Aktivitetet artistike për shkak të pandemisë në vend në pjesën më të madhe u pezulluan, ku skena e pavarur kulturore këtë kohë përballet me shumë vështirësi dhe humbi disa prej veprimtarive të njohura. Herë pas here nga Ministria e Kulturës bëhet me dije për ndonjë aktivitet që zhvillohet diku, por për një pjesë të tyre që i takojnë skenës së pavarur kulturore dhe kanë lidhje me gjini të ndryshme të artit ende nuk ka një saktësim se çfarë do të ndodhë. Në këto kushte drejtues të këtyre aktiviteteve shprehen se janë në bisedime me Ministrinë e Kulturës për shkak të fondeve që duhen, ndërsa shihen dhe mundësi për zhvillime online. Koreografi i njohur Gjergj Prevazi drejtues i “Albania Dance Meeting-Festival”, që është festivali internacional i dansit kontemporan thotë se deri tani ende nuk ka një gjë të saktësuar për këtë aktivitet nga Ministria e Kulturës për fondet. Festivali, i cili prej vitesh zhvillohet në vendin tonë nën drejtimin e koreografit Prevazi këtë vit në vjeshtë duhet të zhvillojë edicionin e 15. I gjendur në këto kushte të vështira për shkak të situatës në vend, Prevazi thotë se po shihet mundësia që festivali të zhvillohet online këtë vit. “Festivalin e këtij viti ne po shohim mundësinë që të jetë në pjesën më të madhe online. Me Ministrinë e Kulturës jemi në bisedime për abditimin e fondeve, por akoma nuk dimë gjë, sepse nuk është përcaktuar dhe të shohim se di do të vijojë gjendja. Kjo kohë është e vështirë për të gjithë, jo vetëm për ne që jemi me projektet tona pjesë e skenës së pavarur kulturore. Përshembull festivali i Korçës do të mbahet jashtë, por duke zbatuar rregullat dhe protokollet për shkak të pandemisë dhe do ketë shfaqje me pak persona, përshembull me 2 veta”, pohon koreografi i njohur Gjergj Prevazi, i cili këtë vit në tetor duhet të zhvillojë edicionin e 15 të “Albania Dance Meeting-Festival”. Duke folur se çfarë po ndodh në vendet e tjera, Prevazi thotë se atje lejohen aktivitetet që të zhvillohen bazuar në rregullat, ndërsa në vendin tonë janë goditur shumë artistët e pavarur. “Në Itali, Gjermani, etj, lejohen aktivitetet por me protokollin e vendosur dhe vetëm në disa zona të caktuara nuk lejohen të zhvillohen. Edhe në Maqedoni po zhvillohen, ku tani po mbahet festivali i Ohrit, por dhe ne më parë patëm në tiranë festivalin te Reja, duke zbatuar protokollin. Pandemia ka goditur shumë artin dhe kulturën në vend, sidomos dhe ata që janë të pavarur, që nuk kanë asnjë lloj ndihme. Ka goditur më shumë ata artistë, që nuk marrin pagesa te askush dhe nuk janë të punësuar”, thotë ai.

Një vit pa aktivitetet e planifikuara

 Festivali internacional i dansit kontemporan që pritet të zhvillojë edicionin e 15 këtë vit do të jetë online me trupat e huaja që do të marrin pjesë, por drejtori Gjergj Prevazi thotë se po shihet mundësia që të ketë dhe ndonjë shfaqje me trupë artistike, por pa spektatorë. “Gjithçka varet nga protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë, por mirë është që të bëhen aktivitete edhe pse nuk varet nga ne. Dalëngadalë po shkojmë në fund të vitit pa aktivitete. Dhe nuk ka ende një orientim të qartë se çfarë do të ndodhë, sepse është një situatë problematike. Por shumë gjëra janë bërë dhe besoj se duhet të bëhen dhe online në rastin më të keq”, shprehet koreografi i njohur Gjergj Prevazi. Edhe këtë vit sipas tij festivali pritet të ketë 10 -11 shfaqje. Nën drejtimin e koreografit Gjergj Prevazi, “Albania Dance Meeting-Festival” ka krijuar një traditë të përvitshme në vendin tonë. Festivali i dansit ka nisur në vitin 2006 dhe deri tani në skena përballur artistikisht trupa dhe kompani nga Kosova, Maqedonia, Suedia, SHBA, Franca, Holanda, Turqia, Italia, Kroacia, Shqipëria, Izraeli, Hungaria, Sllovenia, Zvicra, Austria, etj. Sipas drejtuesit të festivalit koreografit Gjerjg Prevazi, “Albania Dance Meeting-Festival”, është padyshim një dritare e hapur për të shkëmbyer idetë, teknikat dhe konceptet e reja, me artistë bashkëkohorë në fushën e dansit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Teatri si maqineri e propagandës politike (II)
Teatri si maqineri e propagandës politike (I)
Rrëfimi i jetës/ Mirush Kabashi: Si u bëra “artist i merituar” në diktaturë
Luljeta Lleshanaku merr titullin e laureates: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar!
“Nëna dhe djali” i Jan Fosse: Të mos humbësh kohën me modesti të rreme
Rrënojat e Urës së Bahçallëkut mbeten në lum, vera kalon pa ndërhyrje restauruese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}