nga Ergys Mertiri*

Revolta e Spacit është një ndër ngjarjet më të mrekullueshme dhe më dramatike që ka ndodhur në 50 vite diktaturë. Një grusht njerëzish, të burgosur në një kamp pune të detyruar, arritën të reagojnë kundër shtetit më terrorist në Europë duke çliruar kampin për tre ditë. Pas një përleshjeje me policinë e burgut dhe rezistencën ndaj rrethimit të autoriteteve ata shpërthyen në revoltë, me fjalime e parrulla kundër regjimit, kundër komunizmit, ndërsa iu hakërryen prokurorëve dhe Feçorr Shehut, i cili kish ardhur për ti nënshtruar.

Ajo që ndodhi ato tre ditë ishte fantastike dhe e paimagjinueshme. Spaçi ishte paradoksalisht i vetmi vend i lirë në Shqipëri, e cila ishte e gjitha një burg në vetvete. Ai ishte i vetmi vend ku flitej kundër regjimit, ku hidheshin parrulla për lirinë, ku mbaheshin fjalime për një Shqipëri të lirë e ku denoncohej mjerimi në të cilin ishte zhytur vendi. Ai ishte i vetmi vend ku ish ngritur flamuri shqiptar pa yll.

Sigurisht, ajo u shtyp barbarisht nga forcat e shumta policore e ushtarake, dhe rreth 70 vetë u dënuan me vite të tëra burg shtesë, ndërsa 4 prej tyre u dënuan me vdekje: Pal Zefi, Skënder Daja, Hajri Pashaj dhe Dervish Bejko. Kam parë dosjet hetimore të tyre dhe është rrënqethëse të vërësh sesi ata kanë refuzuar të tregojnë bashkëpunëtorët në aktet e zhvilluara gjatë protestës, megjithëse e dinin fare mirë se çfarë i priste.

Hakmarrja e pushtetit nuk kurseu jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët. Tarti, qeni i të burgosurve, të cilin e donin të gjithë, i cili kontribuoi duke iu turrur policëve në përleshjet e tyre me të dënuarit, u pushkatua dhe u var publikisht në mes të kampit. Për Tartin protagonistët thonë se kanë mbushur sytë me lot. Mund ta themi me bindje se Tarti e meriton një monument, për të njohur dhe kuptuar më shumë mizorinë e atij regjimi, si dhe simbolikën më domethënëse në dialektikën midis njeriut dhe kafshës.

Shfaqja e dokumentarit ne ish burgun e Spaçit; Revolta qe tronditi diktaturen, me autor Ergys Mertirin.

Ngjarja do të duhet të ishte bërë film artistik. Pas një kinematografie banale si ajo e Kinostudios, ky vend ka nevojë, qoftë edhe për kundërhelm, për të zbardhur dhe ekranizuar të vërteta rrënqethëse të një të kaluare të tmerrshme që ka efekt edhe sot mbi shoqërinë. Do të duhej gjithashtu që ngjarja të përkujtohej fort nga institucionet shtetërore, nga institucionet e edukimit dhe vetë kampi do të duhet të ishte restauruar dhe kthyer në një muze, për të qenë një vend peligrinazhi për të rinjtë e shkollave dhe çdo njeri që ndjen nevojën të kuptojë vlerën e sakrificës dhe rezistencës ndaj mizorisë së pushtetit. Nëse do ti kishim bërë këto, sot do ishim një shoqëri më e mirë dhe me një tjetër nivel qeverisjeje dhe ndërgjegjësimi ndaj të keqes.

*Autor i dokumentarit “Revolta qe tronditi diktaturen”, qe u shfaq premiere, ne ish burgun e Spacit, ne 50 vjetorin e kujtimit te revoltes se te burgosurve politike.

50 vjet nga Revolta e Spacit

Eshte perkujtuar me 21 maj Revolta e burgut të Spaçit, nje kryengritje dy ditore e të burgosurve politikë e cila nisi më 21 maj 1973 dhe zgjati deri më 23 maj.

Me dhjetra ish te perndjekur politike kanë qenë prezent si dëshmitarë te fundit te ish burgut famëkeq, por dhe disa prej tyre kanë qenë protagoniste të revoltës.

Revolta e Spaçit përbën një pikë kulmore në historinë e qëndresës antikomuniste, por edhe të lëvizjes për liri e demokraci. Shkaqet e kësaj revolte ishin kushtet çnjerëzore në të cilat vuanin të burgosurit politikë, puna e tyre skllavëruese, përdorimi i torturave psikologjike dhe fizike, si edhe gjendja e mjeruar e popullit nën diktaturën komuniste, kundër së cilës ata u ngritën dhe qëndruan heroikisht.

#ISKK ka qene pjese ketij organizimi, ku dhe institucione të tjera te kujteses në vend janë bërë bashkë në këtë ditë. Një nga pikat kryesore, krahas kujtesës dhe jehonës së qëndresës, ISKK rishpreh idene per ta shndërruar ish burgun e Spaçit në qendër muzeale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Historia shqiptare, çfarë mbahet e fshehur në arkivat e Stambollit
Hebrenjtë nuk u shpëtuan në Kosovë!
Në shtëpinë e ‘armikut’: Studentët shqiptarë në perëndim, 1970-1990
Dëshmon torturat nga burgu i Burrelit, ironia e ish të përndjekurit politik: Komunizmit i kam ngel borxh edhe 15 vite burg!
Manipulimet dhe propaganda në filmat e komunizmit
Muzeu Ateist i Shkodrës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}