Kur në Tiranë vilat 100 vjeçare shembet, e shkatërrohen nga vetë pushteti, në vendin fqinj Itali, moderniteti, klasikja dhe e shkuara bashkëjetojnë të kuruar nga dora e njeriut duke krijuar magjinë e çdo vizitori të huaj. Ekziston një vend në Itali ku historia, arti, tradita, kultura, territori, natyra, gjenialiteti bashkohen prej gjashtë shekujsh me një  dashuri të vetme “made in Italy”. E ndodhet në Toskana, në këtë rajon ku sipas dëshmive historike është populluar nga etruskët e shumë kohë para se të ndërtohej Roma

nga Alba Kepi

Ekziston një vend në Itali ku historia, arti, tradita, kultura, territori, natyra, gjenialiteti bashkohen prej gjashtë shekujsh me një  dashuri të vetme “made in Italy”.

E ndodhet në Toskana, në këtë rajon ku sipas dëshmive historike është populluar nga etruskët e shumë kohë para se të ndërtohej Roma.

Pak kilometra para se të mbërrish në Firence mes vreshtave, agrumeve, ullinjve e bimësisë mesdhetare, shfaqet  ajo “Mbretëresha” me shkëlqimin e pa kohë.

Është Vila Poggio Torselli por të gjithë e njohin me emrin Mbretëresha si pallati më antik i zonës. Dokumentat kadastarle i vërtetojnë ekzistencën që më 1427 , e banuar nga familjet më të njohura artistokratike fiorentine si Da Casavechia,  Machiavelli, Macalli, Agiolini, Corsini Antinori, Orlandini etj.

Mbretëresha të suprizon sapo marrin fund qiperisat e lartë që kufizojnë kopshtin e orietojnë rrugën deri në oborrin e saj qëndror.

Është madhështore, si një pallat mbretëror dhe e hijshme si vepra e një piktori të Rilindjes.

Statujat antike të katër stiënëve pranëvera, vera ,vjeshta dimri, i bëjnë roje në fasadën qëndrore mbi pikën më të lartë të katër kateve të saj e janë lajmotivi i afreskeve e arktitekturës elegante, stile baroko që ia vesh të gjithë ambientet, dhomat, sallonet, muret e që rrëfejnë historinë e “Mbretëreshës” që nga rilindja deri më sot.

Kurora e Napoleonit,  Cari rus e familja Machiavelli

E nuk mjaftojnë harmonia e ngjyrave të afreskeve, apo vezullimi i llampadarëve me kristaltë, për t’ia konseruar moshën shekulllore. Dyert e “Mbretëreshës” ruajnë sekrete e biseda të personazheve të rëndësishme të historisë botërore.

Një nga dhomat e saj në katin e parë mban emrin e Papa Pio VII. Ishte 1804 kur Peshkopi i 251 i Kishës Romane e prej 1800 Papë i Selisë së Shenjtë, niset nga Vatikani drejt Parisit për të kurorrëzuar mbret të Francës Napoleon Bonapartin. Me traktatin e 1801, Vatikani sapo kishte stabilizuar marrëdhënien me Francën e kjo vizitë e Papës do të forconte më shumë rolin e kishës katolike në këtë vend. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një Papë të udhëtonte për të kurorëzuar një Imperator, por ndodhte krejt e kundërta, imperatorët e mbretërit udhëtonin drejt Vatikanit për të marrë bekimin e Papës.

Por Papa Pio i VII pranoj kërkesën insistuese të Napoleonit për të marrë pjesë në ceremonisë e kurorës së Imperatorit në Katedralen Notre Dame, e falë tij ndoshta sot Franca është një vend sa Republikan aq dhe katolik.

Në një udhëtim të gjatë e të lodhshëm me ditë e javë të tëra, karavani papal u nda për disa netë në një nga kodrinat më të bukura të Toskanës, pozicioni i së cilës, natyra e bimësia i garnatonte qetësinë e nevojshme për t’u clodhur e larg syrit të banorëve me privilegjin e një rehatie që vec “Mbretëresha”, Villa Poggio Torselli, ia garantonte.

