nga Andi Rrembeci

Kodikët e Beratit nr. 74 & 68 janë dy dorëshkrime filozofike në greqisht të shek. XVIII, në të shkuarën pronë “e Joasafit [mitropolitit] të Belegradit (Beratit)”, sot pjesë përbërëse e koleksionit të kodikëve filozofikë të Arkivit Qendror Shtetëror.

Nëpër fletët e kodikëve shpërfaqen emrat e rreth 35 filozofëve dhe dijetarëve, si Ksenofani, Parmenidi, Plutarku, Theofrasti, Ptolemeu, Herakliti, Sokrati, Demokriti, Epikuri, Aristoteli, Platoni, Pithagora, Hipokrati etj., por edhe të filozofëve më të rinj, ku kryeson Dekarti.

Vetëm përmendja e emrave të tyre mjafton për të dëshmuar jo vetëm euridicionin e Teodor Anastas Kavaliotit dhe dy autorëve të tjerë të teksteve, por edhe nivelin e lartë të studimeve në Akademinë e Re të Voskopojës, pjesë e programit mësimore së të cilës këto vepra ishin.

Për të mësuar më shumë rreth përmbajtjes së kodikëve filozofikë të AQSh-së:
https://www.academia.edu/44533774/Three_manuscripts_in_Greek_from_the_18th_century_residing_in_the_AQSH_Central_State_Archive_in_Tirana_as_indicators_of_European_Enlightenment_in_the_ottoman_East

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>