nga Ledi Shamku Shkreli

Nuk ka datë e përvjetor që t’mos e mendoj madhështinë e Tij e madhështinë e gjindjes sime me Të në krah e në shpirt. Thotë Macchiavelli se një popull nuk mund të nxjerrë Prijësa më të mëdhenj nga ç’është ai vetë, e atëhere mendoj sa i madh paskësh qenë populli im që lindi Drangonin e Arbnit. Skënderbeu i vërtetë nuk është tjetër pos asaj miksture që ka mbetur gjallë në imagjinatën e njerëzve, në shkrimet e humanistëve të Rilindjes Europiane, në legjendat e maleve dhe kullat e Macukullit, në shkrimet kritike bashkëkohore e në ëndrrat e fëmijëve tanë; është njeriu që e futi vrullshën popullin shqiptar në historinë e popujve modernë; është ati ynë i përbashkët tokësor. Dua sot t’i ve te rrasa një sonet për buqetë. Sonet që u shkrua nga Gabriele Faerno në fillim të vitete ‘500, në jehun ende të nxehtë e bëmave të tij. Quhet “Sul sepolcro di Scanderbeg”. Po e sjell këtu në origjinal (italishten e kohës) e më pas në shqip, në Koinenë Gegë, përkthyer nga unë.Paç kujtimin sa amshimin e ne paçim mend me e pasë kujtimin tënd si shëlbimin tonë, o Gjergji i Madh! Na i fal fajet tona, të vjetrat e të rejat e na jep zemër nga zemra jote! Mos na lësho se mandej erret krejt…

“Sul sepolcro di Scanderbeg”

Dentro il sepolcro tuo Giorgio, si chiuse

La ruina de’ Turchi, e la difesa

D’Epiro; e l’ossa tua senza contesa,

In molti luoghi fur sparse e diffuse.

Le membra, che dovean riposar rinchiuse

E non sentir più del nemico offesa;

Tal del tuo nome fu la gloria accesa,

Che in mille fur rotte e confuse.

Perche lasciando il mondo con la vita

Il corpo tuo, fu dai nemici tuoi

Divino, come per pigliar valore.

E la virtu, che a dar sepolcro invita

Agli altri, a te la tolse; ed ella poi

Coi medesimi ti dié fama ed onore.

***

“Mbi vorrin e Skanderbegut”

N’vorr tand o Gjergj, u shqymb e ra

Rrenim’ i Turqve, i Epirit rojë

Eshtënat tua mbetun pa mprojë

Viseve u shperndanë gjithkaa

Skurrjala që n’dhè duhej me prâ

E prej anmiqsh mos t’kish cenojë;

Aq emni yt lavdinë naltoi,

Sa n’mija grima u thy e u nda.

Se kur ti botën e t’gjallëve le,

Hyjnor at korp hasmi e kujtoi,

Që mund t’i yshtte vloj’ e guxim.

E fama, që tjerëvet mauzolé

Grish me ju ngrehë, ty ta mohoi;

Dhe po prej tyne bujë t’dha e nderim.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>