nga Albana Tali, Nju Jork

Në Perëndim, aty dhe ku jetoj prej më shumë se një dekadë, e dëgjoj shpesh t’i vihet theksi të qënurit tolerant në komunikim. Fëmijëve u thuhet shpesh, se sa e rëndësishme është të tregojnë tolerancë me të gjithë ata që mund të mendojnë ndryshe , qoftë kjo në të shkuarën kulturore, racore, besim apo diçka tjetë.

Me kaq polaritete që gjejmë ne botë sot ne sfera të ndryshme ; jetën sociale, politike, fetare, besoj është “dhurata” më e mirë që mund t’u bëjmë fëmijëve tanë, të dinë të jenë tolerantë apo dhe të përdorin fjalët magjike “ biem dakort që mendojmë ndryshe”.

Po pse ndonjëherë është kaq e vështirë që një diskutim ku palët mendojnë ndryshe të mbyllet me dakortësi, qoftë edhe si ajo e shprehjes?

Shpeshherë kjo ndodh pasi ngatërrojmë tolerancën apo njohjen e faktit që rreth nesh ka njerëz që mendojnë dhe jetojnë ndryshe, me pranimin apo dakortësinë që ne duhet të lejojmë këta të fundit të na ndikojnë.

Neuropsikologu Rick Hanson thotë se, “njohja dhe pranimi i atyre ndryshe nga ne, nuk nënkupton që ne po i aprovojmë, apo që po dakortësojmë ndikimin e tyre mbi ne. Edhe duke treguar tolerance ndaj tyre përsëri ne kemi të drejtën të mbrojmë veten dhe atë që ne mendojmë, apo bindjet që kemi. Por pranimi i një realiteti ndryshe nga ne, thellë krijon një ndjenjë paqe, duke ndërtuar mjedis për marrëdhënie dhe komunikim të shëndetshëm.”

Në shtëpi, punë, gjendemi shpesh  në diskutime apo situata të cilat bëhen të nxehta. Para se të shkojmë tek pika finale e bisedës duke e mbyllur me dakortësim të mendimit ndryshe, ne mund të sjellim ndërtim ose shkatërrim me ato që themi. Më poshtë do të listoj disa këshilla praktike të cilat nëse aplikohen mund ta çojnë bisedën në drejtimin e duhur, pa kaluar në emocionalitete të panevojshme as për ju e, aq më pak për bisedën.

-Mundohuni të gjeni qoftë edhe një pikë të bisedës mbi të cilën bini dakort. Kjo do t’ju afrojë me bashkëbuseduesin duke ulur tonet.

-Drejtoni bisedën me kuptueshmëri dhe jo me gjykim. Dëgjoni në mënyrë aktive dhe mendoni para se të flisni

-Jini në të tashmen – mos lejoni që në bisedën tuaj të vijnë ngjarje që kanë ndodhur në të kaluarën.

-Mundohuni ta shikoni çështjen përmes syzeve të bashkëbiseduesit, Për këtë bëni pyetje të cilat mund të sjellin informacion të nevojshëm për të kuptuar këndvështrimin e palës tjetër.

-Në vend të fjalës “por” mundohuni të thoni “në të njëjtën kohë”. Nëse e para ka natyrë gomëfshirëse, hedh poshtë çdo gjë që bashkëfolësi tha deri tani, shprehja tjetër validon atë që thuhet duke shtuar këndvështrimin tuaj.

-Mos bëni gabimin e rëndë të shprehni mendimin tuaj me “Nuk bie dakort”, por në vend të saj thoni”. E kuptoj se çdo të thuash, përpos saj unë mendoj…”.

-Barrierat në komunikim janë të shumta, por ato psikologjike janë nga më dinamiket, duke e bërë të vështirë të superohen. Psikologia Radhika Kapur, në librin e saj “Barrierat e Një Komunikimi Efektiv”, thotë që barrierat psikologjike si perceptimi, këndvështrimi, opinionet apo qëndrimet duhen marrë në konsideratë për një komunikim të efektiv.

-Ne sjellim në bashkëbisedim qëndrimin apo bindjen tonë për një çështje të caktuar, ndaj nëse ndodh që hendeku mes nesh dhe bashkëbiseduesit thellohet më shumë me çdo fjali që themi, kujtoni ta mbyllni komunikimin me shprehjen, biem dakort që të dy mendojmë ndryshe, duke krijuar një urë ku të dy mund të kaloni në diskutimin e rradhës.

*autorja eshte psikologe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Gazetaria si bilanc lufte
Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Besnik Aliaj: Shembja e Piramides nuk ndihmon ne memorien historike!
Arkitektura propagandistike dhe evolucioni i saj në Tiranë -Arkitektura si një “libër i hapur”
Miratohet hapja e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit
Relacioni i Vincenc Zmajević i vitit 1702/03 dhe rëndësia e tij për shqiptarët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}