Siç kishte paralajmëruar paraja.net, Vodafone Albania ka hequr nga tregu paketat mujore me parapagesë, pasi në muajin maj pati hedhur në treg paketat e reja. Me një njoftim të shkurtër, Vodafone njofton se duke filluar nga data 23 korrik paketat 30 ditore Vodafone Combo, Vodafone Z, Vodafone Silver, Vodafone Gold, YouMix S, YouMix M dhe YouMix L nuk do të ofrohen më. Ato janë zëvendësuar me pesë paketat që Vodafone pati lançuar më 25 maj.

Kur lançoi këto paketa, Vodafone njoftoi përdoruesit se ato nuk do të zëvendësonin  paketat ekzistuese, por do të ishin alternativa shtesë. Në fakt, gënjeshtra ka zgjatur vetëm një muaj. Ashtu siç patëm paralajmëruar në maj, hedhja në treg e paketave të reja ishte prelud i tërheqjes së paketave ekzistuese.

https://arteka.al/vodafone-forcon-poziten-dominuese-dhe-hedh-ne-treg-paketa-te-reja-strategji-per-rritje-cmimesh/

Paketat e reja parashikojnë rritje të çmimeve, përmes uljes së njësive të komunikimit brenda tyre. Veçanërisht, Vodafone do të nisë racionimin e internetit 4G, duke ulur ndjeshëm sasinë e tij brenda paketave dhe duke e kompensuar me internet me shpejtësi të kufizuar. Me paketat e reja, një komunikim optimal do të mund të realizohet vetëm kundrejt një pagese mujore prej 1500 lekësh, ndërsa paketat më të vogla do të jenë shumë të kufizuara, sidomos tek interneti.

Skema e Vodafone Albania, me sa duket, ka synuar të anashkalojë vendimin e Autoritetit të Konkurrencës, që në shkurt të këtij viti ngriti dyshim se operatorët celularë ishin përfshirë në një marrëveshje të ndaluar dhe i urdhëroi të pezullonin menjëherë paketat e reja 30 ditore që hodhën në treg në fillim të vitit.

Ndërsa Telekom Albania dhe Albtelecom deri tani nuk kanë bërë ndryshime në paketat mujore për përdoruesit me parapagesë, Vodafone ka ndjekur marifetin e përgatitjes së paketave të ndryshme nga ato që pezulloi Autoriteti i Konkurrencës, për të zëvendësuar pa shumë bujë paketat ekzistuese.

Deri tani, Autoriteti i Konkurrencës nuk është prononcuar rreth lëvizjes së Vodafone, megjithëse besohet se ky institucion është njoftuar për ndryshimet e paketave, siç kishte ndodhur edhe në muajin janar të këtij viti.

Në pamje të parë, lançimi i paketave të reja nuk duket të jetë në shkelje të masave të përkohshme të marra në shkurt të këtij viti nga Autoritetit të Konkurrencës. Vendimi i urdhëronte kompanitë të tërhiqnin paketat 30 ditore të lançuara në periudhën janar-shkurt, por nuk përmbante parashikime eksplicite për mundësinë e hedhjes në treg të paketave të tjera, të ndryshme nga ato që u ndaluan. Sidoqoftë, duke qenë se tregu i telefonisë celulare ndodhet në fazë hetimi, lëvizja e Vodafone minimalisht kërkon një interpretim nga Autoriteti i Konkurrencës.

https://arteka.al/autoriteti-i-konkurrences-urdheron-operatoret-celulare-te-pezullojne-rritjen-e-cmimeve-te-paketave/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Gazetaria si bilanc lufte
Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Besnik Aliaj: Shembja e Piramides nuk ndihmon ne memorien historike!
Arkitektura propagandistike dhe evolucioni i saj në Tiranë -Arkitektura si një “libër i hapur”
Miratohet hapja e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit
Relacioni i Vincenc Zmajević i vitit 1702/03 dhe rëndësia e tij për shqiptarët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}