Historitë e së shkuarës gjithnjë i kanë dhënë kinemasë nxitjen për të tërhequr

publikun në një realitet të dyzuar. Kjo e shkuar herë vjen si përfaqësim identitar i

një vendi dhe herë si zbulim i qënies, individit. Në këto dy kontekste erdhi e

shkuara në dy filmat me metrazh të gjatë, të shfaqur në dy mbrëmjet e para në

edicionin e 9-të, të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dea Open Air, që pati çeljen

e edicionit të nëntë, më 23 qershor në mbrëmje.

Filli lidhës janë raportet midis shoqërive të zhvilluara dhe jo të zhvilluara dhe fatit

të individit në to si pasojë e kufijve dhe barrierave përkatëse, mundësitë, privimet

dhe fuksionalizimi i marrëdhënieve shoqërore, në interes të të fortëve dhe në kurriz

të të dobtëve. Produksioni boshnjako-malazezo-serb, “Kufijtë, pika shiu” i

referohet pasojave të emigracionit, duke evidentuar – si në vendet e tjera të

Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë, jo vetëm shpopullimin, por edhe mendësitë, që

varfëria dhe louftrat prodhojnë para së gjithash në kokat e fëmijëve., ndërsa

produksioni gjerman “Bardhësi e huazuar” i qaset këtij raporti nga këndvështrimi i

sprovës ekzistenciale, që paraqet e vërteta për jetën e të gjitha palëve, pavarësisht

nëse shqiptarë apo gjermanë. Në të dy filmat regjisorët janë të shqetësuar për fatet

e individit dhe komunitetit njëkohësisht. Në prezantimin e filmit “Kufijtë, pika

shiu” në kuadrin e edicionit të nëntë të festivalit ndërkombëtar të filmit Dea Open

Air, të pranishëm kanë qenë regjisori boshnjak, Vlastimir Sudar dhe producenti

malazes, Karlo Kalezic, ndërsa për filmin “Bardhësi e huazuar”, regjisori Sebastian

Ko, producentja Rosëitha Ester dhe aktori kryesor, Florist Bajgora, i përzgjedhur

për rolin, në kuadrin e audicionit, të zhvilluar në Shqipëri, më synimin e

angazhimit të një aktori shqiptar.

Programi i Dea Open Air ka vijuar edhe në seksionet e tjera. Të premten në

Programin e Filmit Dokumentar janë shfaqur: filmi gjerman, “80.000 shnicël”, me

regji të Hannah Schëeier si dhe filmi italian, “Venecia diku tjetër”, të cilin e

prezantoi vetë regjisori, Elia Romanelli. Të shtunën, program i filmit dokumentar

vijoi me “Zëri i Thais-it”, me regji të David Casals Roma, produksion spanjoll,

kushtuar artistes së njohur spanjolle, Elena Jordi, dokumentari belg “Amuka”, me

regji të Antonio Spano, kushtuar iniciativave mbijetuese të bujqve kongolezë dhe

“Rruga e Mesit”, nga Ardit Muhaxhiri (Shqipëri).

Në seancën e parë të Programit të Filmit me Metrazh të Shkurtër, pasditën e të

premtes, janë shfaqur katër filma: “Pa ty”, me regji të Sergio Falchi (Itali), “Natën

e mirë Lili”, me regji të Peter Vulchev (Bullgari), “Marko”, me regji të Marko

Santic (Kroaci) dhe “Uji që rrjedh nuk mbart helm” nga Letizia Zatti Itali).

Regjisorët italianë Sergio Falchi dhe Letizia Zatti ishin të pranishëm për të

prezantuar filmat e tyre. Konkurimi vijoi të shtunën, me katër produksione: “Një

botë pa kriza, me regji të Ted Hardy–Carnac (Francë), “Kujtime të përsëritura”, me

regji të Soo – Min Park, Uzbekistan dhe “Tramvaj”, me regji të Bartosz Reetz

(Poloni), i cili e prezantoi vetë filmin e tij.

Kufinjtë, pika shiu (Borders Raindrops)

Regjisori Vlastimir Sudar: Ajo që shihni uroj të jetë afër kulturës shqiptare

Drejtori i Programit të Filmin me Metrazh të Gjatë, Genc Përmeti në prezantimin e

“Borders Raindrops”, tha se ka qenë një sfidë përzgjedhja e filmave artistikë, duke

u ndalur në ve çanti të arësyet, pse produksionit i Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë

u bë pjesë e Dea Open Air. Përmeti vuri theksin në faktin se filmi trajton fenomene

të ngjashme me shoqërinë dhe historinë tonë, në kontekstin e një historie universal

që u flet të gjithëve. Ndërsa regjisori Vlastimir Sudar duke përshëndetur publikun

shqiptar tha se “ajo që do shfaqet në ekran është afër kulturës shqiptare”.

