Shkrimtarja amerikane duke folur, para disa muajve, për romanin e saj të ri, në lidhje me Filadelfian gjatë shpërthimit të gripit spanjoll, sjell paralele historike të sëmundjes, me pandeminë e sotme Covid-19, çfarë është harruar nga viti 1918 – “kurrë nuk e imagjinoja se një pendemi e re do vinte nga e njëjta rrugë …”

nga Ellen Marie Wiseman

Kur vizitoj nipërit dhe mbesat e mia, lëkundem nëpër dritare, por nuk futem brenda. Më thyhet zemra kur s’kam mundësi t’i përqafoj dhe t’i puth – por të paktën mund të flasim në face time më vonë. Gjatë pandemisë së gripit spanjoll të vitit 1918, askush nuk mund të fliste në këtë mënyrë. Si një romanciere që koheet e fundit ka kaluar dy vite duke studiuar përditshmërinë e jetës së njerëzve gjatë pandemisë së vitit 1918, do ishte e pamundur për të mos krahasuar këtë krizë me të sotmen. Para se të filloja hulumtimin tim, dija shumë pak për gripin spanjoll, derisa një lexues më tregoi për infermieret që vizituan të sëmurët në atë kohë, shumë prej të cilave gjetën familje të tëra të vdekur, ose prindër të vdekur dhe fëmijë që vuanin nga uria. Unë u trondita kur mësova se gripi spanjoll infektoi afërsisht një të tretën e popullsisë së planetit, dhe vrau rreth 50 milion njerëz gjatë dy viteve, veçanërisht me valën mizore gjatë vjeshtës së vitit 1918. Disa vlerësime thonë se virusi vrau dy herë më shumë në këtë periudhë.

Vdekja ishte e shpejtë, e egër dhe e tmerrshme. Virusi i mbyti viktimat me lëngjet e trupit të tyre. Viktimat do të ishin mirë për një minutë dhe do të ishin të paaftë dhe zhgënjyes ditën tjetër, me ethe që rriteshin në 104 deri në 106 gradë. Të varfërit e pësuan më keq, me humbje më të mëdha të jetës që ndodhën në lagjet dhe banesat e qyteteve të mëdha. Por gjithashtu u infektua dhe Walt Disney. Kur gripi goditi më 1918, disa gazeta raportuan se gripi nuk paraqiste rrezik, sepse ishte aq i vjetër sa historia e saj, një lloj që zakonisht shoqërohej nga ajri dhe, plagët e insekteve. Këshillat për qytetarët për parandalimin e sëmundjes përfshinte mbajtjen e këmbëve të thata, të qëndruarit ngrohtë, ngrënien e më shumë qepëve, dhe mbajtjen e dritarëve hapur.

Fonografët u reklamuan si makina që garantonin largimin e gripit, sepse duke kaluar e duke dëgjuar regjistrime, kurrë nuk do e dinin se duhet të qëndronin në shtëpi natën.

Edhe më kurioz ishin përdorimi i disa mjeteve shëruese si: hudhrat dhe topa kamfuri të mbështjella me lesh të lidhur rreth qafës; kube sheqeri të ngjyera me vajgur; morfinë dhe klorur gëlqereje. Uiski dhe shurupi qetësues – që përmbante, morfinë, alkool, amoniak, – madje iu dhanë bebeve dhe fëmijëve. Shoqata Mjekësore Amerikane e quajti shurupin një “vrasës” në 1911, por nuk u hoq nga tregu deri në vitet ’30.

Lufta e Parë Botërore ende vazhdonte, dhe kufizimet në komunikim gjatë kohës së luftës pati efekte vdekjeprurëse. Kishte kufizime në të shkruarit apo publikimin e çdo gjëje negative për vendin, dhe posterat i kërkonin publikut të “raportojë çdo njeri që shpërndante histori pesimiste”. Në Filadelfia, doktorët bindnin reporterët të shkruanin për rrezikun që i paraqitet publikut nga parada e Lirisë më 28 shtator, e cila do të mblidhte mijëra njerëz, që mund të ishin potencial për përhapjen e gripit. Redaktorët refuzonin publikimin e historive ose letrat e mjekëve. Më shumë se 20 mijë filadelfias vdiqën më vonë nga gripi.

Në disa qytete, nuk kaloi shumë kohë që spitalet dhe morget të mbingarkoheshin. Me dhjetra trupa të mbledhur, ku shumë prej tyre u lanë me ditë në rrugë. Spitalet ishin detyruar të largonin një numër të madh të të sëmurëve dhe, karrocat lëviznin nëpër rrugë e rrugica duke bërë thirrje njerëzve për të nxjerrë të vdekurit e tyre. Nga vërshimi i kufomave u improvizuan morgje.

