Bankers Petroleum dhe Allum Enteprises kanë arritur më në fund marrëveshjen e furnizimit me naftë bruto të rafinerisë së Ballshit. Furnizimi me naftë do të nisë në muajin gusht, duke mundësuar rifillimin e punës në rafineri pas pothuajse një viti.

Vjeshtën e vitit të kaluar, rafineria e Ballshit ndërpreu punën pas kolapsit financiar të shfrytëzuesit të radhës, Tosk Energji. Qysh atëherë, rreth 800 punonjës të kompanisë ngelën pa punë dhe pa të ardhura.

Bllokimi i radhës po merr zgjidhje pasi kompania që e ka në pronësi rafinerinë, Allum Enteprises, vendosi ta operojë vetë atë, në kushtet kur Tosk Energji nuk ishte më në gjendje të ringrihej dhe të mundësonte rifillimin e punës.

Ndërkohë, industria e nxjerrjes së naftës në vend ka rifilluar punën dhe prodhimi po i kthehet niveleve të parakrizës. Kompania më e madhe e prodhimit të naftës bruto, Bankers Petroleum, njofton se ka rifilluar punën në 95% të puseve nxjerrëse të fushën e Patos-Marinzës.

Sipas të dhënave të kompanisë, prodhimi mesatar ditor është aktualisht rreth 2050 tonë, duke iu afruar gradualisht niveleve të prodhimit përpara fillimit të pandemisë.

Kompania bën të ditur se për muajin qershor pret të arrijë një nivel prodhimi prej rreth 60 mijë tonësh. Pezullimi i punës së industrisë nxjerrëse ka dhënë një efekt të fortë edhe ecurinë e eksporteve të vendit, ku nafta bruto është një nga produktet me peshën më të lartë. Për pesëmujorin e këtij viti, eksportet e grupit “minerale, lëndë djegëse, energji”, pësuan një rënie me 22% krahasuar me një vit më parë.

Bankers bën të ditur se për qershorin pret të eksportojë rreth 40 mijë tonë naftë, ndërsa gradualisht do të rrisë edhe furnizimin për rafineritë vendase.

Për muajin maj, Bankers ka shitur rreth 9 mijë tonë naftë për Rafinerinë e Fierit, ndërsa për qershorin furnizimi pritet të jetë rreth 10 mijë tonë.

Ndërkohë, kompania bën të ditur se për muajin korrik pritet që prodhimi të rritet në 63 mijë tonë dhe, sipas saj, synimi është rritja e furnizimit për rafineritë vendase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Besnik Aliaj: Shembja e Piramides nuk ndihmon ne memorien historike!
Arkitektura propagandistike dhe evolucioni i saj në Tiranë -Arkitektura si një “libër i hapur”
Miratohet hapja e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit
Relacioni i Vincenc Zmajević i vitit 1702/03 dhe rëndësia e tij për shqiptarët
Debati mbi oksidentin/Si dështoi në ‘34 projekti i Mbretit Zog për kabinetin e “të rinjve”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}