi, pas barbarizmave te Millosheviqit mbi popullin e pafajshem te Kosoves, dhe qendrimin konstat te Serbise pas kesaj lufte.
Açka shenon: “Ishte ditë e trishtë për shqiptarët dje, të shohin zemrën e UÇK pas qelqesh qesëndisës “drejtësie”. Por, edhe njëqind vjet më pas, mu si në këtë foto, ne vazhdojmë të luftojmë kështu, ja mbi pemë e jo me këmbë në tokë e me letra për në Europë.
Ndërkohë, ca shqiptarë zuzarë, vijnë e na e presin pemën. marrin edhe miqtë ballkanas me vete që të na theqafin mirë. Nga ata shqiptarë që na janë shtuar shumë: Ose i ble greku e serbi, ose i deliron pushteti, ose i zë smira, ose egoja nuk i lë të shohin historinë edhe pa ta, ose krekosja me kollare të shndritshme u jep lejë të bëjnë zullume historike.
Dhe ja, tek “rropatemi” të çojmë Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, Serbia nën tryezë kërkon njollat për Shtëpinë e Verdhë dhe kopsit letra – False po, pse ka Europa nge t’i hyjë kësaj dileme para se dëmi i fjalës së rreme të na njollosë?! – për na e kthyer strehën në Shtëpia e Zezë.
Duhet diplomaci, vetëm diplomaci e heshtur dhe e hapur. Diplomaci, por jo me kalamaj dhe me djaj!”
Foto: Shqipatarë në Luftën e Parë Botërore
Urime Zonjes Flutura Acka per kete shkrim ku ngre me mencuri shqetesimin serioz per plogeshtine e pales shqiptare ne lojen diplomatike. Kemi 110 vjet shtet dhe nuk po bejme punen si duhet. Leme propaganden e genjeshtrave serbe te krijoje opinion te gabuar per luften clirimtare te shqiptareve te Kosoves.