“Open Cinema” ka menduar që edicioni i këtij viti të niste nga qytetit i Kukësit. Aktiviteti, që organizohet me shfaqjen e filmave organizohet nga shtëpia filmike “Production Cinemania”, me mbështetjen edhe të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Filma të ndryshëm u shfaqën në tre mbrëmje me radhë në qytetin e Kukësit, ku aktiviteti u zhvillua dhe nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë së Kukësit. Në netët e “Open Cinema” nuk mungoi dhe homazh për regjisorë dhe artistë të njohur shqiptarë, si dhe një vlerësim për aktoren e Margarita Xhepa “Nderi i Kombit”, që ishte pjesëmarrëse. Skënder Jaçe drejtues i këtij projekti me filma, thotë se Bashkia e Kukësit dhe personalisht kryetari i saj Safet Gjici me propozimin e “Production Cinemania” vlerësoi me mirënjohje aktoren Margarita Xhepa. Në motivacionin që shoqëronte këtë vlerësim thuhej: “Aktores Margarita Xhepa në mirënjohje për kënaqësinë, që i dhuroi kombit tonë në rolet e bukura në kinematografinë shqiptare”. Duke folur më tej për këtë aktivitet në Kukës, Skënder Jaçe thotë se duke u gërshetuar brezat u mendua për një homazh për ata regjisorë apo artistë, që ishin guri i rëndë i kinemasë shqiptare dhe që janë ndarë nga jeta, si Viktor Gjika, Ibrahim Muça, Gëzim Erebara, Artan Minarolli, Rikard Ljarja, Hysen Hakani, Xhevdet Feri etj. “Open Cinema” filloi këtë vit në qytetin e Kukësit, dhe sipas drejtuesit të këtij aktiviteti Skënder Jaçe, ky ishte dhe një premtim i mbajtur për të shfaqur filmat në këtë qytet. “Filluam nga qyteti verior i Kukësit sezonin e katërt me “Open Cinema”, për vetë faktin se vjet në aktivitetin “Netët e kinemasë Evropiane” ne i premtuam kuksianëve dhe kryetarit të Bashkisë Kukësit z. Safet Gjici, i cili e do dhe e respekton artin dhe sportin, se do të vijmë në Kukës vitin tjetër me formatin kinematografik “Open Cinema””, thotë kineasti Jaçe për këtë aktivitet që u zhvillua më 19, 20 dhe 21 shtator.

Programi me filmat

 Edhe në këtë edicion të katërt si drejtues i këtij projekti, kineasti Skënder Jaçe ka marrë jo pak vlerësime për punën që ka bërë, duke qenë pranë publikut me prodhime të kinematografisë shqiptare. Edhe këtë vit Jaçe thotë se u zgjodh një paketë me filma, me synimin dhe promovimin e tyre. “Mes përkujdesjes së Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për promovimin e filmit të ri shqiptar ne zgjodhëm një paketë të këtyre filmave, si filmi i Namik Ajazit “Amaneti” apo filmi “Atila” i Benart Laze, filmi “Uku” i Vivjan Ramës apo filmi i Gjergj Xhuvanit “Engjëjt janë larg””, pohon Jaçe, duke shtuar se pas Kukësit turi do të vijojë më pas në Himarë, Ersekë, Kuçovë dhe Gjirokastër. Filmat që janë shfaqur në Kukës janë të njohur për publikun, ku në role janë aktorë nga Shqipëria dhe Kosova. Sinopsi i filmit “Amaneti” vërtitet rreth një djali, që do të çojë në vend amanetin e të atit. Babai i beson një sekret që ta bëjë publik mbas vdekjes së tij. Ky i fundit mbasi ka qenë një nga personazhet kyç që ka ndihmuar në eliminimin e gjithë kundërshtarëve kryesorë brenda e jashtë partisë, ka ardhur në fund edhe radha e tij për t’u goditur. Filmi “Atila” është një dramë e fuqishme njerëzore, ndërsa “Ëngjëjt janë larg” rrëfen luftën e Kosovës me një trajtim elegant dhe estetik nga regjisori parë nga sytë e fëmijëve, që për rrethana të caktuara nuk mundën dot të largohen nga Kosova dhe lufta. Projekti “Open Cinema” nisi disa vite më parë dhe që nga ajo kohë kineasti Skënder Jaçe ka pasur në vëmendje një përzgjedhje me një program të pasur me filma, që janë përcjellë me interes nga publiku ku i kanë ndjekur në qytete të ndryshme të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Fati i themeluesve të shtetit shqiptar
Deti monumental i Adrian Pacit përmbyt Mudec-in
Autorja koreano-jugore, Han Kang ka fituar çmimin Nobel në Letërsi
Ismail Kadare – Obituare
Ramadan Sokoli në Arte
Kortezi e imazheve të Leon Rey

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}