nga Julia Vrapi

Teatri Kombëtar Marin Sorescu në Kraiovë, Rumani, po realizon 100 histori nga “Dekameroni” i autorit Giovanni Boccaccio-s, në drejtimin e 100 regjisorëve nga 100 vende të ndryshme të botës. Pjesë e këtij projekti që titullohet “Hektomeron” është dhe Shqipëria, si pjesëmarrëse në këtë maratonë teatrore online. Në datën 21 janar live stream në faqen e Teatrit Kombëtar Marin Sorescu në Kraiovë u shfaq historia 6 nga “Dekameroni” i autorit Boccaccio, për të cilën regjisorja nga Shqipëria Suela Bako punoi me aktorin Macesanu Dragos Valentin. Suela Bako është e njohur me aktivitetin e saj në fushën e teatrit në vendin tonë, por këtë herë ajo mori pjesë në këtë produksion të Teatrit Kombëtar të Kraiovës në Rumani. Dramaturgu i njohur Stefan Çapliku ishte ai që i dha mundësinë regjisores Suela Bako, që të ishte pjesëmarrëse në këtë projekt teatri online. “Hektomeron” vazhdon me aktorët dhe regjisorët e vendeve të ndryshme, ku regjisorja nga Shqipëria Suela Bako e quan veten me fat, që është pjesë e tij. “Falenderoj Stefan Çapaliku, i cili më dha mundësinë që unë të jem pjesë, në këtë event unik. Nga kohërat e vështira, ndodh të lindin ide të mëdha. Jam me fat, të jem pjesë e projektit të madh, “Hektomeron” dhe të përfaqësoj vendin tim në këtë projekt”, shprehet Bako mes të tjerave për pjesëmarrjen e saj në këtë projekt. Teatri Kombëtar Marin Sorescu në Kraiovë, po realizon 100 histori nga “Dekameroni” i Giovanni Boccaccio-s, në drejtimin e 100 regjisoreve nga 100 vende të ndryshme, ku regjisorja shqiptare Suela Bako punoi me aktorin Macesanu Dragos Valentin. Sipas regjisores Bako, ky projekt ishte një eksperiencë unike në punën e saj me teatrin. “Jam me fat të kem aktor dhe të ndaj këtë eksperiencë unike në jetën time profesionale, me Macesanu Dragos Valentin, dhe të tregojmë historinë e 6-të, të natës së 9-të të veprës “Dekameroni””, thotë më tej regjisorja Bako, që punoi shtatë ditë për këtë prezantim. Në faqen e teatrit rumun, janë dhe prononcimet e dramaturgut Stefan Çapaliku dhe regjisores Ema Andrea përfaqësueses e MAM, si dhe aktori Ervin Bejleri, që shprehen për teatrin në Shqipëri por dhe aktivitetin e tyre.

 Projekti teatror

 Për këtë maratonë teatrore online, Teatri Kombëtar Marin Sorescu në Kraiovë, Rumani vë në dispozicion një histori, një aktor dhe një javë kohë për të realizuar një shfaqje, e cila zgjat 14 minuta. Ndër shfaqjet që janë shfaqur deri tani përmendim nga Italia, Brazili, Hungaria, Shqipëria, etj. Shfaqjet zhvillohen live. Projekti përfundon me një maratonë live, prej 24 orësh të të gjitha historive të mbledhura së bashku, diku nga fundi i muajit prill të këtij viti. “Dekameroni” është cilësuar si vepra më e rëndësishme, më e lexuar e më popullore e Giovanni Boccaccio-s. Për herë të parë në shqip, e plotë dhe e pacensuruar, erdhi me përkthimin autentik të Ali Hashorvës. 10 të rinj largohen nga Firencia në vitin 1348, për shkak të situatës së rëndë që ky qytet po përjetonte në përballje me murtajën e zezë, epidemi që i mori jetën plot gjysmës së banorëve të tij. Të mbyllur në një shtëpi fshati, 7 vajza dhe 3 djem, në moshën më të bukur, të detyruar të mposhtin frikën, të zbukurojnë ditët e tyre, të kuptojnë moralin e kohës, të reflektojnë rreth kuptimit të jetës, erotizmit, dashurisë, sjellin 100 rrëfime në 10 ditë. Giovanni Boccaccio ishte një shkrimtar, poet dhe një humanist i rëndësishëm i Rilindjes. Ai ishte një nga figurat më të rëndësishme në panoramën letrare Evropiane të shekullit XIV.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit
Luljeta Lleshanaku merr titullin e laureates: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar!
Rrënojat e Urës së Bahçallëkut mbeten në lum, vera kalon pa ndërhyrje restauruese
Instituti i Studimeve per Krimet e Komunizmit hap ekspoziten “Gulagu Evropian”
Arti në Arkiva – kujtese a rebelim?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}