VISAR ZHITI

Ka një shplodhje ndryshe, me pak mister, të shkosh një pasdite në një shtëpi të heshtur, ku nuk të pret askush, që është dhe e mbyllur, pa njerëz brenda. Heshtje e thellë dhe dëgjon hapat e tu si të një tjetri. Po ç’kërkon? Rastësia të solli? Dhe zbulon se je nisur herët, nga kohë të tjera e vend tjetër i largët për të mbërritur këtu, sa për një çast, që është sa një pêrjetësi. – Je në shtëpinë e Heminguejit, – i them vetes, – të fëminisë së tij, ku ai nuk u kthye më. Siç duket, askush nuk kthehet dot te fëminia e vet. Aq më tepër ai që ishte aq i zënë dhe i ngarkuar, shkoi në Europë, në dy luftrat botërore, në luftën civile të Spanjes, në gjuetinë e luanëve në Afrikë, etj, etj. U plagos, ra nga avioni, u ngjall prapë, nxitonte të dashuronte, mbi të gjitha ai shkruante dhe s’kishte kohë as të vdiste, prandaj dhe vrau veten…Unë prapë dyshoja se brenda shtëpisë duhej të ishte ndokush, që s’e hapte derën, që s’duronte llafet e botës, gazetat, televizorin, gëzimet e shterpëta, dëshpërimet e kota, atë ego kryeneçe dhe fyerjet aspak artistike. Oligarkinë e dhunës.

Tjetër?…Brenda në shtëpi duhej të ishte ndokush, i padukshëm. Pas xhamit të dritares m’u bë se dallova një shpirt. Prandaj shkëlqente si nga drita e fundit e diellit. Si kishte ardhur on-line, me ç’zoom?…Dhe e kuptova, shtëpitë kanë shpirt, ndryshe nga të njerëzve prej dhe nga e marrin një pjesë, pa atë lëndën e mishtë të realitetit që i bën dhe të pa mëshirshëm. Sa mirë që e gjeta mbyllur kësaj here këtë shtëpi. Dhe s’kish pse e sulmoja siç bënë me Kapitolin. Heminguejin e pashë siç desha, si shpirt, më të bukur se i shumë e shumë të gjallëve. Nuk e kam fjalën për fjalët e tyre e të miat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Reportazh/Abruzzo që të kujton Shqipërinë – natyra, relievi, ngjyrat….
Tirana me klub tenisi, ballo dhe tiranasit me furçë dhëmbësh
Kur një femër vishte historinë
Një Itali e dytë me emrin Lukania!
Matanë Gjallicës, kah “Guri i Mëngjesit”
Shënime udhëtimi/ Të frymosh mes maleve dhe reve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}