Ka humbur betejëm me COVID aktori i mirënjohur i humorit, Luran Ahmeti. Aktori nga Shkupi është ndarë nga jeta në moshën 46 vjeçare, dhe lajmi ka kaluar kufinjtë gjeografike përmes rrjeteve sociale, ku kolegë e miq nga Shqipëria, Kosova e Evropa kanë shprehur ngushëllimet dhe lartësuar Ahmetin si aktor e njeri. Në Shqipëri përveç komunitetit teatror, të cilët kanë reaguar përmes fjalës së tyre në rrjetet sociale, aktori ka qenë pak i njohur, por më shumë popullor ka qenë në Kosovë, pasi ka luajtur edhe në disa prej serive të serialit “O sa mirë”. Ai ishte aktor i Teatrit Shqiptar në Shkup, ndërkohë që ka luajtur edhe në filmin e njohur “Taken”, përkrah aktorit të njohur hollivudian Liam Neeson.

Lajmi zyrtar është bërë i ditur nga ministria e kulturës së Kosovës, e cila në një letër ngushëllimi familjes dhe gjithë atyre që e njohen shkruan: E nderuar familja Ahmeti, i tronditur dhe me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj, aktorit tonë të madh shqiptar, Luran Ahmeti. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, miqtë dhe kolegët e Luranit dhe lë një zbrazëti të madhe në artin dhe kulturën tonë shqiptare.

Luran Ahmeti

Skenës artistike teatrale e kinematografike do t’i mungojë talenti dhe profesionalizmi I Luranit, I cili me dashurinë, përkushtimin dhe angazhimin e tij për lojën skenike, arriti të depërtojë edhe në skenën ndërkombëtare. Lurani nuk përfaqësoi vetëm veten e tij, por prezantoi edhe vlerat e artit shqiptar brenda hapësirave kombëtare dhe jashtë tyre. I lehtë qoftë dheu.  

Edhe politikani Ramush Harajdinaj ka shkruar: “I trishtë lajmi për shkuarjen e hershme të aktorit Luran Ahmeti. Ai la pas një bagazh të madh të cilin do e ruajmë me respektin më të madh!

Ngushëllime për familjen dhe gjithë komunitetin e artistëve!”

Në Shqipëri, koreografi Gjergj Prevazi shkruan: “E pabesueshme, Luran Ahmeti para pak orësh është larguar prej nesh🥲 Nuk po gjej fjalë të shpreh dhimbjen. Pse mor mik i dashur nuk munde t’ja dalësh?! Pse u dorëzove kaq shpejt?! Ti ishe i fortë, trim, i zgjuar, i vendosur….. Ishe mbi të gjitha njeri me zemër të madhe.Në intervistën e tij të parë në Shqipëri të relizuar në vitin 2018, Ahmeti kishte treguar se si nisi karriera e tij dhe lidhja me projektet hollyëoodiane.

I pyetur se si u gjend Ahmeti në një film si Taken ku shqiptarët e ballkanasit nuk ishin në kushte favorizuese, aktori ka rrëfyer “Unë kam pasur disa oferta nga filma ku më është ofruar roli negativ e unë nuk e kam pranuar dhe më pas ato filma janë bërë shumë të suksesshëm. E vërteta është se mua kjo më hante nga brenda, pse nuk u bëra pjesë e budallallëkut tim”.

“Të gjithë ne kemi momentet tona kur bëhemi pishman. Sidomos kur shohim persona të tjerë që bëjnë hapa më të mëdha dhe bëjnë kompromise të ndryshme”, kishte rrëfyer Ahmeti.

“Dhe kemi dobësitë tona ku themi, do ta bëj këtë kompromis. Industria amerikane dhe hollyëoodiane është e madhe, ne nuk mundemi apo t’i kundërvihemi. Tekkenin unë doja ta kisha një përvojë… prandaj dhe e pranova”, ka përfunduar aktori i famshëm shqiptar.

Intervistë

Luran Ahmeti: Gazetarët katër vjet studiojnë kot, duhet t’u vijë turp nga vetja

Aktori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti në emisionin Oxygen është përgjigjur në disa pyetje, ku flet për Bekim Fehmiun, Faruk Begollin. Ka treguar kë zgjedh teatrin apo filmin, dhe se më me dëshirë merr pjesë në një shfaqje humanitare apo dhuron diçka të gatshme atyre që kanë nevojë, kë e zgjedh mes Talat Xhaferit dhe Kadri Veselit, a vonohet me qëllim në takime si dhe shumë përgjigje të tjera.

Luran Ahmeti një kritikë të madhe ka adresuar drejt portaleve shqiptare. Të njëjtat i sheh si mjet propagandues të shërbimeve të huaja, duke shpërndarë antivlera.