Tre shekuj para Papa Pios së VII, Nicola Machiaveli kishte kryer të njëjtin udhëtim por në drejtim të kundërt e ishte ndalur në të njëjtën kodrinë. Por qëndrimi i tij në këtë vend qe shumë më i gjatë. Revolucionari i mendimit politik, filozof, diplomat e historian Makiavelli i konsideruar dhe babai i politikës moderne, i fshihej zemërimit të padronëve të Firencës, familja Medici, që e konsideronin fajtorin e humbjes së pushtetit të tyre. E në dokumentat kadastrale Familja Maciavelli shfaqet pronare e kësaj vile që prej fillimit të ‘700 e për disa dekada me radhë.

Madhështia e fama e bukurisë së “Mbretëresës”, kish joshur dhe Carin rus Paolo i Parë, ku  në këtë vilë qëndroj për disa netë së bashku me gruan e tij Sofia Dorotea di Württemberg.

E për të ruajtur e dëshmiar në kohë këtë vizitë, pronarët e vilës apo ndoshta dhe vetë Cari rus urdhëroj skalitjen e një mbishkrimi në një nga sallonet e kësaj vile ku thuhet se “këtu qëndroj për pak kohë Cari i Rusisë Paoli i I”.

Arte e memoria

Rrallë mund të gjesh në Toskana një vilë private me një pasuri të pastimueshme arti sa  Mbretëresha, Villa Poggio Torselli. Motiv kjo që rrallë e bën të përdoret për evente publike apo festa private. Dëmi që mund të shkaktonte qofte dhe një gëvishtje do të ishte sikur të zhdukje stile arti  e vite jete.

Çdo dhomë, çdo sallon, çdo tavan e mur mban emrin e një piktori apo arkitekti të kohës në veçanti të periudhës ‘700-‘800. Më 1702 arkitekti i famshëm Lorenzo Merilin i projekton stilin që mban deri më sot, të epokës së vonë barokiane. Artistët Matteo Bonechi e Niçolo Francesco Lapi i realizojnë afresket elegante në të gjithë strukurën e saj. Artisti Jacopo Vignali, autor i afreskeve fetare në katedralet më të mëdha të territorit fiorentin, realizon në këtë vilë, Altarin e Virgjëreshës në Tempull (1620). Në Sallomin e Ballos  gjen pikturat e Rinaldo Botti e Antonio Puglisechi, firmat më të njohura të artit fiorentin të ‘700. Ndërsa në Sallonin Mozaik, gjen të varura pikturat e artistit Niçolo Tornioli dedikuar figura femërore me një fund të palumtur të epokës së vonë antike. Ndërsa Salloni i Verës është i mbuluar nga afresku i Deas së Tokës me ninfat që lahen rrethuar nga shenjat e Zodiakut.

Po a do të mjaftonte madhështia, bukuria, historia për t’u quajtur Mbretëresha?

“Një verë e mirë apo thjeshtë një gotë verë të shëron nga luksit e të kontrollon vetëpërmbajtjen”, shkruante dikur Petrarca. E pronarët në shekuj të “Mbretëreshës”, shfaqen si dashnor të përjetëshëm të gotës së verës.

Në rreth 24 hektarë tokë, Vila Poggio Torselli rrethohet nga vreshtat e linjëzuara si skenografia e një teatri në natyrë që pret në heshtje skenën finale të shfaqjes, vjeljen e rrushit.

