Personazhe/Asnjë romancë nuk mund të jetë më e çuditshme se lidhja klandestine e antifashistes hebreje. Hannah Arendt dhe filozofit nazist Martin Heidegger , e megjithatë zgjati për më shumë se 40 vjet, nga takimi i parë si mësues dhe student në Gjermaninë e viteve ’30, deri në vdekjen e Heidegger-it, më 1976 –ën

Si mësues në Freiburg, kur ai takoi për herë të parë, të thellën  19 –vjeçare Arendt, Heidegger ishte ylli i Universitetit Gjerman. Leksionet e tij ishin aq kërkuese sa ndjekësit e kulti të tij do të debatonin kuptimin e tyre në orët e pushimit. E reja brilante hebraike, nga një familje të majtësh, menjëherë ngriti dyshime mes kultit, por Heidegger nisi një lidhje të thellë emocionale dhe intelektuale pas krahëve të së shoqes, Elfride-së. Frika nga zbulimi fillimisht i shoqëroi, ndërsa Heidegger-i i ndjerë në faj e mënjanoi studenten e shkëlqyer për kolegun, Karl Jaspers. Por me lëvizjen naziste që po fuqizohej, shtigjet e tyre u ndanë.

Heidegger-i ishte tashmë në të djathtë, dhe filozofia e tij romantike që shihte nga e kaluara, ngriu me lëvizjen nacionaliste. Jo thekshëm anti-semit, Heidegger-i nisi të bëjë vërejtje anti-hebraike, që nënkuptonin të dashurin e ri të Arendt-it. Sado që ajo e adhuronte Heidegger-in, ajo nuk mund ta kuptonte identifikimin e tij me lëvizjen e Hitlerit, duke e vendosur entuziazmin mbi karrierizmin dhe ndikimin negativ të Elfride-së. Hannah iu arratis Holokaustit me shpirt ndër dhembë, duke e lënë Gjermaninë për të përfunduar në një kamp përqendrimi në Francë, përpara se t’i arratisej edhe këtij. Ndërkohë ylli i Heidegger-it po rritej: me promovimin e Rektoratit në Freiburg ai institucionalizoi përshëndetjen e Hitlerit, dhe bashkëpunoi në persekutimin e studentëve hebrenj dhe anëtarëve të fakultetit.

Mërguar në Amerikë së bashku me bashkëshortin e tij, një veteran Marksist, Arendt-i e la pas krahëve Heidegger-in, dhe zhvilloi një reputacion të pavarur si akademike brilante. Duke punuar për një organizatë Hebraike dhe duke folur mbi  përpjekjen e luftës Amerikane, leksionet e Hannah-së për fytyrën e vërtetë të “totalitarizmit” gjerman dhe Shkolla e Re për Kërkimin Social i mrekulloi intelektualët e Nju Jorkut.

E megjithëse subjekti i tyre ishte fashizmi që përqafoi Heidegger-i , teza e Hannah-së ishte ende filozofia romantike anti-teknologjike dhe anti-masë që Heidegger-i i mësoi asaj, vetëm se tani e kthyer kundër Fashizmit, në vend që të ishte kundër demokracisë liberale.

Por ndërsa ylli i Hannah-së rritej, ai i Heidegger-it zbehej. Ai u kërkua atëkohë në detyrë nga Partia Naziste për zellin e tij të tepruar në riorganizimin e universitetit dhe u bë aleat në mënyrë të rrezikshme me krahun Goering/Strasser të Partisë dhe që kishte humbur në natën e thikave të gjata. Por me fitoren e Aleatëve, ai u bë i jashtëligjshëm në qytetin e tij të lindjes, Messkirch, i turpëruar, iu mohua madje të përdorte edhe bibliotekën vetjake, në pritje të rezultatit të dëgjesës së de-nazistifikimit.

Kur Heidegger-i u thirr në favor nga shumë studentë që kish mësuar u bë një apel nga intelektualët e emigruar të Europës: Herbert Marcuse, Jean-Paul Sartre, Karl Jaspers dhe ylli i ri Hannah Arendt. Ishte testamenti i mësimeve të tij që ata ende frymëzonin breza intelektualësh, pavarësisht turpërimit të tij politik. Por aq sa ai admirohej për filozofinë, askush nuk mund ta duronte dot mbështetjen e tij aktive ndaj regjimit, e megjithëse Jaspers-i  dhe Marcuse-ja  patën tundimin të flisnin në favor të tij, por mungesa e vullnetit të Heidegger –it për të kërkuar falje për të kaluarën e tij, i neveriti ata. Të gjithë përveç njërës: Hannah-së.

