Viti 2019 ishte negativ për sektorin e blegtorisë. Sipas të dhënave të Instat, vitin e kaluar u regjistura një rënie e numrit të krerëve dhe e prodhimit për shumicën e produkteve të blegtorisë.

Produkti kryesor i këtij sektori, qumështi pësoi një rënie të prodhimit me gati 3% për vitin e kaluar dhe sasia vjetore e prodhuar zbriti në 1.11 milionë tonë. Kjo rënie i detyrohet sidomos pakësimit drastik të numrit të gjedhëve.

Sipas Instat, numri i përgjthshëm i gjedhëve ra në 416 mijë krerë, 11% më pak krahasuar me vitin 2018. Kjo ka një ndikim përcaktues në prodhimit e qumështit në vend, duke qenë se lopët janë mbi 85% të prodhimit.

Por, nga ana tjetër, edhe numri i bagëtive të imta pësoi rënie, me rreth 6%, si për delet, ashtu edhe për dhitë. Përveçse te qumështi, rënia e numrit të krerëve u pasqurua edhe në prodhimin e mishit në vend, që u tkurr me 3% krahasuar me një vit më parë.

Rënie të lehtë për vitin e kaluar pësoi madje edhe numri i derrave dhe i shpendëve, çka tregon një tendencë të përgjithshme rënëse të blegtorisë në vend.

Kjo tendencë negative e blegtorisë prek në mënyrë direkte industrinë e përpunimit të qumështit, që është një ndër segmentet më të zhvilluara të agropërpunimit në vend.

Vitin e kaluar, qeveria shqiptare uli masën e subvencionimit të TVSH-së për fermerët nga 20% në 6%, duke ndikuar direkt çmimin me të cilin prodhimi i tyre blihej nga fabrikat përpunuese. Kjo masë mund të ketë dhënë një ndikim negative në ecurinë e përgjithshme të blegtorisë në vend.

Një faktor tjetër që po ndikon negativisht blegtorinë, ashtu si gjithë ekonominë shqiptare, mund të jetë ai demografik. Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë së vendit, por edhe vazhdimi i zhvendosjes së të rinjve nga zonat rurale drejt atyre urbane, po e gërryen forcën e punës në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Reportazh/Abruzzo që të kujton Shqipërinë – natyra, relievi, ngjyrat….
BBC: Bimët në malet shqiptare që na mbajnë të rinj. Ç’fshihet pas reklamave të kremrave mrekullibërës
Produktet “Made in Albania” nga të gjitha rajonet e Shqipërisë
Fruti magjik që rritet në Shqipëri e që po kërkohet nga e gjithë bota
Driada Dervishi: Gogoli dhe një komedi e djallëzuar për skenën shqiptare
Çështja shqiptare: Letra e Garibaldit për Dora d’Istrian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}