Në tetor të 1918, e mahnitshmja Katherine Anne Porter, përjetoi çfarë ajo e quajti “vizion i mrekullisë”. Shumë afër vdekjes, nga influenca e virusit që do të merrte jetën e 50-100 milion njerëz, përmes romanit, Porter u ndje e zhvendosur në një peisazh parajsor, pa dhimbjen dhe frikën që kishte kaluar mbi trupin e saj. Për habinë e të gjithëve, ajo i mbijetoi sëmundjes, dhe më vonë e transformoi këtë përvojë në romanin e saj të fuqishëm “Pale Horse, Pale Rider” (Kalë i zbehtë, kalorës i zbehtë). Kjo histori është një nga veprat e pakta në letërsi në lidhje direkte me pandeminë që vrau më shumë njerëz në Amerikë, se sa vendet që kishin humbur në të gjitha luftërat e një shekulli, të bëra bashkë.
Covid -19 duket se do na ndryshojë në mënyra të çuditshme. Kjo është një ngjarje që ndryshon paradigmën, që ndan jetën dhe kulturën në: përpara dhe pas.
Ne do të dalim të ndryshuar, megjithëse mënyra se si këto ndryshime do të manifestohen është larg nga e sigurta. Detajet shqisore të këtij shpërthimi – maskat, fytyra e doktorit dhe infermierëve të shqetësuar e të lodhur, shenjat e mbyllura, erërat antiseptike, rrugët e zbrazëta, pirgjet e kufomave – do të enden në mënyrën e tyre brenda mendjes dhe trupit, duke na kushtuar këtë moment, vite në të ardhmen. Për mua, kjo përvojë më ka mbajtur në një familjaritet të çuditshëm. Kam kaluar pesë vitet e fundit duke shkruar një libër për mënyrën se si influencoi klima shqisore dhe afektive e pandemisë së viteve 1918-1919, që frymëzoi letërsinë ndërluftuese, shpesh në mënyra që nuk e kemi njohur. Vetëdija ime e re, për gjurmët e asaj se si pandemia zhvendosi percpetimin tim, më duket sikur më rishfaqi pamjet dhe tingujt e një shekulli më parë, duke u përshtatur të dyja në mënyra të frikshme që kurrë nuk do i dëshiroja. Krahasimet mes influencës së pandemisë së gripit dhe Covid-19, ishin të njohura përgjithësisht, ndërsa ne kërkojmë disa harta se si mund të shtrihet ky shpërthim. Përmes një lenteje mjekësore, ne pyesim se cili virus është më i keq: A përhapen në mënyra të ngjashme? Si ndryshoi jeta publike si atëhere dhe tani? A ka mësime që mund të nxirren ose gabime që mund të shmangen? Disa dallime mes dy shpërthimeve të pandemive janë tashmë të qarta: pendemia e 1918-’19 vrau të rinj të shëndetshëm me ritme befasuese, dhe gripi dukej si më i njojhur se sa një kërcënim i ri, megjithëse një virulencë unike, që do të thoshte se ishte më e lehtë për të humbur – të paktën në fillim. Dhe koha kishte rëndësi: pandemia e gripit erdhi në thembrën e luftës më vdekjeprurëse që bota nuk e kishte parë akoma, një mbivendosje që do të thotë se pandemia mori shumë më pak vemendje, pavarsisht se vrau kaq shumë njerëz. Ngjarja e dytë, me vdekje masive në pesë vjet, pandemia mbërriti kur bota tashmë po kapërcente kufomat me pikëllim. Megjithatë letërsia që u lind mbi pandeminë e gripit flet për momentin tonë aktual në mënyra të thella, duke ofruar lidhje, saktësisht, në sferat ku arti shkëlqen: në peisazhet emocionale, në mënyrat që një moment i së kaluarës jehon në të tashmen, në bisedën e parrëfyer mes përvojës së trupit dhe përceptimit tonë për botën.
