Alexandru Simon/ pergatiti shqip: Etnor Canaj

(Në vitin 1466 territori dhe i kështu njohuri si “shteti i Skënderbeut” ishte tkurrur për efekt të luftërave të shumta që Osmanët ndërmorrën në gati 25-vite. Sipas dokumentave të kohës kishte ngelur vetëm Kruja (dhe rrethinat) dhe Skënderbeu ishte në kërkim të burimeve si financiare ashtu edhe ndihmave të tjera luftarake për të vazhduar qëndresën dhe luftën e tij. Por, Venecia si dhe Papa Pali II po kerkonin të bënin një traktat jo lufte me Osmanët. Fillimisht, sipas dokumentave, Papa dhe disa kardinal romakë kërkuan që Skënderbeut ti hiqej titulli i tij “athleta et propugnatore nominis Christiani”, me pretekstin se Skënderbeu po humbiste territoret që kishte patur nën varësinë e tij. Por nga çka na sillet ne këto dokumenta arsyet ishin të tjera, pikërisht sepse si Vatikani ashtu edhe superfuqia tjetër e kohës, Venediku, po kërkonin një traktat paqe me Osmanët, ku pikërisht Venediku kishte interesat e veta në Ballkan pasi kërkonte të vendoste supremacinë e vet dhe Skenderbeu, siç duket, Republikës nuk i nevojitej më dhe të njëjtën politik ndoqi edhe Vatikani.)—”

Në verën e vitit 1466 Skënderbeu kishte humbur thuajse çdo gjë. Tokat e tij ishin ose shkatërruar, ose thjesht pushtuar prej Mehmeti II, por që nuk kishte arritur të marrë Krujën, qendra e pushtetit të Skënderbeut, apo për të kapur atë. […]. Sulltani kishte shkatërruar pjesën më të madhe të fuqisë së shqiptarit, “Dei Athleta’’ (nga viti 1457) ose “Athleta et propugnatore nominis Christiani “ Prestigji dhe fuqia e Skënderbeut si pasardhëse i Gjon Huniadit (si Athleta) dhe kampion i Romës ishte zbehur. Në korrik të vitit 1466, Papa Pali II kishte konsideruar tashmë mundësinë e heqjes së titullit Athleta, pasi ishte në kundërshtim me humbjet e tij kundër osmanëve. Shqetësimi kryesor i Papës ishte në atë kohë kriza e re italiane që pasoi mbas vdekjes në maj Francesco Sforza, Duka i Milanos. Nga fillimi i papatit të tij (gusht 1464), Pali II ishte më i interesuar të shndërronte mekanizmin politik dhe financiar të kryqëzatës kundër Mbretit Gjergj Podiebrad të Bohemisë (i cili kishte qenë shkishëruar/dëbuar dhe sapo kishte bërë një apelim “evropian” kundër shkishërimit të tij), se sa për të forcuar kryqëzatën drejtpërdrejtë kundër sulltanit. Ky ndryshim i politikës me së shumti goditi Venecian (në luftë me osmanët që prej vitit 1463), por edhe Hungarinë, aleaten e saj (në atë kohë), e cila kishte humbur Vllahinë në favor të sulltanit dhe kishte frikë për sigurinë e pozicioneve të saj boshnjake. Megjithatë, në 1466 Pali II dukej në gjendje të kompensonte mbi te gjitha Venecien, dhe madje edhe Budva, për dizavantazhet e shkaktuara nga ndryshimi në politikën papnore. Duke u përpjekur për të “përmbysur” Skënderbeun, Pali II, ishte me sa duket, duke iu përgjigjur disa “sugjerimeve” që vinin nga vendlindja e tij, Venecia.(Hurmuzaki 1891, f. 62, n° 50, Radonic 1942, f. 97, n° 160, Theiner 1859, f.. 303, n° 472, Babinger 1 )Marrëdhëniet veneciane me shtetasin e vet, Pali II, kishin qenë kryesisht negative. Megjithatë, për të arritur një marrëveshje me Papën, Venecia, kishte gjetur një gjuhë te përbashkët në lidhje me Shqipërinë. Këta nuk do të vazhdonin të financonin aktivitetet e Skënderbeut (për pakënaqësi edhe të Mattia Corvinus, një pjesë e rëndësishme e fondeve romane të fushatave anti-osmane të Skënderbeut vinte nga të dhjetat e Kroacisë, në ate kohë një tjetër mbretëri e Mattia Corvinus). Venecia kërkonte të zinte (pushtonte) fortesat të cilat mbaheshin ende nga Skënderbeu, për të forcuar pozitat e tyre në Shqipëri. Mbreti i Napolit, Ferdinandi i Aragonës, djali i paligjshëm i Alfonso V (sovrani i Skënderbeut dhe aleat i Gjon Huniadi prej një kohe të gjatë), donte të distancohej nga Skënderbeu. Nga ana tjetër, Bianca Maria dhe Gian Galeazzo Sforza kishin frikë se Napoli dhe Republika e San Marco mund të fitonin shumë, në zonën adriatike dhe italiane, nga rënia e Skënderbeut. Në kurine papale ekzistonte edhe një parti (fraksion) në favor të Skënderbeut, një parti e cila formohej nga kardinal të nderuar dhe me influence të kryqëzatës, të tille si Juan de Carvajal (+1469), Giovanni i tretë fitimtari i Beogradit (me Giovanni Capistrano dhe Giovanni Hunyadi) dhe Bessarione (+1472) mik i Venecias, patriarku (latin) i Konstandinopojës dhe bazantini ndoshta më me ndikim si asnjëherë qe nuk ka hyrë në gadishullin italian që nga koha e Belisariut…[…] (Marinescu 1923, f. 124-130, Schmitt 2004-2005, Mureşan 2006, f. 184-204, Simon 2009 B, f. 493-496.)Një rol të rëndësishëm në mbrojtjen romake të Skënderbeut duket se ka qenë ajo e Jacopo Ammannati Piccolomini (+1479), mik i ngushtë i ish-Papa Piu II dhe një mik i kardinalëve të kryqëzatës. Kardinali dhe peshkopi i Pavia ishte edhe një admirues praktikisht i pakushtëzuar i Mattia Corvinus dhe një armik i deklaruar i Podiebrad …[…]…Tre kardinalet (Ammannati Piccolomini, Bessarione e Carvajal ) ishin ithtarët kryesor të mbijetesës së Skënderbeut si një atlet, por shumica e punës së tyre në këtë drejtim (një punë shumë e shtrenjt), duket se eshte bërë prej vet Skënderbeut dhe kontekstit. Skënderbeu arriti një marrëveshje me Venedikun. Republika, me nje deshire ta madhe për të arritur ne një mirëkuptim me Stambollin, e pranoi këtë zgjidhje, sepse nga njëra anë ajo nuk mund ti besonte vullnetit te mirë të Mehmetit II, dhe nga ana tjetër përpjekjet e saj për të bërë paqe me osmanët ishin zhdukur prej sulmit planifikuar nga Habsburgët – Huniadi (bekuar nga Papa Pali II) kundër Perandorisë Osmane, të planifikuara për vitin 1467 (fillimisht sulmi ishte planifikuar te niste në vitin 1466, por u shty). Efekti kryesor i menjëhershëm i sulmit do të kishte ndodhur në Shqipëri, duke çliruar presionin e madh që Skënderbeu kishte hasur. Në këmbim, Skënderbeu pranonte per të marrë përsipër detyren si komandant ushtarak për llogari të Mattia Corvinus në Adriatik… (Raynaldus 1643, f. 178, ad annum 1466, §2. Vedi Pall 1938, f. 219, n.1, Iorga, 1915, p. 205, 242,)Me kardinalët dhe dy mbretërit e Hungarisë (Frederiku dhe Mattia ishin bashkë-regjent që nga viti 1463 deri në 1464) në anën e tij, dhe me Venecian e detyruar të pranojë ekzistencën e tij politike, Skënderbeu shmangu shkarkimin. Në fund të të njëjtit vit 1466, përmes një letre të Ammannati Piccolomini, Pali II kërkoi ndihmën e Dukës Filipi III te Borgogna.[…]. për birin e dashur, Skënderbeun, kampionin e guximshëm të Krishtit. Edhe Venecia gjithashtu iu përshtat situatës së re. Emri i Skënderbeut është përmendur në Traktatin për të projektuar nga Republika mes vetë, Budvës dhe Stambollit (nëntor 1466), së bashku me vojvodët e dy Valakive, në mes të mbrojturve (rekomanduarve) të Matta Corvinus […].