Filmi apo teatri?

Ahmeti: Unë e dua më shumë filmin, por teatri e ka magjinë e vet, pa teatër filmi nuk bëhet. Pak më shumë e dua filmin.

Rolet negative apo pozitive?

Ahmeti: Nga këndi i shikuesit besoj janë ato pozitive, por sipas këndit tim nuk guxoj t’i them sepse prindërit më hidhërohen, se unë në film i preferoj rolet negative ndërsa në teatër jo.

Prishtina apo Shkupi?

Ahmeti: Shkupi është vendlindja ime dhe më këmbëngulje nuk heki dorë nga Shkupi asnjëherë. Por si qendër me zhvillim kulturor, kohëve të fundit Prishtina.

Faruk Begolli apo Bekim Fehmiu?

Ahmeti: Bekim Fehmiu. Edhe Faruk Begolli ka qenë aktor i pakontestueshëm, ka krijuar shumë gjenerata, e ka krijuar Akdeminë, profesor, dhe kush jam unë me e gjyku e as nuk po e gjykoj, mirëpo sipas shijes time, Bekim Fehmiu është aktor i përmasave të mëdha botërore.

Gjuha turke apo sllave?

Ahmeti: Për fat të keq të të dyjave kemi të inkorporuara në gjuhën tonë, që quhen barbarizma. Gjuha shqipe pa këto barbarizma.

Dieta apo pasuli?

Ahmeti: Dietën sië shihet nuk e kam fortë në qejf, ndërsa shijen e pasulit nuk e di, asnjëherë në jetë nuk kam ngrënë. Kurrë në jetë nuk ja di shijen, me ligj e kisha ndalu hahahahha

A vonohesh me qëllim në takime apo me u ba interesant?

Ahmeti: Jo, vonohem pa qëllim edhe më vjen shumë turp që vonohem.

Familja apo aktrimi?

Ahmeti: Familja, para gjithçkaje.

Produksionet turke apo ato të Kosovës?

Ahmeti: Për cilësi produksionet turke kanë më shumë sepse kanë buxhet 50 fish më të madh, për nostalgji dhe gjuhën që përdoret i dua këto të Kosovës sepse flitet shqip.

Rol i vogël që paguhet shumë apo rol i madh pa pagesë?

Ahmeti: Rol i mirë që paguhet shumë. Ndonjëherë kam qejf njërën ndonjëherë tjetrën, ai rol që është më mirë i shkruar dhe më përshtatet atë kam qejf. Ishalla qëllim me u pagu shumë.

Shfaqje humanitar apo të dhurosh diçka të gatshme?

Ahmeti: I kisha bërë të dyja, pa problem.

BDI apo Aleanca për shqiptarët?

Ahmeti: Aleanca për shqiptarët. Jam pjesë e Aleancës. Jam hy sepse për herë të parë pas shumë vitesh, Zijadin Sela së paku nga ato që i deklaron ëhstë më i përafërti me ideologjinë time, në atë që unë besoj, Jam mërzit me qenë vetëm njëri nga ata që rrin në kafe e shanë dhe besoj që së paku duhet me tentu me ndryshu diçka për të mirë.

Talat Xhaferi apo Kadri Veseli?

Ahmeti: Ta them të vërtetën Kadri Veseli, sepse është kryetar i shtetit të Kosovës.

Gazetaria në Kosovë apo në Maqedoni?

Ahmeti: Edhe atje është hiq kërka, bllok delete. Gazetaria jonë, ka studentë të gazetarisë, shkojnë me punu në portal dhe punën e parë e ka: Nusja e filanes veshi dimija. Katër vjet me kry shkollë për këtë punë, duhet pak njeri me u ndal me mendu edhe me thanë: Po më vjen marre prej vetes. Gazetaria te ne, me pas qenë e mirëfilltë nuk kishim qenë në këtë gjendje. Gazetarinë për fat të keq e kemi kërka, e kanë mbytur rrjetet sociale.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

30 vjet diplomaci/ Pas historisë, Shqipëri – Izrael, një festival kulturor për miqësinë
Ndahet nga jeta Mjeshtri i humorit shkodran dhe atij shqiptar Paulin Preka
15-17 shtator, edicioni i 7-të/ Festivali Ndërkombëtar i poezisë në Rahovec, pret 20 poetë nga bota, Ledia Dushi e ftuar nga Shqipëria
Piro Mani është teatri dhe teatri është Piro Mani
Shembet monumenti i kategorisë së parë/ Godina historike, Kafja e Madhe në Shkodër – rrafshohet
Restaurimi i “Mësonjëtores së Parë Shqipe”, specialistët: U përdhos historia, boll me lojra 3D
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>