Ishte e pamëshirshmja Elfride, që kapërdiu krenarinë e saj dhe i tha Heidegger-it të kontaktonte me ish-dashnoren e tij. Dashuria e Arendt-it për Heidegger-in ishte komplekse, duke përzier dy elementë të adhurimit të heroit dhe imitimit filozofik. Kjo ia ndaloi  të shihte të vërtetën dhe vazhdoi të mashtronte veten se Heidegger-i kish qenë thjesht naiv, kaq i lartë kish qenë mendimi i tij. Ajo e këshilloi atë si të përballonte dëgjesën e de-nazistifikimit dhe përdori ndikimin e saj për ta ndihmuar. Kaq besnike ishte Hannah sa pamëshirshëm sulmoi të gjithë ata që e kritikuan si Adorno-në  dhe Marcuse-në, deri në pikën e akuzimit të Adorno-së se kish fshehur prejardhjen hebraike duke ndryshuar emrin nga Wisengrund.

Shfajësimet që Hannah gatoi për gjyqin e Heidegger-it ishin shumë bindëse. Në një marrje në pyetje ajo e kish udhëhequr atë gjysmë e vetëdijshme ndaj një versioni ngjarjesh që mund të kënaqnin dëgjesën: Ai kish qenë në realitet një disident ( siç kish qenë, për shkak se ishte skajshmërisht i krahut të djathtë) ai kishte ndjekur një ideal që ishte tradhtuar mizorisht nga Hitleri, ai mendoi se Fashizmi ishte një rebelim ndaj epokës së makinerive, por në fakt kishte qenë modernizmi që ishte çmendur. Kjo apologji që ata përpunuan mes tyre ishte ruajtja e filozofisë së Heidegger-it , tashmë e ndarë nga Fashizmi: ishin leksionet kundër totalitarizmit dhe Heidegger-i me entuziazëm i adoptoi si të vetat. Por kritikët dyshuan se filozofia e Heidegger-it tani ishte vetëm refuzimi i aktualitetit të Fashizmit në favor të idealeve të tij.

Marrëdhëniet mes dy dashnorëve të ribashkuar ishin të ndera. Ajo vërtet dëshironte afeksion të hapur, por nuk mund ta kuptonte sesi ndjenjat e tij për të ishin po aq pragmatiste sa kishin qenë më parë. Ajo madje fajësoi ndërhyrjen e Elfride-së për ftohtësinë e tij, pa e ditur se kishte qenë pikërisht Elfride-ja që i kish ribashkuar.

Ndërsa reputacioni i Hannah-së rritej, ajo ndjeu se Heidegger-i ishte xheloz për të. E kaluara e tij ishte një barrierë për suksesin e ardhshëm. Por Hannah nuk përballej me të tilla probleme. Shënimet e saj të luftës përforcuan autoritetin moral të ideve të saj. Heidegger-i bëhej idhnak ndërsa ajo bëhej e famshme, e mesa ai pa, me idetë e tij. Hannah u lëndua kur Heidegger-i vendosi të mos lexonte librat e saj, duke nisur me “Mbi Totalitarizmin”. Mes tyre, ajo mbeti nxënësja e zellshme, edhe pse ai ishte në qarqet e arsimuara një turpërim nga e kaluara, ndërsa ajo ishte ylli i ngritur.

Zemërata e Heidegger-it vazhdoi gjatë gjithë jetës së tij dhe dashuria e Hannah-së ishte e pashpërblyer. Sa më idhnak të bëhej ai, aq më e etur bëhej ajo, duke pyetur me nervozizëm miqtë se çfarë kish bërë ajo për ta fyer atë. Me vdekjen e bashkëshortit të saj, Hannah rifreskoi marrëdhënien dhe mendoi se e ndjeu të ngrohej. Dyshimet mbeten se pas ekstazës së tyre fillestare ai e pa atë gjithmonë si një vegël të dobishme, më shumë sesa një dashnore. Edhe pse budallaqe në dashuri, Heidegger-i  ishte bërë i varur nga intelekti i saj për të mbështetur filozofinë e tij, në një mënyrë që ata kurrë nuk do ta kuptonin. Për të bërë këtë duhet të shqetësonin rolet e nxënëses së përçmuar dhe mësuesit indiferent, edhe pse kishte kohë që ajo ishte bërë mësuesja e tij.

Marrëdhëniet mes dy dashnorëve të ribashkuar ishin të ndera. Ajo vërtet dëshironte afeksion të hapur, por nuk mund ta kuptonte sesi ndjenjat e tij për të ishin po aq pragmatiste sa kishin qenë më parë. Ajo madje fajësoi ndërhyrjen e Elfride-së për ftohtësinë e tij, pa e ditur se kishte qenë pikërisht Elfride-ja që i kish ribashkuar.

 Por aq sa ai admirohej për filozofinë, askush nuk mund ta duronte dot mbështetjen e tij aktive ndaj regjimit, e megjithëse Jaspers-i  dhe Marcuse-ja  patën tundimin të flisnin në favor të tij, por mungesa e vullnetit të Heidegger –it për të kërkuar falje për të kaluarën e tij, i neveriti ata. Të gjithë përveç njërës: Hannah-së.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>