Tani për tani, çdo ditë sjell në fokus një realitet tjetër; ajo që dukej e panatyrshme dje, mbërrin nesër. E kaluara është gjithnjë një vend tjetër, por shpejtësia me të cilën dijet dalin jashtë kohe, naiviteti e kthen në realizim dhe, ndryshimi i të vërtetave bazike është ç’orientues përgjatë një pandemie. Në “Pale Horse, Pale Rider”, Porter fabrikoi përvojën e saj për ndryshimin e paradigmës, në një menditim më të gjerë, mbi vertigo* (marramendjen) e shkaktuar nga zhvendosje të tilla.
Ajo kodon këto lëkundje në një lojë stilesh, duke lëvizur mes një gjuhe haluçinuese, ëndrrimtare për të përçuar pushtimin e virusit në trupa dhe me një stil të drejtpërdrejtë, realist përcjell luftën. Pjesa e sfidës për personazhet është leximi i saktë i historisë ku ata ndodhen; i ngopur me një histori lufte, që është e tmerrshme por e njohur, ky narracion është ai që duket i vërtetë. Ata i dinë rolet e tyre (mashkull, ushtar, femër civile), kërcënimi (luftë artilerie), armiqtë dhe aleatët, – ata e dinë si përfundon kjo histori (vdekje për ushtarin). Të mbërthyer në këtë paradigmë ata humbasin nga realiteti që ka ndryshuar sepse, tani, armiku është i padukshëm, që gratë përballen me të njëjtat kërcënime, se ballina e shtëpisë është po aq e rrezikshme sa fronti i parë.
Keqleximi mbart pasoja: pasi shqetësohen për kërcënimin ndaj trupit të ushtarit në luftë, ata qarkullojnë nëpër restorante, teatro, spitale dhe vendet e punës. Edhe pasi, një prej tyre sëmuret, ata preken dhe puthen, ndajnë cigaret, duke besuar në vetvete në një histori të dalë mode, të vjetëruar, pasi kllapia e re, ku janë mbërthyer, merr përsipër tregimin dhe jetën e tyre. Porter merret me tronditjet emocionale dhe fizike të një realiteti që ndryshon vazhdimisht, dhe rreziqet e qenësishme duke mos u përshtatur, sa më shpejt, në një paradigm të re. Realiteti i njërit nuk zhvendoset thjesht në një pandemi; por bëhet rrënjësisht e pasigurt, – me të vërtetë, pasiguria është realiteti. Paparashikueshmëria e virusit Covid-19 dhe gjithçka nuk dimë në lidhje me të, do të thotë se nuk e kemi idenë se ku jemi në histori ose, madje, edhe në cilën histori jemi. Është kjo vala e parë e ardhjes së diçkaje edhe më vdekjeprurëse ? A kemi arritur në majën e kurbës? Cili është qëllimi i tragjedisë? A është ekonomia historia e vërtetë? Çfarë mendojmë se dimë tani që mund të dëshmohet fatalisht, gabim?
Pasiguria e tregimit bën që shumë prej nesh të kthehen në zhanrin fiction dhe filma të parashikueshëm (edhe nëse ato kanë të bëjnë me fatkeqësinë) – ata na lejojnë të hedhim poshtë një histori tjetër si një hije dhe të ulemi në një vend ku ne, tashmë e dimë fundin. Letërsia moderniste me të cilën kaloj ditët e mia duke mësuar dhe studiuar, zakonisht transmeton të kundërtën, duke u marrë me fragmentimin dhe subjektin e një bote pas lufte/ postpandemike. T.S. Eliot, i cili së bashku me gruan e tij u mbërthyen nga gripi, gjatë pandemisë u ndje i rënduar nga ajo që ai e quajti “gripi shtëpiak”, që prej jetës së mbyllur i lindën shqetësimet se mendja e tij ishte prekur nga sëmundja. “The Waste Land” – e shndërroi këtë poezi në një klimë me mjegull ku endeshin kufomat, me peizazhin shtëpiak ku përhumbeshin nga ndjenja e përhapjes së vdekjes së gjallë përmes jermit të gjuhës.
