nga Violeta Murati

Ministria e kulturës ka selektuar disa emra si “fitues” për t’ju financuar librin. Ish ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro pati ngutje kur erdhi në “pushtet”, të krijonte fondin e përkthyesve – ne, e menduam si ndjeshmëri për zanatin e saj – ca para që do jepeshin për libra të huaj për t’i sjellë në shqip, po, ashtu edhe fondin për autorët shqiptarë, që librat e tyre të përkthehen në gjuhë tjetër.

Në asnjë rast, deri tani, pra në shtator 2020, nuk u qartësua ndonjë stradegji, çfarë është detyrë politike e një ministrie për të ndërmjetësuar e krijuar ekuilbër mes krijuesve dhe industrisë, këtë rast të botuesve.

Si ta përkthesh?! Ja përshembull s’kam dëgjuar deri tani, se ministria jonë të mund ketë komunikuar me ministrinë e kulturës gjermane, ta zëmë, që të këmbejnë autorët e të lehtësojnë kostot e botimit në gjuhët ndërsjelltase.

Në një shkrim në forumin e gazetës kulturore ExLibris, shkrimtarja dhe përkthyesja Ana Kove na dëshmonte për rezidencën ku ndodhej, se si ishin mbledhur disa përkthyes për të përcjellë në gjuhë të tyre një autor të ri gjerman.

Shumë shumë herët, kur kam pasur një bisedë me kineastin dhe përkthyesin Gëzim Erebara ndjeshmëria e tij lidhej me ministrinë cceke të kulturës, se si e kishin mbështetur për të përkthyer autorët e saj më të mirë, (ju kujtoj Hashek etj) në gjuhën shqipe. E përsëris autorët e saj më dinjitozë, për ti sjellë në gjuhë si e jona, “e vogël”. Erebara këmbëngulte, se të njëjtën gjë duhej ta bënte edhe ministria jonë e kulturës për t’u lidhur me ministri analoge për të garantuar autorët e saj, cilësisht mbi të gjitha.

Mendoj se me një model kaq të thjeshtë, për një vend si ne, do ishte minimalja kjo “detyrë politike” e ministrisë së kulturës. Nuk ka pretendime në këtë drejtim po të kujtojmë se sa qendra të huaja kulturore funksionojnë në Shqipëri për përhapjen e kulturës së vendeve të tyre, e kryesisht duke përcjellë librin. Ne, ende nuk kemi një statistikë se ç’bëjnë ambasadat shqiptare nëpër botë, përveçse ndërrojnë kolltuqet një herë në gjashtë muaj, dhe shëtisin sikur të kenë transferuar “shtëpinë”; nuk ka ndërmarrë në asnjë rast ministria jonë e kulturës nisma të tilla që, nëpërmjet ambasadave, të ndërtojë rrjetin e njohjes ndërkombëtare të kulturës shqiptare (gjithnjë kam parasysh më tepër librin). Disa mundime të pakta janë nga vullneti dhe njohja e vetë autorëve për të depërtuar me takime në katedra, apo qendra kulturore, me miq, të afërm, deri në Itali apo Francë. Kemi dëgjuar dhe një bum përkthimesh që u serviren mediave, që vijnë deri nga gjuhët arabe – si njohje. Por, në fakt, të detyruar të tejkalojnë mundësitë e njohjes, e shpesh mediokritetit, këta autorët arrijnë në absurd duke përkthyer në Shqipëri nga gjuhët aziatike, e duke “mashtruar” me lexuesin se qënkan pritur me sukses e përkthyer në gjuhë të ndryshme.

Ja këto shembuj “përkthimesh” lexojmë nga “detyrat politike” të ministrisë, duke lënë në rënie të lirë kulturën. Ndërsa salloneve të Ministrisë “fondi për përkthimin” nuk është gjë tjetër veccse një falsitet, që nuk reflekton as stradegji, as njohje në të kundërt i gjithë ky “vullnet” do përcillej në kurrikula, dhe në koston e ccmimit të librit. Më duket se Ministria po deliron, se Ministria jonë e kulturës nuk mund të jetë si BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Fati i themeluesve të shtetit shqiptar
Deti monumental i Adrian Pacit përmbyt Mudec-in
Autorja koreano-jugore, Han Kang ka fituar çmimin Nobel në Letërsi
Gazetaria si bilanc lufte
Ismail Kadare – Obituare
Ramadan Sokoli në Arte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}