Dhjetë filma të shkurtër shqiptarë të animuar në një program origjinal prezantojnë Shqipërinë në Francë. Nga vitet ’80 dhe ’90 me një prodhim intensive, të madh, ato kalojnë përherë të parë kufirin për t’u shfaqur jashtë vendit. Nisur prej një nga regjisorët më të njohur Stefan Taçit I paraqiten dy filma “Gjerat që nuk ndryshojnë” dhe “përbërja”; Kënga e fundit e Artan Maku; Fetishi i Albert Malltezit; Guernica nga Shaqir Veseli; Loja e Djallit nga Rikarda Hova dhe Ergys Faja; Rendrrat nuk vdesin nga Robert Qafzezi; Sizifi nga Stefan Taçi; Parrulla nga Gezim Qendro; Zëri i Tokës, Zëri i Gjakut të Artur Dauti dhe Boris Ikonomi.
Video paraqitet nga Louise Burkart (programuese dhe restauruese e pavarur në Deutsches Filminstitut & Filmmuseum) / Në prani të regjisorit Robert Qafzezi. Të gjithë filmat janë në 35 mm dhe me ngjyra, përveç Guernica. Kohëzgjatja totale e seancës: 1h30