“Borders, Raindrops” deri më tani është shfaqur në më shumë se 25 festivale

ndërkombëtare të filmit, duke përfshirë Sarajevën (Bosnjë), Montreal (Kanada),

Los Anxhelos (SHBA), Paris (Francë), Londër (MB), Cottbus (Gjermani), Soçi

( Rusia), Goteborg (Suedi) dhe Bergamo (Itali). Filmi ka marrë më shumë se 10

çmime. Një film për mallin dhe përkatësinë, i vendosur lart në malet mbi detin

Adriatik. Historia shpaloset në një hapësirë të fragmentuar së fundmi, në kufijtë e

Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kroacisë, dhe konkretizohet në strukturën

narrative të filmit, e cila është e ndarë në dy gjysma dhe një epilog.

“Gjatë socializmit ka pasur edhe një festë të të tre kufijve. Ai sistem u përpoq t’i

mësonte disi ata njerëz të jetonin së bashku. Më pas ndodhi gjithçka që ndodhi,

kështu që ishte interesante të shihej përmes filmit se si funksionon ai kufi sot”,

është shprehur regjisori Vlastimir Sudar.

Tema e kufijve është bërë universale sot, se pothuaj çdo vend ka probleme të

ngjashme me ndarjen e kufinjve. Ndaj për këtë Sudar është shprehur se “filmi ynë

është film për dashurinë, një përpjekje për t’i kapërcyer kufijtë. Në një farë mënyre ata do të ekzistojnë gjithmonë, por nuk duhet të na pengojnë të jemi njerëz dhe të jemi të mirë me njëri-tjetrin”.

Bardhësi e huazuar (Borrowed White)

Filmi që nisi nga Shqipëri, regjisori Sebastion Ko: Kur vjen momenti i të vërtetës, aty ka një problem”

“Bardhësi e huazuar” është cilësuar si një film neo-noir për mëkatet e së kaluarës

dhe dëshirën për ndryshim. Është një histori e treguar shpejt. Për ta gjetur

personazhin e tij, regjisori gjerman Sebastian Ko ka ardhur në Shqipëri. Për

publikun shqiptar, pas shfaqjes së filmit në mbrëmjen e së shtunës, në amfiteatrin e

Universitetit të Arteve, regjisori gjerman tha se tema e emigracionit qëndron në

sfond të ngjarjeve të filmit, që në fakt kanë karakter unversal.

Marta dhe Roland bëjnë një jetë modeste dhe komode në fshat me djalin e tyre të

vogël Nathan. Por kur punëtori sezonal shqiptar, Valmir hyn në jetën e familjes,

bota e tyre del jashtë ekuilibrit. Rolandi, një kritik i sistemit në fuqi, e punëson

Valmirin e vrazhdë, të heshtur, për të rinovuar shtëpinë dhe në fillim nuk

shqetësohet që Marta ndihet e tërhequr nga i riu. Ndërkohë që Valmiri vazhdon

punën tek ata, ai hyn gjithnjë e më thellë në jetën e përditshme të familjes dhe

lidhet ve çanërisht me djalin e vogël. Shpejt Marta e kupton se di çka fshihet pas

Valmirit, një sekret që i vë në rrezik martesën, por edhe ekzistencën e tyre.

Pyetjes, rreth arësyeve të këtij trajtimi, në kushtet kur Gjermania konsiderohet

vend mikpritës për emigrantët dhe diversitetin kulturor, regjisori iu përgjigj se:

“ndryshe nga mirëseardhja, e uruar fillimisht, kur marrëdhëniet përballen me 

momentin e së së vërtetës, ata rezultojnë shpesh problematike.”

Pyetjes, nëse historia ka bazë reale dhe arësyes, se pse u zgjodh Shqipëria dhe

personazhi/aktori shqiptar për këtë produksion, regjisori iu përgjigj se “synimi ka

qenë gjetja e një areali jashtëkomunitar, por gjithsesi brenda Europës, që

historikisht ofronte pamundësitë e mjaftueshme për të jetuar si në Perëndim“ nuk

ka bazë reale, të vërtetë nga Shqipëria”. Regjisori dhe producentja vlerësuan faktin,

qe filmi në Tiranë u shfaq para prezantimit të tij para publikut gjerman, ndërsa

aktori Florist Bajgora u shpreh, se ndihej i lumtur, që “filmi e niste rrugëtimin e tij

nga Tirana, ku ai fitoi edhe audicionin e zhvilluar nga produksioni”

Në kinematë gjermane filmi do të fillojë të shfaqet nga data 21 korrik 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Fati i themeluesve të shtetit shqiptar
Deti monumental i Adrian Pacit përmbyt Mudec-in
Autorja koreano-jugore, Han Kang ka fituar çmimin Nobel në Letërsi
Ismail Kadare – Obituare
Ramadan Sokoli në Arte
Kortezi e imazheve të Leon Rey

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}