Ndonjëherë projekte të tilla si “Balkan’s Gate” janë arsye për të besuar se shoqërisë, e në veçanti individit nuk u janë humbur disa vlera të qenësishme. Çfarë rrezikohet në ditët e sotme janë emocionet dhe ndjeshmëria ndaj shtresës vulnerabël në një shoqëri siç janë fëmijët, apo mosha e tretë. Këtë skaj të njeriut ka prekur projekti Balkan’s Gate, që shfaq premierën sonte, në skenën e Tulla Center. Rezidenca artistike Balkan’s Gate u zhvillua këtë vit në qytetin e Durrësit në datat 1-10 Tetor.Kjo rezidence sikurse çdo vit bëri bashkë të rinj dhe profesioniste të fushës, të cilët gjatë 10 ditëve rezidencë, në Durrës prodhuan filma të shkurtër. Në fokus të këtij viti ishte braktisja emocionale që prek femijët dhe moshën e tretë, si dy grupet më të ndjeshme të shoqërisë. 3 filma të shkurtër u realizuan me këtë fokus të cilët janë: Broken Shell, nga Jon Budina; Nobody, nga regjisorja spanjolle Ana Beyron dhe Azili, nga Ambra Cani. Me mbështjetjen financiare të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe në bashkëpunim me Universitetin “Aleksander Moisiu” në Durres u realizua gjithashtu trajnimi i studentëve të multimedias, Visual Storytelling Lab, i cili përfundoi me realizimin e një dokumentari të shkurtër me titull “E shoh çdo ditë”. Nën mentorimin e regjisorit amerikan Nathaniel Hansen dhe kujdesin e Uendi Cerma, me studentët pjesëmarrës Elisa Shahini, Blerim Sula, Klajdi Prenga, Ana Dani, Klenajda Hoxha, Enduena Kasa dhe Bruna Hamzaj. Me prezencën  e Public Affairs Officer te U.S.Embassy in Tiranë, Chad Tëitty dhe regjisorin amerikane Nathaniel Hansen do të realizohet shfaqja e këtyre produkteve sonte, në orën 18.00.

BROKEN SELL

Si përballet një fëmijë i braktisur emocionalisht me veten dhe me nënën e tij, si lidhja më e fortë e njerëzimit? Një vështrim filozofik mbi të fshehtat e shpirtit të një fëmije.

AZILI

Petriti jeton në një azil i braktisur nga djali i tij. Krejt papritur, azili i krijuar me fonde bamirësia do të mbyllet, ndërkohë që djali i ka premtuar Petritit, se do ta marrë me vete në Itali. Në dilemë për të shitur apo jo shtëpinë e tij, Petritit i duhet të marrë një vendim.

NOBODY

Një hajdut amator hyn në një shtëpi për të vjedhur. Aty përballet me një të papritur, e cila do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve. Vajza e vogël është vetëm në shtëpi.

E SHOH ÇDO DITE

 (dokumentar i shkurtër artistik, i krijuar nga studentët e Lab-it)

Çdo ditë ecim në të njëjtat rrugë, pa i vënë re shpirtrat që kemi rreth e rrotull. Një këndvështrim ndryshe mbi rrugën e përditshmërisë sonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Luljeta Lleshanaku merr titullin e laureates: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar!
Rrënojat e Urës së Bahçallëkut mbeten në lum, vera kalon pa ndërhyrje restauruese
Instituti i Studimeve per Krimet e Komunizmit hap ekspoziten “Gulagu Evropian”
Arti në Arkiva – kujtese a rebelim?!
Krimet e Komunizmit/ ISKK dhe vendet anëtare të Platformes Evropiane të Kujtesës, projekte të përbashkëta në 2023
Sipas dokumentit të Ministrisë së Brendshme; vdekja e dyshimtë e Mid’hat Frashërit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}