Shqetësimi i historianëve: Mungojnë studimet mbi ekonominë e komunizmit

Në makro dhe mikro Shqipëria u rrënua në diktaturë. Ekonomia e komunizmit dështoi.  Shqiptarët dolën nga regjimi në varfëri ekstreme, në zgrip të mbijetesës. Jetesa e lumtur në sistemin socialist ishte totalisht propagandë duke iu zhvatur shqiptarëve pas ’44-ës çdo gjë: shtëpi, pasuri, pronë. Ekonomia e tregut u zhduk. Ekonomia shqiptare, si çdo gjë tjetër, u përqëndrua në duart e shtetit.

Bisedat për ekonominë me vendet e huaja, siç ka treguar historia kanë dështuar, për shkak se shteti shqiptar i shndërronte në marrëveshje politike. Ata pak historianë që kanë marrë guximin për të parë shkencërisht se çfarë ka ndodhur me sistemin ekonomik në diktaturë thonë se është mjaft i vështirë ky studim me shqetësimin se mungojnë si botimet, ashtu edhe njerëzit që të jenë marrë me to.

Duke hyrë në një terren të pastudiuar, për dy ditë në Tiranë, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit organizoi onlinë konferencën shkencore “Ekonomia socialiste në Shqipëri “Ekonomia socialiste në Shqipëri (1945-1990): baza ideologjike, dështimi dhe pasojat”. Përballja dhe sfidat e ekonomisë shqiptare gjatë regjimit komunist si dhe ekonomia ngushtësisht e njerëzve kanë qenë fokusi i këtij takimi, duke vënë në dukje për herë të parë nga ana shkencore, se si ndodhi zhdukja e tregut të lirë dhe monopolizimi i tij në duart e shtetit komunist. Studiuesit, historianët, arkivsitët dhe pjesëmarrësit në këtë konferencë patën mundësinë të hynin në çështje e trajtesa shkencore mbi ekonominë në një sistem të dështuar, siç rezultoi fundi i viteve ’90-ës. Po ashtu, në konferencë u vu në dukje se në Shqipëri mungojnë studimet me karakter ekonomik për këtë periudhë dhe për rrjedhojë u ngrit edhe shqetësimi se mungon historiani me profil ekonomik.

Në ditën e parë, të konferencës referoi prof. Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Historisë ASA, me temën “Proletarë dhe kapitalistë? Paradokset e eksperimenteve ekonomike në vitet 1989-1990”.  Krasniqi shtroi disa teza të raportit të Shqipërisë me vendet e tjera, se si reformat ekonomike u vonuan, dhe procesi u bë i paqartë, i shpejtë dhe në mënyrë të centralizuar. Historiani vuri në dukje, mes të tjerash, se në këtë proces mungonin kuadrot me formim ekonomik, që ishte edhe arsyeja kryesore pse ky lloj procesi nuk dha rezultat. Të gjitha bisedimet në rrafshin ekonomik duke mos qenë ekspertë, historiani vëren se ishin në aspektin e marrëveshjeve politike.

Autor i disa studimeve dhe monografive mbi komunizmin, studiuesi Xhafer Sadiku është ndalur në “politikat e diferencimit fshat – qytet dhe pasojat që lanë pas”. Modeli jugosllav u ndoq nga Shqipëria, derisa u prishën marrëdhëniet duke rezultuar më pas, në diferencimin e politikave mes qytetit. Kjo u reflektua edhe në legjislacion, si në rastin e dhënies së triskave, të cilat iu hoqën të gjithë fshatarëve pa papërjashtim.

Mes të tjerave, Sadiku tha se vendosja e sistemit Stalinist ndryshoi mënyrën e shpërblimit të fshatarit. Baza e sistemit ekonomik në periudhën e komunizmit ishte sipas parimit: “kush puno ha”.

“Kontrolli i paligjshëm i ekonomisë dhe fshehja e krimit pas koncepteve të reja gjuhësore”, ishte referenca e dr. Çelo Hoxha, drejtor ekzekutiv i ISKK. Ai tha se “Ajo që ne quajmë ekonomi socialiste ishte ekonomi monopoliste dhe kjo ka një histori të gjatë në historinë në njerëzimit. Një grup  njerëzish zaptuan instituincet shtëtore dhe pastaj morën kontrollin e ekonomisë dhe këtë e bënë me dhunë në mënyrë të paligjshme. Ekonomia në komunizmin është variant më ekstrem i monopolit. Monopolet fillojnë kryesisht në fushën ekonomike, pastaj në politikë, por jo në këto masa sa në komunizëm”. Duke folur mbi politikat ekonimike në komunizëm, Hoxha theksoi se ata përdorën  termin “reforma”, por të gjitha u bënë me dhunë dhe në mënyrë të paligjshme.

