Shkodra Jazz Festival

Nga Redaksia 28 Gusht, 2020  Muzikë, TerrenArt

“Shkodra Jazz Festival” këtë vit vjen në edicionin e 11, ndërsa me datë 10 gusht nisi edhe “Rrok Academy”. Shoqata kulturore “Rrok Jakaj” edhe këtë vit prezanton një sërë produktesh artistike, të cilat sjellin në Shqipëri jo vetëm artistë dhe muzikantë të niveleve botërore, por edhe një qasje të re të komunikimit përmes artit. “Shtigje muzikore” është emërtimi që bashkon të gjitha produktet artistike të vitit, nga “Shkodra Jazz Festival”, në auditorët e “Rrok Academy”, me “Shkodra Sounds”, “Albanian Sounds” me një vëzhgim të ri në “Albanian Story”, për t’u përmbyllur me “Shkodra Jazz Festival, on Tour”. Producent dhe drejtor artistik i festivalit, Florjan Jakaj thotë se qëllimi kryesor është krijimi i një sinergjie pozitive mes artistëve dhe studentëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë, që pjesëmarrës në aktivitetet e këtij viti. “Shkodra Jazz Festival” nisi në vitin 2005 në kujtim të muzikantit të njohur Rrok Jakaj për të mos u ndalur më, si një rrugëtim ëndrrash, që zgjohet çdo ditë ndryshe. Grupet dhe artistët që marrin pjesë në edicionin e sivjetshëm të “Shkodra Jazz Festival”, që zhvillohet nga data 10 gusht deri në datën 31 gusht në Shkodër dhe në Tiranë janë: Markelian Kapidani Balcan Bop Trio, guest Kamela Islamaj; Hammond Groovers guest Evi Mair & Michael Rosen; “Apostrophe Quartet”, guest Eleonora Simeone; “Father & Son” – Nunzio & Francesco Django Barbieri; Sokol Prekalori; “Metamofosi Project” Duo; “ProBalkan” grup dhe Alberto Mandarini dhe Daniele Tione. “Shkodra Jazz Festival, on Tour” kësaj radhe ka zgjedhur si destinacion kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, vendi ku dhe do të mbahen tre koncerte të mëdha në datat 15-16 dhe 31 gusht.

 Aktivitetet e ndryshme artistike

“Rrok Academy”, e cila startoi tre edicione më parë në degën Jazz e drejtuar nga Markelian Kapidani nisi edicionin e katërt më datë 10 gusht për të vijuar me disa aktivitete deri më datë 30 të këtij muaji. Studentët e xhazit performojnë darkave në vende të ndryshme të qytetit, ku festa vazhdon. Gjithashtu edhe dega Klasike e drejtuar nga violinisti shkodran Paçalin Pavaci një emër i shquar në skenat ndërkombëtare si solist dhe koncertmaster i preferuar nga shumë drejtor të orkestrave, ku mund të përmendim Loorin Mazel, vazhdoi rrugëtimin në perfeksionimin e talenteve të reja. Edhe këtë vit vazhduan leksionet e fizarmonikës me muzikantin me famë ndërkombëtare Bardh Jakova, i cili i rrethuar nga studentë nga i gjithë Ballkani përcjell harmoninë e tingujve, si një fije lidhëse e një bashkëjetese mes vendeve. Këtë vit, “Rrok Academy” pasurohet edhe nga dega e klarinetës, e drejtuar nga klarinetisti Francesco Django Barbieri, një emër i shquar në skenat ndërkombëtare si solist i muzikës klasike dhe asaj gipsy jazz. “New technology” është risia tjetër e këtij viti, ku të rinjtë e “Rrok Academy” kanë marrë leksione gjatë muajit korrik për “Shkrimin Muzikor”; ndërsa nga data 10-30 gusht mbahen leksione mbi fotografinë artistike, me drejtuese Orestia Kapidani. “Shkodra Sounds” do të fillojë nën tingujt e nxënësve të “Rrok Academy” me datën 19 gusht, Paçalin Pavacin solist dhe koncertmaster i shoqëruar nga “Skanderbeg Chamber Orchestra” e përbërë edhe nga studentët e akademisë që do të performojnë në formacione të muzikës së dhomës me “Albanian Sounds” për të përfunduar me studentët e degës Fizarmonikë jazz me datën 30 gusht. “Albanian Story”, një produkt i ri i shoqatës, i cili do të marrë jetë, duke filluar nga data 17 për të vijuar deri më datë 30 të këtij muaji, “me Synin” e një artisteje dhe me mendjen plot dritë të një studiuesi. Arti pamor, arti i dokumentuar historik dhe arti i fjalës së shkruar do të flasin shqipen më të bukur, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike “Shejzat – Pleiades” dhe AQSHF. Veprimtaria këtë vit mbështetet nga Bashkia Shkodër, Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës, Albsig dhe disa nga restorantet dhe baret më të njohura të qytetit.J.V

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit
Luljeta Lleshanaku merr titullin e laureates: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar!
Rrënojat e Urës së Bahçallëkut mbeten në lum, vera kalon pa ndërhyrje restauruese
Instituti i Studimeve per Krimet e Komunizmit hap ekspoziten “Gulagu Evropian”
Arti në Arkiva – kujtese a rebelim?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}