Pasiguria rritet, gjithashtu, nga e padukshmja e armikut. Vetëdija është shndërruar në një kërcënim që armiku mund të jetë kudo, por nuk mund të shihet. Njerëzit bëhen të dyshimtë, trupa poroz dhe të cënueshëm. W.B Yeats merr këtë ndjenjë të kërcënimit në “The Second coming”, një poezi e kompozuar në javën pasi ai pa gruan e tij shtatzënë shumë afër vdekjes nga shkaku i pandemisë. Virusi i vitit 1918 mbyti një numër të madh njerëzish në shtretërit e tyre, ndërsa mushkëritë e tyre ishin të mbushur me ujë, lëngje, dhe kjo shkaktonte papritur gjakderdhje nga hundët, goja dhe veshët.
Në poezi jepet ndjenja e kaosit dhe horrorit, natyrisht prej shumë shkaqeve, duke përfshirë luftën, revolucionin dhe dhunën politike të Irlandës, por poezia flet edhe për terrorin e një kërcënimi të fshehur, atë që mbyt pafajësinë dhe lejon të humbasë në anarki dhe në një valë të errët gjaku. Padukshmëria e kërcënimit nga ana tjetër prodhon atë që ne mund ta quajmë faj ngjitës, një frikë përhumbëse se dikush mund të kalojë një infeksion vdekjeprurës tek tjetri.
Në përgjithësi, rrugët e transmetimit janë të njohura por rrallë të specifikuara, dikush ka frikë por nuk e di me saktësi se si transferohet. Në romanin elegjiak të William Maxwell, “They came like Swallows”, i cili kujton vdekjen e nënës së tij shtatzënë në pandeminë e gripit, personazhet janë përhumbur nga të gjithë, ato që janë: po sikur të kishin hequr me parë djalin e tyre nga shkolla? Po sikur të kishin zgjedhur trenin tjetër, sesa të parin? Po sikur të mos kishin hyrë në dhomë atë ditë? Një faj i tillë mund të jetojë në mendje si prani e ulët, e pazgjidhur dhe e pazgjidhshme. Dhe ky faj vjen gjithashtu, në formën e tij paraprake – po sikur kjo prekje, ajo vizitë, mungesa e larjes së duarve dëmton një të dashur apo një të huaj? Personazhi qëndror i Porterit në “Pale Horse, Pale Rider”, fantazon një hark të padukshëm ankthi që hedh shigjeta mbi të dashurin e saj, i cili vdes përsëri dhe, pavarsisht përpjekjeve të saj. Ashtu siç jemi çdo ditë dëshmitar, gjithashtu një krijues toksik i pasigurtë dhe i qartë, rrjedh edhe në kanalet e përdorura nga mizoria, si dash kurbani, duke u shndërruar në një armik viral të padukshëm brenda një armiku iluziv por të dukshëm.
Ksenofobia endet në një “virus kinez” apo edhe “një grip spanjoll” krijon grupe të mëdha për denoncim. Jepen përshkrime faktike mjekësore të ngjitjes së sëmundjes dhe kontaminimit përmes metaforave diskriminuese, helmuese, të moralit të papastër dhe të rrëzikshëm.
Shkrimtari i tmerrit të shekullit të XX-të, H.P. Lovecraft kanalizoi në shkrimin e tij paslufte/ postpandemi bindjen parashikuese dhe homofobike se, një mori emigrantësh dhe devijantësh po e infektonin gjakun e pastër arian.
Pasi pandemia e gripit pati përfshirë shtëpinë e tij në Rhode Island, Lovecraft populloi tregimet e tij me proto-zombiet që ngriheshin nga të vdekurit në mes të pandemive ose luftrave, drejt shkatërrimit të mëtejshëm.
