Ramadan Sokoli në Arte

Nga Redaksia 14 Qershor, 2024  TerrenArt

Koncerti me krijimtarinë e Ramadan Sokolit erdhi me interpretimin e pedagogëve të Universitetit të Arteve dhe studentëve. Ramadan Sokoli etnomuzikolog, muzikant, kompozitor dhe shkrimtar u kujtua në 104 -vjetorin e lindjes përmes një aktiviteti që bëri bashkë artistë, pedagogë të arteve, studentë dhe më gjerë, ku u bë dhe promovimi i dy botimeve me krijimtarinë e tij. Libri “Album” me vepra të zgjedhura për flaut; drejtuese botimi Adelina Shehu Hoxha, editimi dhe përgatitja për botim Lorenc Radovani, Isak Shehu, konsulente Rozana Kuka; si dhe “Pjesë pianistike” (me katër duar), drejtuese botimi dhe digjitalizimi Adelina Shehu Hoxha, redaktimi muzikor Robert Radoja dhe imazhi i kopertinës Fatos Kola. Profesor Lorenc Radovani pedagog i violinës në Fakultetin e Muzikës, ndërsa bën një përshkrim të figurës së prof. Ramadan Sokolit sjell në vëmendje dhe kontributin e tij të madh në fushën e muzikës. “Në 104- vjetorin e tij të lindjes ne menduam të merremi me krijimtarinë e tij, sepse figura e Ramadan Sokolit është komplekse. Ai është marrë shumë me muzikologjinë, me folkloristikë, me instrumentet muzikorë, etj”, thotë profesor Radovani. Ky aktivitet me promovim të dy botimeve, si dhe me koncertin me krijimtarinë e tij bënë bashkë një ditë më parë artistët, por profesor Radovani ndalet dhe tek puna që është bërë për këto dy botime. Ai tregon se për këto libra është bashkëpunuar dhe me familjen e prof. Sokolit. “Në kohë të ndryshme janë botuar veprat e prof. Ramadan Sokolit, por sot u promovuan dy libra me krijimtarinë e tij. Ne kemi mbledhur vepra që ishin eksluzivisht të krijimtarisë së Ramandan Sokolit, si krijues, si kompozitor. Familja na i vu në dispozicion dhe ne kemi bërë dy përmbledhje, ku pjesë të tyre u interpretuan në këtë koncert”, tregon profesor Lorenc Radovani për koncertin, që u zhvillua në sallën “Ibrahim Madhi” të UA-së.

https://s3.vlitag.com/vli-assets/plugins/safeframe/src/html/r.html

Një nga studiuesit më të mëdhenj të muzikës

Ramadan Sokoli (Shkodër, 14 qershor 1920 – Tiranë, 12 mars 2008) muzikant, kompozitor, shkrimtar dhe etnomuzikologu i parë shqiptar sipas kritikës çmohet si njëri prej studiuesve më të mëdhenj të muzikës shqiptare dhe ballkanike. Ramadan Sokoli ndoqi studimet e larta për flaut e kompozicion në Firence. Punoi në detyra të ndryshme në fushën e kulturës e të muzikës, prej vitit 1953 ka qenë pedagog në liceun “Jordan Misja” në Tiranë, ku themeloi klasën e flautit, klasën e folklorit dhe kabinetin e instrumenteve popullore, që u bënë bazat e etnomuzikologjisë shqiptare. Kreu shumë ekspedita dhe mblodhi material të pasur burimor folklorik, mes të cilave edhe tek Arbëreshët e Italisë. Ramadan Sokoli, ishte nga studiuesit e parë të polifonisë sonë popullore, ku nëpërmjet studimit të thellë e shkencor ka hedhur dritë mbi cilësitë dhe tiparet dalluese të të kënduarit me shumë zëra. Në vitet ’50 drejtoi dhe dy ekspedita ndërkombëtare etnomuzikologjike me studiues të huaj, në jug dhe në veri të vendit. Në krijimtarinë muzikore, Ramadan Sokoli ka shkruar këngë për fëmijë, të rritur, si dhe pjesë instrumentale. Në vijim të aktiviteteve të ndryshme kushtuar prof. Ramadan Sokolit janë zhvilluar dhe simpoziume shkencore. J. Vrapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Kortezi e imazheve të Leon Rey
Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit
Luljeta Lleshanaku merr titullin e laureates: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar!
Rrënojat e Urës së Bahçallëkut mbeten në lum, vera kalon pa ndërhyrje restauruese
Instituti i Studimeve per Krimet e Komunizmit hap ekspoziten “Gulagu Evropian”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}