Arkivisti, dr. Alvin Saraçi, duke folur mbi “Pronën private në periudhën komuniste 1944-1948”, një studim me letra dhe dokumentacione, që do të dalë së shpejti në shtyp, mes të tjerash tha se: “Ndër hapat e parë, që u ndërmorën, qe vënia nën kontroll e ekonomisë nga ana e shtetit. Kjo u reflektua në bllokimin e tregtisë së jashtme dhe dhënien e kompetencave të lejeve tregtare për ushtrimin e tregtisë me shumicë dhe me pakicë për kompanitë tregtare shqiptare vetëm nga Ministria e Ekonomisë dhe komitetet ekzekutive. Shteti përcaktonte gjithashtu edhe çmimet duke vendosur masa ndëshkimore për ata që nuk do t’i përmbaheshin atyre. Për rritjen e çmimeve të disa mallrave, gjoba ishte sa dhjetëfishi i vleftës së mallit.

Me ligjin nr. 19, dt. 15.12.1944, u monopolizua industria. Në këtë mënyrë, çdo kompani private u vendos nën kontrollin e një komisari shtetëror, që do të qëndronte në krah të drejtuesve të firmave”.

Studiuesi Florin Zyberaj ndau kërkimin e tij mbi dokumentet arkivore në aspekt të abuzimit me pronat nga formacionet ushtarake shqiptare. Në këtë kumtesë Zyberaj bëri një sintezë të shkurtër mbi problemin e pronave, abuzimet ose më saktë zaptimet e bëra nga formacionet ushtarake shqiptare të pronave, bastisjet e ndërtesave dhe vendosja në to e Këshillave Popullor dhe organeve të mbrojtjes së popullit etj. Vend të rëndësishëm studiuesi i kushtoi shkatërrimit të pronave private me anë të djegies etj. Të gjitha këto u ilustruan me shembuj konkret të nxjerrë nga materialet e arkivore.

Mbi veçantinë e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, prej ’48 deri më 1961, referoi historianja Brisejda Lala. Procesi i kolektivizimit në bujqësi dhe propaganda rreth tij u trajtua nga dy studiuesit Pjerin Mirdita, “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”, dhe Anelmo Spahija, departamenti i Historisë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”.

Spahija mes të tjerash vuri në dukje se modeli ekonomik shqiptar u radikalizua në vitet ’60-të, kur u ngritën në zonat malore kooperativat bujqësore, edhe pse ishin zona ekstremisht të varfëra, duke u mbyllur kështu në fund të ’60 procesi i kolektivizimit.

Historiani Pjerin Mirdita, që bashkëndanë këtë kumtesë, tha se kolektivizimi ka qenë, si shumë absurd të tjera, që kemi pasur në periudhën e regjimit komunist. Mirdita u ndal në forcën e Propagandës, që së pari, u bë mjeti kryesor i regjimit, stil për të bindur fshatarët,  dhe e dyta, ishte ligjërimi ia saj çfarë po ndodhte. Dy shtresat që u goditën më shumë në komunizëm ishin dy shtresat: fshtarësia e mesme, dhe e varfër. Sipas historianit për këtë qëllim, pra propagandues u përdor literaturë mjaft e pasur, që nisi me botimin “Rruga e partisë”, ku paraqiteshin tema nga më të ndryshme, po ashtu edhe planet ekonomike që kishte përgatitur regjimi për të qeverisur. Mirdita iu referua dhe albumeve fotografike të botuara, ku më i famshëm ishte “Shqipëria Socialiste”, si edhe revista “Shqipëria e re”, që ishte një rast unik, e botuar në shtatë gjuhë të huaja, ku trajtoheshin element të jetës socialiste. Nga këto kërkime, historini vëren se Propaganda u fokusua kryesisht tek vullnetarizmi dhe inisiativa e lirë, ku fshatari dorëzoi gjithçka me vullnetin e tij të lirë, edhe pronën e tij.

Linku i konferences online: https://www.facebook.com/iskk.gov.al/videos/190403993281374

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Historia shqiptare, çfarë mbahet e fshehur në arkivat e Stambollit
Hebrenjtë nuk u shpëtuan në Kosovë!
Në shtëpinë e ‘armikut’: Studentët shqiptarë në perëndim, 1970-1990
Dëshmon torturat nga burgu i Burrelit, ironia e ish të përndjekurit politik: Komunizmit i kam ngel borxh edhe 15 vite burg!
Manipulimet dhe propaganda në filmat e komunizmit
Revolta që tronditi diktaturën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}