Në këtë gjendje ankthioze, Lovecraft shndërroi atmosferën e sëmurë dhe paragjykimet e thella në monstra që mund të shihen dhe vriten me pandëshkueshmëri, një veprim që sugjeron mënyrat e rrezikshme për antropomorfizimin, që mund të maskojë impulset e mbrapshta diskriminuese. E megjithatë ajo që pulson në të gjitha këto vepra, – dhe përmjet momentit tonë aktual, – është vetë trupi. Virgina Woolf, e cila dinte kaq shumë për sëmundjet, zemra e së cilës pësoi goditje nga takimi i saj me virusin e vitit 1918, vëren në esenë e saj “On Being III” se, si sëmundja dhe trupi janë lënë jashtë artit tonë dhe përvojave të vetëdijshme.
Ne, mohojmë se si në të vërtetë, “ gjithë ditën, gjithë natën, trupi ndërfutet” . Në mes të sëmundjes akute, bota njëkohësisht ngushtohet e zgjerohet në vuajtjet e trupit, një përvojë e fshehur pjesërisht për shkak të izolimit të thellë, që prodhohet aq shpesh.
Siç shkruan Woolf, “ato luftëra të mëdha, të cilat (trupi) i zhvillon vetë në vetminë e dhomës së gjumit kundër sulmit të etheve”, janë të panevojshme. Veprat post pandemike të vitit 1918, kodifikojnë këto beteja të brendshme, ndonjëherë direkt dhe ndonjëherë në fragmente, por edhe si jehonë. Ato tregojnë mënyrën se si një virus mund të shkatërrojë perceptimet e brendshme të trupit, mënyra se si ethet, dhimbja dhe frika nga vdekja e shndërrojnë realitetin në kllapi. Porter e përshkruan këtë mënyrë se prekja nga virusi duket se infekton edhe vetë prozën, kaosi viral e reflektuar përmes sintaksës së thyer dhe përmes pushtimit të peisazheve ëndërruese, përçartjes lëshojnë klithmën: “dhimbja e tmerrshme që kalon nëpër venat e saj si zjarr shfarosësh”. “The Waste land”, dhe “The second coming”, lexohen përmes lentes së kllapisë së brendshme të një trupi, regjistron realitetet haluçinative, perceptime të fragmentarizuara, dhimbje djegëse të etheve dhe kokës.
Dhe së fundi, vijnë pasojat, së bashku: si për trupin tonë ashtu edhe për kulturën.
Si përjetohen përvoja të tilla në qelizë, në kujtesë, në rrugë? Ndjenja e vazhdueshme e vdekjes së gjallë, e një përvojë që na shënon me hijen e saj, jehona që mbetet pasi të kalojë pandemia. Zonja Dalloway e Woolf, aq shpesh e lexuar si një roman që mbërthen pasojat e luftës – gjithashtu regjistron në karakterin e saj rraskapitjen fizike e mendore që zgjat pas një sëmundje. Ashtu si Woolf, Clarissa Dalloway është goditur në zemër pas prekjes nga gripi, dhe ndërsa lëviz përmes rrugëve të Londrës e në shtëpi, ajo sheh botën e saj përmes ndjenjës së dobësisë trupore, rrahjet e forta të zemrës, që mbeten pulsuese nëpër kujtimet e sëmundjes së saj. Pamjet dhe tingujt, aromat e sëmundjes që lundrojnë në dhomë kthejnë përsëri vetëdijen e saj, duke zhvendosur mënyrën se si ajo percepton ditën në Londër. Qoftë në sëmundje, apo në vëzhgim, vetë trupat janë mbërthyer tani. Ata po regjistrojnë pandeminë e sotme, duke përjetuar reagimet që do të bëjnë jehonë në të ardhmen tonë. (Marrë nga Paris Review, nr.4, shkruar nga Elizabeth Outka). Përgatiti në shqip: Violeta Murati