Me pesticidet pothuajse zero e me eksperimentimin e përdorimit të qumështit për të ujitur vreshtat, në këtë sipërfaqe prej shekujsh  prodhohet një nga verërat më të mira italiane Chianti Klasik. Studimi i kujdesur i territorit ka mundësuar një ekulibër mes natyrës e vreshtave që rrisin cilësinë më të mirë të rrushit Sangiovese. E kur natyra, përkushtimi, inovacioni e prodhimi kanë të njëjtin nivel rezultati është i padiskutueshëm; Këtu prodhohet Chianti Klasik më i mirë italian. E apasionuarit e verës e enologët e njohin, ekselencën unike të këtij territori, duke listuar verën e vreshtave të kodrës së vilës Poggio Torselli si ndër më të mirat në botë.. Prej këtu ky kompleks arkitektonik natyre e pune njerëzore ka merituar emrin Mbretëresha, Mbretëresha e Chiantit Klasik. E në Sallonin e Karrocave të godinës së saj , një hartë ruan me kujdes numrin, cilësinë e llojet e vreshtave sangenovese nga ku rritet e vilet cilësia më e mirë e këtij rrushi. Vjelja e 2019 çoi në prodhimin e 50 mijë shisheve vere të tre kategorive

Strategia Made In!

Nuk mjafton axhenda politike, investime rajonale apo lehtësime ekonomike për të qënë një prezantues dok i markës “made in”. Kudo qofsh në Shqipëri, në Itali apo në polin Arktik, largpamësia e dashurisë për territorin, për artin, historinë, kulturën është garancia e jetëgjatësisë historike gjashtë shekollore.

“U dashuruam me historinë e kësaj vile, më jetën e saj, me kulturën italiane që e gjen në cdo mur të saj,  si dhe me rrëfimet e banorëve të qytezës San Casciano brenda kufijve të së cilës ndodhet. E quanin “Mbretëresha”, dhe pse kur e blemë ishte në një gjëndje degraduese. Me një ekip special studiuesish arti e arkitektësh e pas disa vitesh punime ristrukturese ia kthyem shkëlqimin që meriton e prej 2020 është kataloguar si nga vilat historike më të bukura e më të rëndësishme të Toskanës” thotë çifti Zamparini të cilët janë pronarët aktualë të saj.

Kulturën “made in Italy” e percepton ndërsa shikon hektarët me vreshta e ullinj shekullorë, apo kopshtin e agrumeve me llojet më tipike e antike që rrit toka toskane.

E të gjitha të grupuara në arkitekturën unike të asaj që njihet si “kopshti alla italiana”.

Kopshti i “Mbretëreshës” shfaqet si një vepër arti uike në bukurinë natyrale të ideuar në 2 kate. Është i pasur në bimësi e lule që lëshojnë një shpërthim esencash e kombinim ngjyrash. Nuk mungojnë në të dhe speciet aromatike e mjekësore.

Lutja

E nuk mund të largohesh nga Vila pa vizituar Kishën e saj private. E ndërtuar në fillim të ‘600 është një vend bukurie unike. Në tavanin e saj është pikturuar skema e familjes Machiavelli me dëshirën e së cilës u ndërtua ky objekt kulti, mes 1608-1658. Kati i dytë i kishës është  pothuajse i padukshëm që për të rujtuar privatësinë lidhet drejtpërdrejtë me dhomën kryesore të gjumit ku prej shekujsh kanë fjetur të gjithë pronarët e saj, që ndoshta para se të flenin i luteshin Zotit të mos ia humbiste vlerën e shkëlqimin “Mbretëreshës” së tyre.

E për një vizituese të thjeshtë shqiptare lutja para se të largohesh nga kjo vilë është që një ide e tillë si imazhi më patriotik i një vendi, të përqafohet nga pronarët e vilave e restoranteve në kodrinat, e tokat  shqiptare, në përpjekje për të puqur në objektivat e tyre io vetëm bizneset por dhe historinë, kulturën, traditën, natyrën e pse jo dhe artin e territorit që kanë përreth. Atëherë suksesi e jetëgjatësia do të jetë e garantuar!

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Reportazh/Abruzzo që të kujton Shqipërinë – natyra, relievi, ngjyrat….
Tirana me klub tenisi, ballo dhe tiranasit me furçë dhëmbësh
Kur një femër vishte historinë
Modernizmi dhe realizmi socialist ose, kontruktivizmi dhe neo- klasicizmi
Një Itali e dytë me emrin Lukania!
Në “Tempull” të gazetares Anisa Ymeri/ Kafja e Madhe në Shkodër u shemb!
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>