Të afërmit u bindën të hiqnin dorë nga të dashurit e tyre me premtime se trupat e tyre, më vonë, do të merreshin dhe rivarroseshin, por shumica nuk u gjetën kurrë. Shtëpitë e famullive dhe kazermat ishin kthyer në infermieri të improvizuara, dhe me mugesë të stafit mjekësor për shkak të luftës, vullnetarët u thirrën nga organizatat fetare dhe qytetare, si dhe shkollat mjekësore dhe infermieritë. Çdo masë parandaluese e përdorur atëherë, po përdoret dhe në ditët e sotme gjithashtu. Në atë që ne e quajmë distancim social, njerëzve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin grumbullimet.

Reklamat sensibilizojnë: “Kur detyroheni të kolliteni ose teshtini gjithmonë vendosni një shami, pecete letre ose çfarëdo lloj pëlhure përpara fytyrës”, ose “Mbuloni gojën! Gripi përhapet me spërka nga hunda dhe goja” dhe, “Mos pështy, e barabartë me vdekjen”.

Disa shtete udhëzojnë që të gjithë qytetarët të përdorin maska dhe garzë në publik. Shenjat lexojnë: “Bindjuni ligjeve dhe mbani maskë”. Shkollat, kishat, teatrot, kinematë dhe të gjitha vendet e grumbullimit, madje dhe fabrikat u urdhëruan të mbyllen. Funeralet nuk lejoheshin.

Fillimisht njerëzit u ankuan për prishjen e jetës së tyre, dhe gazetat pasqyronin të zemëruar për anullimet e ngjarjeve sportive. Por, ndërsa numri i të vdekurve u rrit, frika dhe dëshpërimi pushtoi njerëzit, sa kishin frikë të flisnin edhe me njëri tjetrin. Disa madje kishin uri për vdekje sepse askush nuk u tregua i gatshëm t’u sillte ushqime.

Kishte disa që shpërfillën, refuzuan paralajmërimet në atë kohë – shpërthimi i epidemisë në Filadelfia ndodhi pasi, afërsisht 200 mijë njerëz morën pjesë në paradën e shtatorit, – por amerikanët në vitin 1918 ishin mësuar tashmë me sakrificën e kohës së luftës, duke hyrë në “të dielat pa gaz”, “Të hënat pa mish”, dhe “Të mërkurën më pak grurë”.

Gratë ishin mësuar të bënin kujdes në gjërat kryesore, duke punuar me aq sa kishin “në dorë”, për të përgatitur ushqim. Njerëzit u përpoqën të hanin bukë të bërë nga misri, tërshëra dhe elbi, duke kursyer grurin për ushtarët. Ata përdornin më shumë akullin për të kursyer amoniakun që përdorej për të bërë granatat e dorës.

Sot ka shumë zera, grupe protestuesish që nuk dëshirojnë të heqin dorë nga liria e tyre e “fituar më vështirësi” për të mirën më të madhe. Më vjen pyetja se çfarë do të thonë historianët dhe tregimtarët e ardhshëm për ne, kur të shikojnë në këtë kohë të COVID-19. A do të admirojnë gatishmërinë tonë për t’u ngritur në këtë rast, apo jo? A do të kuptojnë se kemi mësuar nga e kaluara apo, që, ishim të destinuar ta përsërisim atë? Ndoshta, nëse e kujtuam vitin 1918 – vitin e “pandemisë së harruar”, shumë nga ne, sot, do ta zbrapsnim COVID-19 më shpejt, se të jetë vonë. (Vanity Fair, 24 prill 2020). Përgatiti në shqip: V.Murati

*Ellen Marie Wiseman është një nga autorët më të shitura ndërkombëtarisht, e fictionit historik, e përkthyer në 70 gjuhë. Romani i saj, i ri, The Orphan Collector, nxitet nga ngjarjet në Filadelfia gjatë pandemisë së gripit të vitit 1918. Romani i lajmeruar qysh ne prill te ketij viti, u botua nga Kensington Books, ne gusht 2020.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Homazh/ atDheu i Podrimjes, ku është pas lufte?
Modernizmi dhe realizmi socialist ose, kontruktivizmi dhe neo- klasicizmi
Për një Njeri si Urani
Petrit Ruka: Po sikur poetët e mirë të jepnin ca orë letërsie, mundësisht në çdo shkollë të këtij vendi…
Aventurë mbi librat e Lorkës
Botohet libri i rrallë 1847-es/ I pari historian i letërsisë shqipe, por arbëreshi është lënë në harresë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>