Në vitin 1467 Mehmeti II sulmoi përsëri Skënderbeun. Mattia nuk ishte në gjendje për ti ardhur në ndihmë (Federiku III i kërkoi Reichstag për të dërguar trupa gjermane sa më shpejt të jetë e mundur në jug, por pa efekt). Ndërsa osmanët ishin duke sulmuar atë që kishte mbetur prej pozicioneve të Skënderbeut në gusht shpërtheu “rebelimi i Transilvanisë”, duke paralizuar gjysmën lindore të Hungarisë. Roli i madh ishte ai i Stefanit III të Moldavisë, ai ndryshoi aleancën në momentin e fundit, duke lënë Mattia. Skënderbeut iu desh të shkonte në Itali dhe në “pelegrinazhin Romak” të tij të fundit , e përuli vetveten duke kërkuar ndihmë, por ishte e kotë ( kjo ndihme ishte vetëm per 2,000 dukate). I plakur dhe i sëmurë, ai u kthye në Shqipëri, ku vdiq ne Alessio (Lezhe) në mes të janarit 1468. Dy muaj më vonë Matthia përfundoi një armëpushim me Mehametin dhe në qershor, për gëzimin e Ammannati dhe të Palit II u nis për në kryqëzatën e tij fatkeqe në Bohemi. (SM, Archivio Ducale Sfrozesco, Potenze Estere, Venezia 354, fasc. 2, nn (18 Febbraio1468, edito in…)… Titulli origjinal: Pellegrini ed atleti del Signore ai confini della cristianità: Skanderbeg, Stefano III di Moldavia e le loro relazioni con Roma e Venezia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Historia shqiptare, çfarë mbahet e fshehur në arkivat e Stambollit
Hebrenjtë nuk u shpëtuan në Kosovë!
Në shtëpinë e ‘armikut’: Studentët shqiptarë në perëndim, 1970-1990
Dëshmon torturat nga burgu i Burrelit, ironia e ish të përndjekurit politik: Komunizmit i kam ngel borxh edhe 15 vite burg!
Manipulimet dhe propaganda në filmat e komunizmit
Revolta që tronditi diktaturën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}